logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Insuficienca kardiake: shkaqe të ndryshme mund të çojnë në dështimin e zemrës.
Insuficienca kardiake: shkaqe të ndryshme mund të çojnë në dështimin e zemrës.

Insufiçienca kardiake është një ndërlikim i shpeshtë i shumë sëmundjeve të zemrës. Bëhet fjalë për një çrregullim të funksionit të muskulit të zemrës (miokardit), që shkakton një paaftësi të zemrës për të përmbushur funksionin pompë të saj. Indet periferike nuk marrin më sasinë e mjaftueshme të gjakut dhe oksigjenit. Furnizimi me gjak i organeve mund të ulet ndjeshëm, me rrezikun e dekompensimit qarkullues.

Nëse  dobësimi i miokardit është e tillë që sasia e gjakut që hedh zemra nuk është më e mjaftueshme, shfaqen shenjat e bllokimit të qarkullimit të gjakut.

Njihen tre forma të insufiçiencës kardiake:

  1. Insufiçienca kardiake e majtë: ana e majtë e zemrës nuk funksionon mjaftueshëm, gjaku grumbullohet në mushkëri, duke çuar në edemën pulmonare. Përveç kësaj, insufiçienca kardiake mund të shoqërohet nga një furnizim I pamjaftueshëm me gjak I organeve, veçanërisht I trurit, me pasoja: lodhjen, marrjen e mendve dhe pështjellimin.
  2. Insufiçienca kardiake e djathtë: ana e djathtë e zemrës nuk funksionon mjaftueshëm, gjaku grumbullohet në inde, që çon në formimin e edemave në indet periferike (fillimisht në këmbët, më pas në zgavrën e barkut dhe në zona të tjera.
  3. Insufiçienca kardiake e plotë: karakterizohet nga çrregullimi i funksionit të të gjithë muskulit të zemrës.


Shpeshtësia e insufiçiencës kardiake po rritet atë viteve të fundit, për shkak të mënyrës jo të shëndetshme të jetesës.

Shkaqet kryesore të insufiçiencës kardiake janë arterioskleroza (kalcifikimi i arterieve), hipertensioni arterial ose sëmundja e arterieve koronare (e shkaktuar nga arterioskleroza).

Gjithashtu, insufiçienca kardiake mund të shkaktohet edhe nga sëmundje të tjera të muskulit ose valvulave të zemrës, si:

Faktorë të tjerë të rrezikut për insufiçiencën kardiake:

Insuficienca kardiake: simptomat varen nga forma e dështimit të zemrës.
Insuficienca kardiake: simptomat varen nga forma e dështimit të zemrës.

Sipas klasifikimit të Shoqatës së Zemrës së Nju Jorkut (NYHA), insufiçienca kardiake është grupuar në katër stade, në varësi të shkallës së simptomave të pranishme tek pacienti.

Ato janë:

  • Stadi I: pa simptoma klinike, me rezistencë normale ndaj sforcimit
  • Stadi II:simptoma të pranishme vetëm gjatë sforcimeve të mëdha fizike
  • Stadi III: simptoma të pranishme edhe gjatë sforcimeve të lehta fizike
  • Stadi IV: simptoma të pranishme edhe në gjendjen e qetësisë (në pushim)

Simptomat varen nga tipi i insufiçiencës kardiake.

Insufiçienca kardiake e majtë:

  • Në fillim, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit, lodhje
  • Më vonë: vështirësi në frymëmarrje dhe kollë e thatë dhe e vazhdueshme
  • Përshpejtim i ritmit të frymëshkëmbimit
  • Axhitim
  • Në rastet e rënda, gjatë vështirësisë në frymëmarrje mund të shfaqet  shkumë në gojë (likid që vjen nga mushkëritë). Kjo situatë përbën një urgjencë mjekësore. 

 Insufiçienca e majtë është shpesh pasojë e një infarkti të miokardit, një aritmie ose një tensioni arterial jashtëzakonisht të lartë.

Insufiçienca kardiake e djathtë:

Manifestohet kryesisht me grumbullimin e likidit në inde (edemë), veçanërisht në nivelin e këmbëve, që përmirësohet gjatë natës. Një tjetër karakteristikë është thatësia e lëkurës që mbulon edemën. Ndonjëherë ajo është e shoqëruar nga ekzema, që mund të përparojnë në plagë të vërteta. Këto plagë inflamohen shpesh.

Sasia e madhe e lëngjeve të mbajtura në organizëm shkakton urinime të shpeshta gjatë natës (nikturi).

Më vonë, likidi grumbullohet në organet e thella, veçanërisht në mëlçi, organet e barkut, dhe zgavrën e barkut (ascit). Kjo mund të reflektohet me ndjesinë e rëndesës dhe mungesën e oreksit

Simptomat karakteristike të dy tipeve të insufiçiencës kardiake mund të shfaqen në mënyrë të izoluar.

Gjithsesi, ato shfaqen shpesh të kombinuara, duke dhënë tablonë klinike tipike të insufiçiencës kardiake të plotë.
Insufiçienca kardiake e djathtë është shpesh pasojë e sëmundjeve të mushkërive (dytësore).

Insuficienca kardiake: ekografia e zemrës.
Insuficienca kardiake: ekografia e zemrës.

Meqenëse shkaqet e insufiçiencës kardiake janë të shumta, për diagnostikimin e saj dhe përcaktimin e shkakut është e nevojshme që mjeku specialist kardiolog të informohet në mënyrë të detajuar rreth simptomave të pacientit, si dhe të kryhen egzaminime të shumta:

Dështimi i zemrës mund të mjekohet me medikamente.
Dështimi i zemrës mund të mjekohet me medikamente.

Trajtimi i insufiçiencës kardiake është i ndryshëm, në varësi të karakterit kronik ose akut të sëmundjes.

Në formën akute të saj, pacienti duhet të shtrohet menjëherë në spital, me pushim absolut fizik (në pozicion shtrirë). Në rastin e edemave (grumbullimit të likideve në inde), duhet të kufizohet konsumi i lëngjeve dhe i kripës (regjim i varfër në kripë). Gjithashtu, duhet të ndërpritet menjëherë konsumi i duhanit dhe alkoolit

Trajtimi medikamentoz

Në rasti  e insufiçiencës kardiake kronike, rekomandohet trajtimi me medikamente, si: frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinësbeta-bllokuesit dhe diuretikët (shkarkuesit), medikamentet digitalike (rritin forcën tkurrëse dhe debitin kardiak) dhe antikoagulantët (holluesit e gjakut). 

Trajtimi kirurgjikal

Në rastet kur insufiçienca kardiake është pasojë e një aritmie, ndonjëherë është e nevojshme vendosja e një stimuluesi kardiak për ruajtjen e funksionit të zemrës (peismeiker).

Nëse nuk trajtohet, insufiçienca kardiake (akute ose kronike) mund të shkaktojë dekompensim të rëndë të qarkullimit, deri edhe vdekje të pacientit.
 
Në përgjithësi, përparimi i sëmundjes mund të ngadalësohet, por ajo nuk mund të shërohet. Shërimi është i mundur vetëm nëse shkaqet e sëmundjes trajtohen në mënyrë korrekte (si psh. në rastin e inflamacionit të miokardit). Aritmitë janë tepër të rrezikshme, pasi mund të shkaktojnë vdekje të pacientit prej ndalimit të zemrës.
Dieta e shëndetshme dhe ushtrimi i rregullt fizik e parandalojnë dështimin e zemrës.
Dieta e shëndetshme dhe ushtrimi i rregullt fizik e parandalojnë dështimin e zemrës.

Nëse vuani nga insufiçienca kardiake, duhet të ndryshoni mënyrën tuaj të jetesës, që ju lejon ngadalësimin e përparimit të sëmundjes dhe lehtësimin e simptomave. Kjo konsiston në:

  • Regjimin ushqimor të varfër në kripë dhe në yndyrna
  • Aktivitetin fizik të rregullt (sporte të lehta si ecja, noti ose biçikleta), gjithmonë në përputhje me këshillat e mjekut specialist.
  • Reduktimi i mbipeshës trupore, nëpërmjet një regjimi ushqimor të shëndetshëm, të varfër në kripë dhe yndyrna dhe të pasur me perime.
  • Kontrolli i përditshëm i peshës: nëse konstatoni shtim në peshë, duhet të njoftoni mjekun tuaj (rreziku i edemave!)
  • Ndërprerje e menjëhershme e duhanit dhe alkoolit

Përdorimi medikamenteve që kanë rezultuar të efektshëm ndikon në kontrollin e simptomave.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...