logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Angiografia me fluoreshencë është një ekzaminim imazherik i syrit.
Angiografia me fluoreshencë është një ekzaminim imazherik i syrit.

Çfarë është angiografia fluoreshente?

Angiografia me fluoreshencë është një ekzaminim imazherik i syrit, që shërben për vlerësimin e retinës dhe enëve të gjakut. Për këtë qëllim përdoret një lëndë kontrasti e padëmshme fluoreshente, e cila injektohet në venën e parakrahut dhe pastaj nëpërmjet një kamere speciale dixhitale përftohet imazhi i retinës (fundi i syrit). Me anë të këtij ekzaminimi mund të diagnostikohen sëmundje të retinës, degjenerime të makulës, si edhe dëmtimet e retinës si pasojë e diabetit (retinopatia diabetike).

Angiografia me fluoreshencë është një ekzaminim oftamologjik.

A është e nevojshme ndonjë përgatitje e veçantë e pacientit para ekzaminimit?

Nuk ka nevojë për ndonjë përgatitje paraprake të pacientit për këtë ekzaminim.

Çfarë sqarimi nevojitet përpara ekzaminimit?

Përpara ekzaminimit, mjeku e pyet pacientin nëse është alergjik ndaj ndonjë lënde kontrasti, alergjik ndaj ushqimeve të ndryshme, astmatik etj., apo referon të ketë patur episode të alergjisë në një angiografi retinale me kontrast të kryer më parë. Nuk janë të nevojshme sqarime të tjera.

Si kryhet angiografia retinale me kontrast?

Për këtë ekzaminim zgjerohen paraprakisht pupilat duke hedhur disa pika në sy, në mënyrë që të ekzaminohet fundi i syrit (fundus oculi). Lënda fluoreshente e kontrastit injektohet në venë, nga ku shpërndahet në trup brenda pak minutave dhe shumë shpejt arrin në enët e gjakut të syrit. Shpërndarja e kontrastit tek këto enë bëhet e dukshme nëpërmjet një kamere dixhitale. Më pas lëshohet dritë në sy, nëpërmjet të cilës ngjyruesi (fluoreshina) ndriçohet. Imazhi bëhet i dukshëm në monitor. Ekzaminimi zgjat rreth 15 minuta.

Kur këshillohet kryerja e këtij ekzaminimi?

Ky ekzaminim shërben për diagnostikimin, vlerësimin e ecurisë dhe për kontrollin e mbarëvajtjes së trajtimit në sëmundjet e retinës dhe të enëve të gjakut në të.

Arsyet më të shpeshta përse duhet kryer ky ekzaminim janë:

A paraqet angiografia retinale me kontrast risqe apo efekte të padëshiruara?

Ky ekzaminim është pa dhimbje dhe praktikisht pa risqe. Drita e fortë e aparatit të ekzaminimit mund ta shqetësojë pacientin për momentin. Sytë, për shkak të pikave që hidhen për zgjerimin e bebes së syrit, për disa orë do të jenë të ndjeshme ndaj dritës. Pacienti nuk duhet të drejtojë automjetin pas ekzaminimit derisa të zhduket ky efekt dhe t’i rikthehet normalitetit. Pacienti mund të referojë për njolla të verdha, të padëmshme në lëkurë, apo për urinë me ngjyrë të verdhë të fortë 1-2 ditë pas ekzaminimit. Episode të alergjisë ndaj lëndës së kontrastit janë tepër të rralla.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.