logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
 Elektrokardiografia është një ekzaminim mjekësor që vlerëson aktivitetin elektrik të zemrës, me ndihmën e disa elektrodave.
Elektrokardiografia është një ekzaminim mjekësor që vlerëson aktivitetin elektrik të zemrës, me ndihmën e disa elektrodave.

Çfarë është një Elektrokardiografi?

Në elektrokardiografi (EKG), valët elektrike fiziologjike të zemrës, të cilat krijohen gjatë çdo rrahje zemre, transmetohen nga elektrodat dhe shprehen si kurba në letrën e elektrokardiogramës. EKG është një metodë e thjeshtë që shërben për diagnostikimin e çrregullimeve të zemrës dhe kontrollin e terapisë në pacientët me probleme të zemrës. Ajo gjithashtu konsiderohet edhe pjesë e mjekësisë parandaluese, pasi rekomandohet të kryhet para çdo operacioni ose përpara fillimit të një trajtimi medikamentoz, që kërkon një zemër të shëndetshme. Elektrokardiografia normale kryhet në gjendje pushimi, në pozicionin shtrirë (EKG e pushimit). Për sëmundje të caktuara, EKG kryhet gjatë stërvitjes mbi një ergometër (ECG e efortit), ose valët elektrike të zemrës regjistrohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë 24 orëve, duke përdorur një pajisje të lëvizshme të elektrokardiografisë (EKG 24 orëshe).

EKG është një ekzaminim i mjekësisë së përgjithshme dhe kardiologjisë, që është një degë e mjekësisë së organeve të brendshme (mjekësia interne).

A kërkon ky ekzaminim ndonjë përgatitje paraprake specifike?

EKG mund të realizohet pa asnjë përgatitje specifike. Në mënyrë që elektrodat të ngjiten mirë, lëkura në zonën e kraharorit duhet të jetë sa më e pastër dhe jo e yndyrshme. 

Çfarë duhet të sqarohet përpara ekzaminimit?

Përpara realizimit të elektrokardiografisë nuk është i nevojshëm asnjë sqarim. Kujdes duhet treguar për ndonjë alergji të mundshme ndaj elektrodave që do të ngjiten në lëkurë. 

Si realizohet Elektrokardiografia? 

Ekzaminimi realizohet në pozicionin shtrirë. Valët elektrike të zemrës shpërndahen nëpërmjet disa elektrodave të ngjitshme, që janë pozicionuar në vende të ndryshme: në rajonin e zemrës dhe në kyçet e duarve dhe të këmbëve. Secila nga elektrodat i transmeton valët tek pajisja e EKG-së me anë të kabllit, i cili i shpreh valët e zemrës si kurba në letër ose i shfaq ato në monitor. Ekzamnimi zgjat 5-10 minuta dhe është krejtësisht i padhimbshëm. Pas përfundimit, elektrodat hiqen. 

Kur kryhet Elektrokardiografia?

EKG mund të kryhet pa përgatitje specifike. Në mënyrë që elektroda të ngjiten mirë, lëkura në zonën e kraharorit duhet të jetë sa më e pastër dhe jo e yndyrshme.

EKG përdoret në rastet e çrregullimeveve kardiake, për të diagnostikuar dhe kontrolluar terapinë e sëmundjeve të zemrës. EKG konsiderohet edhe pjesë e mjekësisë parandaluese, sepse kryhet para çdo operacioni ose para fillimit të çdo trajtimi, që kërkon një zemër të shëndetshme.

Arsyet më të shpeshta për kryerjen e elektrokardiografisë janë:

A paraqet Elektrokardiografia ndonjë rrezik apo efekte të padëshiruara?

EKG e pushimit dhe EKG 24 orëshe nuk shoqërohen me asnjë rrezik ose efekt të padëshirueshëm. Në EKG e pushimit, në origjinën e simptomave mund të jetë një mbingarkesë emocionale, ose në raste të rralla, një problem i rëndë i zemrës, që kërkon trajtim mjekësor sa më të shpejtë.  

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...