Sistemi kardio-vaskular (Sistemi i qarkullimit të gjakut)
Sistemi i qarkullimit të gjakut përfshin zemrën dhe enët e gjakut. Ai bën të mundur pompimin e gjakut dhe transportin e tij dhe të lëndëve ushqyese për në indet trupore. Gjithashtu, ai bën nxjerrjen e lëndëve të panevojshme nga organizmi, mbron organizmin nga infeksionet dhe bën shpërndarjen e nxehtësisë trupore.