logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Kollitja është një reagim automatik i trupit për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes
Kollitja është një reagim automatik i trupit për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes

Kur kollitemi, ajri del me shumë forcë nga rrugët e frymëmarrjes, Ajri arrin shpejtësi deri në disa kilometra në orë. Qëllimi i kollës është te pastrojë rrugët e frymëmarrjes.Ky pastrim bëhet në mënyrë refleksive nga acarimi i mukozës në traktin respirator nga grimcat ose substancat kimike. Bëhet një dallim midis kollës së thatë dhe kollës me ekspektorim. Konsistenca dhe ngjyra e pështymës sugjeron shkakun e kollës. Më shpesh, kolla shkaktohet nga një infeksion. Kolla kronike gjithashtu mund të jetë një simptomë e një gjendje të rëndë si bronkiti, COPD ose kanceri i mushkërive - më shpesh i shkaktuar nga konsumimi kronik i nikotinës.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...