logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Presioni i lartë i gjakut zakonisht zbulohet rastësisht tek fëmijët.
Presioni i lartë i gjakut zakonisht zbulohet rastësisht tek fëmijët.

Gjatë viteve të fundit, HTA-ja po konstatohet gjithnjë e më shpesh tek fëmijët dhe adoleshentët. Ky fenomen shpjegohet me rritjen e shpeshtësisë së mbipeshës trupore dhe obezitetit, si dhe me rritjen e kujdesit ndaj hipertensionit në këto grupmosha. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm i HTA-s është me rëndësi jetike. Nëse nuk trajtohet, ai mund të shkaktojë ndërlikime të përhershme, si pasojë e dëmtimit të organeve kryesore të organizmit.

Për shkak të rritjes së shpeshtësisë së HTA-s në moshën fëminore dhe në adoleshencë, kontrolli mjekësor në këtë drejtim rekomandohet tek të gjithë fëmijët mbi 3 vjeç. Gjithsesi, një rritje e përkohshme e tensionit arterial nuk reflekton domosdoshmërisht diagnozën e HTA-s. Kjo për faktin se edhe tek fëmijët, stresi, frika, por edhe kafeina (që gjendet tek çokollatat, kakao, pijet me gaz dhe ato energjike) mund të shkaktojnë një rritje të përkohshme të vlerave të tij.  Flitet për HTA, kur një individ paraqet vlera të larta të tensionit gjatë tre konsultave të ndryshme mjekësore.

Vlerat e tensionit arterial tek të rriturit 

PërshkrimiVlera e sipërme (sistolike)Vlera e poshtme (diastolike)
Vlerat optimale (të pranueshme)120-129 mmHg80-84 mmHg
Vlerat lehtësisht të larta130-139 mmHg85-89 mmHg
HTA stadi 1140-159 mmHg90-99 mmHg
HTA stadi 2160-179 mmHg100-109 mmHg
HTA stadi 3> 180 mmHg > 110 mmHg


Tek adoleshentët vlerat e hipertensionit varen nga mosha dhe seksi.

Rregulli i përgjithshëm:

  • Vlera e sipërme (sistolike) TA (1–17 vjeç): 100+ (mosha në vjeç x 2)
  • Vlera e poshtme (diastolike) TA (1–10 vjeç): 60+ (mosha në vjeç x 2)
  • Vlera e poshtme (diastolike) TA (11-17 vjeç): 70+ (mosha në vjeç).

Hipertensioni arterial: i shpeshtë në fëmijët dhe adoleshentët me mbipeshë trupore.
Hipertensioni arterial: i shpeshtë në fëmijët dhe adoleshentët me mbipeshë trupore.

Tek fëmijët përpara pubertetit, HTA është përgjithësisht dytësor, pasojë e një sëmundjeje tjetër (hipertension dytësor). Në këtë drejtim, më shpesh si shkak shërben një sëmundje e veshkave. Sëmundjet e zemrës (ngushtimi i aortës) ose çrregullimet hormonale (të gjendrës tiroide, të gjendrave mbiveshkore, etj.) janë shkaqe të rralla të HTA-s.

Shkaqet e HTA-s tek adoleshentët

Tek adoleshentët (ashtu si edhe tek të rriturit), HTA është shpesh një sëmundje e mirëfilltë, që do të thotë pa ndonjë shkak organik të evidentueshëm (hipertension parësor).

Faktorët e rrezikut për adoleshentët e shëndetshëm janë:

  • Mbipesha trupore, veçanërisht perimetri  i madh i belit  
  • HTA në familje (në rreth  50% të rasteve)
  • Disa medikamente (pilulat kontraceptive, medikamentet kundër astmës, disa medikamente të përdorura pa rekomandim mjekësor, suplementet ushqimore).
  • Çrregullimet e gjumit, për shkak të gërrhitjes dhe apnesë së gjumit (ndërprerje të frymëshkëmbimit gjatë natës).
  • Çrregullime të tjera metabolike, të shoqëruara shpesh me HTA: rritja e yndyrnave (kolesterolit) në gjak, rezistenca e lartë ndaj veprimit të insulinës (stadi pararendës i diabetit të sheqerit).
  • Stresi, frika dhe kafeina mund të shkaktojnë HTA kalimtare.

Në përgjithësi, fëmijët dhe adoleshentët nuk paraqesin asnjë simptomë. Për këtë arsye, HTA-ja në ta konstatohet përgjithësisht gjatë kontrolleve të rutinës.

Shenjat e para të alarmit mund të jenë:

1. Fillimisht, është shumë e rëndësishme të informohet mjeku në lidhje me:

  • simptomat e pacientit
  • praninë e sëmundjeve të zemrës
  • nivelin e yndyrnave (kolesterolit) në gjak
  • mbipeshën trupore, nëpërmjet llogaritjes së IMT-s (indeksit të masës trupore)
  • trashëgiminë familjare për HTA
  • çrregullimet e mundshme të gjumit
  • përdorimin e substancave që rrisin rendimentin, si droga, duhani ose suplementet ushqimore

2. Matja e tensionit arterial: për të konfirmuar diagnozën, tensioni arterial duhet të matet gjatë tri konsultave të ndryshme mjekësore.
3. Ekzaminimi i syve
4. Analizat laboratorike: matja e nivelit të sheqerit, kolesterolit, analizat urinare.
5. Në rast se dyshohet për sëmundje të tjera, rekomandohet: ekografia e tiroides, elektrokardiograma (EKG), ekografia e zemrës, angiografia (grafia e enëve të gjakut me ndihmën e lëndës së kontrastit).

Hipertensioni arterial: humbje e peshës së tepërt dhe terapia medikamentoze.
Hipertensioni arterial: humbje e peshës së tepërt dhe terapia medikamentoze.

Meqenëse bëhet fjalë për zhvillimin e një sëmundjeje kronike, siç është HTA-ja, në mosha tepër të reja, sa më herët të bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i tij, aq më e mirë do të jetë ecuria e pacientit, dhe aq më të mëdha mundësitë për të parandaluar ndërlikimet e përhershme të tij.

Masat e përgjithshme

Tek fëmijët dhe adoleshentët e prekur nga prehipertensioni arterial (stadi pararendës i HTA-s, që i korrespondon vlerave ndërmjet 130-139 mmHg për tensionin sistolik, dhe ndërmjet 85-89 mmHg për atë diastolik) ose HTA të stadit 1, janë të rekomandueshme ndryshimet e mënyrës së jetesës, si më poshtë:

Krahas masave të mësipërme rreth mënyrës së jetesës, rekomandohet edhe përdorimi i medikamenteve në këto raste:

  • Rënie në peshë në rastin e mbipeshës, dhe kontroll i rregullt i peshës trupore.
  • Aktivitet fizik i rregullt
  • Ndryshim i mënyrës së ushqyerjes: rekomandohet konsumi i ushqimeve të varfra në yndyrna, pakësim i konsumit të kripës (kufizimi në 1200 mg natrium/ditë).
  • Ndërprerje e menjëhershme e alkoolitduhanit dhe drogave.

Trajtimi medikamentoz

  • Në prani të simptomave
  • Në rast se janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga HTA në nivelin e zemrës, veshkave ose syve.
  • Në rast se HTA shoqërohet nga një sëmundje tjetër
  • Në rastin e pranisë, krahas HTA-s, edhe të diabetit të sheqerit
  • Në rast se HTA-ja e stadit 1 nuk reagon nga ndryshimet e lidhura me mënyrën e jetesës.
  • Në rastin e HTA-s së stadit 2

Medikamentet e përdorura për HTA-n janë:

  • Frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës dhe antagonistët e receptorëve të angiotenzinës, që veprojnë mbi nivelin e hormoneve përgjegjëse për rregullimin e tensionit arterial.
  • Medikamentet diuretike, që favorizojnë  eleminimin e lëngjeve dhe natriumit nga organizmi nëpërmjet urinimit, duke pakësuar në këtë mënyrë vëllimin e gjakut dhe uljen e tensionit arterial.
  • Beta-bllokuesit, që pakësojnë sasinë e gjakut që hedh zemra në qarkullimin trupor dhe pakësojnë rrahjet e zemrës.
  • Alfa-bllokuesit, që ulin tensionin arterial nëpërmjet zgjerimit (lëshimit) të enëve të gjakut.
  • Frenuesit e kalciumit, që ulin tensionin në enët e gjakut, duke lehtësuar në këtë mënyrë punën e zemrës. 

Fëmijët që kanë tension arterial të lartë, që nuk përfitojnë nga asnjë trajtim, paraqesin rrezik të lartë për të zhvilluar hipertension në moshën e të rriturit. Në vazhdimësi, HTA mund të jetë i rrezikshme për fëmijën, pasi përfaqëson një faktor të rëndësishëm rreziku për sëmundjet kardiovaskulare (të zemrës dhe enëve të gjakut). Si e tillë, me kalimin e kohës, ajo mund të shkaktojë dëmtime  të  trurit, veshkave, zemrës dhe syve.  

Duke qenë se HTA favorizon zhvillimin e arteriosklerozës, që është një proçes i lidhur me plakjen, ajo indirekt favorizon shfaqjen e pasojave të saj, që janë:

Hipertensioni arterial: ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në parandalimin e tij.
Hipertensioni arterial: ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në parandalimin e tij.

Është thelbësore të kryhen kontrolle të rregullta të tensionit arterial, vetë ose tek mjeku. Është e rekomandueshme mbajtja e një ditari, ku të shënohen vlerat e matura.

Gjithashtu, rekomandohet një jetë e shëndetshme, sipas rregullave të mëposhtme:

  • Të evitohet konsumi i duhanit, alkoolit dhe drogave.
  • Ushqyerje e shumëllojshme: shumë fruta dhe perime, pak kripë dhe yndyrna
  • Sporte të lehta, në mënyrë të rregullt, si noti, ecja, vrapi ose çiklizmi.
  • Teknikat e relaksimit mundësojnë reduktimin e stresit dhe të ankthit.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...