logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Dhimbjet gjatë urinimit zakonisht janë shenja të një infeksioni
Dhimbjet gjatë urinimit zakonisht janë shenja të një infeksioni
Dhimbjet gjatë urinimit shoqërohen shpesh nga ndjesia e djegies. Shkaqet më të shpeshta të tyre janë inflamacionet e aparatit urinar dhe gjenital, si psh. të fshikëzës urinare , prostatës ose vaginës.

Dhimbjet ose djegiet gjatë urinimit (me termin mjekësor alguria) shfaqen sipas rastit: në fillim, gjatë ose në fund të urinimit. Shpesh, kjo simptomë shoqërohet edhe me ankesa të tjera, dhe bashkë me to emërtohen çrregullime të urinimit.

Simptomat më të shpeshta që shfaqen gjatë urinimit janë:

  • Alguria: dhimbja gjatë urinimit
  • Dizuria: vështirësia për të urinuar plotësisht, pra për të zbrazur fshikëzën urinare
  • Polakiuria: urinime të shpeshta në sasi të vogla (fshikëza urinare e irrituar)
  • Stranguria: nevoja e dhimbshme për të urinuar, me nxjerrjen vetëm të disa pikave gjatë urinimit.

Simptomat shoqëruese të mundshme të dhimbjeve gjatë urinimit janë: djegiet, kruajtjet, nevoja urgjente për të urinuar, urinimet e shpeshta, dhimbjet në fund të barkut, prania e gjakut në urinë, prania e sekrecioneve, mosmbajtja e urinës, pakësimi i çurgut urinar, ethe.

Dhimbjet gjatë urinimit më shpesh shkaktohen nga infeksionet e rrugëve të poshtme urinare (fshikëza e urinës, uretra) ose tek meshkujt, nga infeksionet e gjendrave seksuale ndihmëse (prostata, vezikulat seminale). Sëmundjet e rrugëve të sipërme urinare (veshkat, ureterët) mund të provokojnë gjithashtu djegie, pasi preken edhe rrugët e poshtme. Në çdo rast me dhimbje gjatë urinimit, duhet të dyshohet edhe për sëmundje seksuale dhe shumë sëmundje të tjera.

Sëmundjet e rrugëve urinare që mund të shkaktojnë dhimbje gjatë urinimit janë:

Sëmundjet e prostatës/ vezikulave seminale që mund të shkaktojnë dhimbje gjatë urinimit janë:

Shkaqe të tjera të dhimbjeve gjatë urinimit janë:

Infeksionet e rrugëve urinare janë shkaqet më të shpeshta të dhimbjeve gjatë urinimit. Për këtë arsye, kur shfaqen shenjat e para të një infeksioni urinar, por edhe për parandalimin e tyre:

  • Duhet të pini shumë lëngje (ujë, çaj pa sheqer, çaj special për fshikëzën urinare ose veshkat), me qëllim që të eleminoni bakteriet. Kafeja, çaji i zi, alkooli dhe lëngjet e frutave (acide) nuk rekomandohen, sepse irritojnë mukozën e fshikëzës urinare.
  • Nëse ju shfaqet dhimbja, aplikoni një burim të ngrohtë (shishe plastike ose borsë me ujë të ngrohtë) mbi fundin e barkut
  • Mos e egzagjeroni me të ashtuquajturën "higjienë intime, duke përdorur sapune të parfumosura ose sprai intimë që çrregullojnë florën mikrobiale intime natyrale.
  • Evitoni kontraceptivët kimikë, si diafragma ose spermicidet
  • Zbrazni rregullisht dhe plotësisht fshikëzën urinare, veçanërisht pas kontakteve seksuale (bakteriet mund të eleminohen menjëherë me urinën)
  • Respektoni një higjienë të mirë gjatë jashtëqitjes: pastrimin duhet ta kryeni në drejtimin nga përpara-prapa.

Në rastin e dhimbjeve të papritura gjatë urinimit, të vazhdueshme ose të shpeshta, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi infeksionet urinare nuk janë gjithmonë të padëmshme. Kjo për faktin se edhe një infeksion i lehtë mund të migrojë deri në veshka dhe të shkaktojë ndërlikime të rënda.

Kur në urinë shfaqet gjak ose qelb, bëhet fjalë për urgjencë mjekësore dhe duhet të konsultohet mjeku menjëherë, aq më tepër nëse shfaqen edhe simptoma të tjera patologjike, si ethja ose dhimbjet (në fund të barkut, në shpinë, në ijë).

Me cilin mjek duhet të konsultoheni ?

  • Mjeku i familjes
  • Mjeku internist
  • Mjeku urolog
  • Mjeku gjinekolog

Për të patur një tablo sa më të qartë për problemet aktuale dhe shkaqet e mundshme të tyre, mjeku fillimisht njihet me historinë mjekësore personale të pacientit (anamneza) dhe kryen egzaminimin klinik me mjete të thjeshta (vëzhgimi, analiza, palpacioni, auskultacioni, testet funksionale, etj). Më pas, mjeku mund të rekomandojë edhe egzaminime të tjera më specifike, sipas rastit.

Historia mjekësore personale (anamneza) bazohet tek:

  • Pyetjet e lidhura me dhimbjet gjatë urinimit: kur janë shfaqur fillimisht, në mënyrë të menjëhershme apo progresive, për herë të parë apo janë të përsëritura, të lidhura ose jo me një infeksion viral, nëse kanë lidhje me marrëdhëniet seksuale, si është higjiena intime, etj.
  • Njohja me simptomat shoqëruese (shih më sipër)
  • Njohja me sëmundjet bashkëshoqëruese, problemet mjekësore personale të mëparshme (si psh. gurë në sistemin urinar, diabet të sheqerit, keqformime të rrugëve urinare), përfshirë aksidentet dhe operacionet.
  • Informimi mbi sëmundje ose shkaqe vdekjesh të rëndësishme në familjen e pacientit
  • Informimi mbi përdorimin e mundshëm të ndonjë medikamenti
  • Informimi lidhur me ndonjë alergji të mundshme
  • Informimi mbi kushtet e jetesës, aspektet profesionale dhe sociale të pacientit
  • Informimi mbi cilësinë e jetës së pacientit: ushqyerja, gjumi, produktet që konsumon (kafeja, alkooli, nikotina, drogat), stresi, etj.

Egzaminimi klinik

Gjatë egzaminimit klinik, mjeku palpon organet e barkut dhe zonat e veshkave. Shfaqja e dhimbjes gjatë perkusionit të veshkave mund të jetë shenjë e një inflamacioni të tyre. Gjithashtu, mjeku inspekton edhe organet e jashtme gjenitale, uretrën, lëkurën dhe mukozat përreth, si dhe prostatën tek meshkujt (nëpërmjet tushesë rektale). Pacientit i matet edhe temperatura trupore.

Egzaminime të tjera specifike diagnostike

  • Egzaminimi i urinës: për praninë e gjakut, qelbit, baktereve dhe kërpudhave
  • Kultura e urinës (urokultura) në rastin e infeksionit të rrugëve urinare: izolohen bakteriet shkaktare të infeksionit, dhe përcaktohet antibiotiku më efikas kundrejt tyre
  • Analizat e gjakut: vlerësimi i treguesve të veshkave, të infeksionit
  • Egzaminimi ekografik i rrugëve urinare dhe matja e urinës reziduale (që mbetet në fshikëzën e urinës pas urinimit)
  • Radiografia e barkut, me kontrast (sipas rastit)
  • Skaneri ose rezonanca magnetike

Më tepër informacion lidhur me egzaminimet mjekësore diagnostike mund të gjeni në tablotë klinike korresponduese.

Terapia për dhimbjet gjatë urinimit varet nga shkaku. Më poshtë paraqiten mundësitë e trajtimit:

  • Përdorimi i medikamenteve kundër dhimbjeve ose kundër krampeve
  • Në rastet e infeksioneve të lehta të fshikëzës urinare, rekomandohet përdorimi i çajrave për fshikëzën urinare, i fitoterapisë, si dhe pirja e sasive të mëdha të lëngjeve për eleminimin e faktorëve infeksiozë. Në rastet e avancuara, është i nevojshëm një trajtim me antibiotikë.
  • Infeksionet bakteriale trajtohen me antibiotikë
  • Mykoza vaginale trajtohet me kremra, ovula ose tableta vaginale
  • Gurët e fshikëzës urinare ose të veshkave eleminohen me rrugë endoskopike, por nëse janë shumë të mëdhënj copëtohen me anën e ultratingujve
  • Rritja e madhësisë së prostatës me natyrë beninje mund të trajtohet me medikamente, dhe në rastin e simptomave shoqëruese nevojitet ndërhyrja kirurgjikale.
  • Për sëmundje të tjera të rrugëve urinare mund të nevojitet ndërhyrja kirurgjikale
Rastet me tumore malinje duhet t’i nënshtrohen trajtimit onkologjik, që përfshin kimioterapinë, radioterapinë dhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...