logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Dhimbja e zemrës mund të ketë shkaqe fizike dhe psikologjike
Dhimbja e zemrës mund të ketë shkaqe fizike dhe psikologjike
Termi "dhimbje e zemrës (kardiake)" përdoret shpesh në mënyrë të egzagjeruar kur bëhet fjalë për ndarje nga një person i dashur ose humbja e tij. Por dhimbjet kardiake, në kuptimin e dhimbjeve të kraharorit, mund ta kenë origjinën vërtet nga zemra. Në këto raste mund të bëhet fjalë për anginën pectoris të thjeshtë, parainfarktin ose infarktin e miokardit.

Dhimbjet e zemrës, të shkaktuara nga sëmundje të zemrës ose të arterieve koronare , manifestohen me:

  • Një ndjesi shtypjeje në kraharor, prapa dërrasës së kraharorit, që mund të shoqërohet edhe nga ndjesia e djegies në këtë zonë
  • Ndjesia e sëmbimit ose e therjes, që mund të arrijë deri në dhimbje ekstreme në këtë regjion.

Dhimbjet e kraharorit që nuk shkaktohen nga zemra, por që shpesh përshkruhen nga pacientët si dhimbje të zemrës, janë:

  • Më të qarta, më preçize, me madhësinë e një gjilpëre, ose djegëse
  • Më shpesh sipërfaqësore
  • Manifestohen më tepër gjatë prekjes ose shtypjes në kraharor, gjatë frymëmarrjes ose frymënxjerrjes, në disa pozicione të trupit.

Forma më e shpeshtë e dhimbjeve të zemrës (e quajtur angina pactoris) shfaqen gjatë stresit psiqik ose fizik. Ato zgjasin vetëm disa minuta dhe zhduken spontanisht në fund të stresit ose sforcimit. Megjithatë, angina pectoris mund të jetë pararendësja e një infarkti, kur manifestohet me dhimbje të forta pas kafazit të kraharorit, që zgjatin për kohë të gjatë, dhe mund të përhapen në krahun e majtë. Në të tilla raste, ajo shoqërohet nga një vështirësi në frymëmarrje, ankth, djersitje e shprehur , të përziera dhe të vjella, ose nga gjendje kolapsi e sistemit kardio-vaskular.

Çrregullimet shoqëruese të dhimbjes së zemrës janë: palpitacionet , axhitimi , frika, marrje mendsh, të përziera/të vjella, shoku kardio-vaskular (me palpitacionet kardiake/takikarditë, vështirësia në frymëmarrje, hipotensioni arterial, lëkura e zbehtë dhe e djersitur, humbja e vetëdijes).

Jo çdo dhimbje në zonën e zemrës mund të jetë domosdoshmërisht me origjinë nga zemra. Dhimbje të tilla mund të provokojnë edhe organet e afërta me zemrën, si mushkëritë, ezofagu, stomaku, diafragma, shtylla kurrizore ose muskujt .

Sëmundjet e zemrës që shkaktojnë dhimbje të zemrës janë:

Shkaqe të tjera të dhimbjes së kraharorit janë:

Egzistojnë disa mënyra, që mund të ndihmojnë në lehtësimin e një angine pektoris dhe parandalimin e një infarkti. Ato janë:

  • Lënia e duhanit: duhani e shumëfishon rriskun e një aksidenti kardio-vaskular
  • Respektimi i një ushqyerjeje të shëndetshme : evitimi i ngrënies së ushqimeve tepër të yndyrshme, që përmbajnë shumë kolesterol, sepse mund të shkaktojnë asteriosklerozën (depozitimin e kolesterolit në muret e enëve të gjakut)
  • Normalizimi i peshës trupore, në rastin e mbipeshës ose obezitetit
  • Kryerja e aktivitetit fizik në mënyrë të rregullt
  • Kufizimi i alkoolit
  • Kontrrolli në mënyrë të rregullt i tensionit arterial dhe trajtimi i hipertensionit arterial
  • Evitimi i të gjitha formave të stresit
  • Evitimi i luhatjeve të mëdha të temperaturës, si dhe i kryerjes së një aktiviteti fizik në të ftohtë
  • Për diabetikët është i rëndësishëm: kontrrolli i nivelit të sheqerit në gjak, trajtimi korrekt nëse ai rezulton i lartë, kontrrolli i rregullit i tensionit arterial, sepse sheqeri i lartë shkakton dëmtime të enëve të gjakut.
  • Pacientët që vuajnë nga një anginë e gjoksit, duhet të kenë gjithnjë me vete medikamentet e tyre të urgjencës (nitroglicerinë në formën e sprait ose tabletës).

Dhimbjet e zemrës ose dhimbjet e kraharorit mund të paraqesin një rrezik real për shëndetin e pacientit, dhe kjo e bën të domosdoshme një vizitë mjekësore sa herë që ato shfaqen.

Nëse egziston mundësia e një infarkti – edhe nëse mungojnë simptomat tipike të përshkruara më sipër – duhet të njoftoni menjëherës shërbimin e urgjencës mjekësore, sepse ora e parë pas një infarkti mund të jetë vendimtare për mbijetesën e pacientit.

Gjithashtu, mjeku duhet të njoftohet edhe kur:

  • Dhimbjet e zemrës shfaqen për herë të parë në qetësi ose gjatë një aktiviteti fizik
  • Dhimbjet e zemrës nuk pakësohen në qetësi
  • Shoqërohen nga çrregullime të tjera, si vështirësia në frymëmarrje , ankthi ose problemet e qarkullimit të gjakut
  • Dhimbjet e zemrës tek pacientët që vuajnë nga angina e gjoksit, fillojnë të manifestohen më shpesh ose gjatë aktivitetit fizik me intensitet të ulët; nëse ato bëhen më të forta dhe të dhimbshme, ose nëse ndryshojnë karakteristikat (psh.dhimbjet gjatë natës manifestohen papritur duke ecur ose në qetësi).
  • Dhimbjet e zemrës nuk pakësohen edhe pas marrjes së nitrateve/ nitroglicerinës (me sprai ose tableta).

Me cilin mjek duhet të konsultoheni?

  • Mjeku kardiolog / kardiolog kirurg
  • Mjeku internist
  • Mjeku pneumolog
  • Mjeku gastro-enterolog
  • Mjeku ortopedist
  • Mjeku psikiatër/ psikoterapist

Gjatë një situate tepër kërcënuese për jetën, mjeku duhet të zbatojë masat e ndihmës së shpejtë (shih rubrikën "Trajtimi mjekësor") dhe duhet ta transferojë pacientin në spitalin më të afërt. Pas mbërritje atje, diagnoza e tij bazohet në historinë mjekësore (anamnezën) të pacientit dhe egzaminimin fizik të tij.

Anamneza konsiston në pyetjet e mjekut për t’u informuar mbi:

  • Intensitetin, lokalizimin dhe kohëzgjatjen e dhimbjeve të zemrës, kur dhe në ç’rrethana shfaqen ato (psh.gjatë aktivitetit fizik ose natën), përhapja e dhimbjeve në pjesë të tjera të trupit, etj.
  • Sëmundje të mëparshme dhe bashkëshoqëruese
  • Përdorimin e rregullt të ndonjë medikamenti
  • Sëmundje kardio-vaskulare të diagnostikuara në pjesëtarë të tjerë të familjes së pacientit
  • Faktorët e rriskut për sëmundje kardio-vaskulare, si: duhani, alkooli, mbipesha trupore , mungesa e aktivitetit fizik, stresi.

Egzaminimi fizik

Gjatë egzaminimit fizik, mjeku auskulton zemrën dhe mushkëritë me ndihmën e një stetoskopi. Gjithashtu, ai mat pulsin dhe tensionin arterial.

Çfarë egzaminimesh të tjera mund të kërkojë mjeku?

  • Elektrokardiografia dhe analizat e gjakut për nivelin e enzimave kardiake (troponina) në mënyrë që të diagnostikohet/përjashtohet një infarkt.
  • Egzaminime të tjera për një sëmundje të mundshme të zemrës, që janë:

Nëse dhimbjet e kraharorit nuk duket se vijnë nga zemra – si psh. në rastin e një embolie pulmonare, sëmundjeve të tjera të mushkërive, sëmundjeve të sistemit gastro-intestinal, etj - mund të jenë të nevojshme edhe egzaminime të tjera, si psh.një gastroskopi ose egzaminime imazherike, si skaneri apo rezonanca magnetike , etj.

Më tepër informacion lidhur me egzaminimet mjekësore diagnostike mund të gjeni në lidhjen korresponduese me sëmundjen e kërkuar (faqja kryesore).

Trajtimi i dhimbjeve të zemrës varet nga shkaku i tyre. Mënyrat e trajtimit të tyre variojnë nga terapia akute në rastin e urgjencave (psh. gjatë një angine pektoris ose një infarkti të miokardit ), deri në përdorimin e medikamenteve ose kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale. Përveç këyre, ndryshimet rrënjësore të stilit të jetesës ndihmojnë në pakësimin afatgjatë të rriskut kardiovaskular.

Trajtimi i dhimbjeve të zemrës (angina pektoris)

Nitratet në formën e nitroglicerinës janë tepër efikase në rastin e një angine akute të gjoksit. Ato gjenden në formën e sprait ose tabletave dhe bëjnë të mundur lehtësimin shpejt të simptomave. Ato i përshkruhen pacientit nga mjeku që e trajton, dhe i këshillohet t’i mbajë përherë me vete. Medikamente të tjera, si beta-bllokuesit , frenuesit e kalciumit, antikoagulantët dhe statinat (ulin nivelin e kolesterolit ) përdoren për trajtime afatgjata.

Nëse trajtimi medikamentoz është i pamjaftueshëm, ose kur arteriet koronare janë tepër të bllokuara, mund të nevojiten ndërhyrje të tjera, të tipit të zgjerimit me balon dhe/ose vendosja e stentës, si dhe një baipas i mundshëm (ndërhyrje që anashkalon arterien koronare të bllokuar).

Trajtimi i një infarkti

Në rastin e infarktit të miokardit përdoren medikamentet që shpërbëjnë pllakën e gjakut (trombolitikët). Gjithashtu, trajtime të tjera të mundshme janë kateterizimi i zemrës , i kombinuar me një zgjerim me balon dhe/ose vendosja e stentës. Në një moment të dytë, mund të kryhet një baipas i koronareve.

Reduktimi i faktorëve të rriskut

Mënyra e shëndetshme e jetesës e ul ndjeshëm rriskun e një infarkti. Në të bën pjesë aktiviteti fizik i rregullt, ushqyerja e ekuilibruar, rënia në peshë , lënia e duhanit, konsumi i kufizuar i alkoolit, si dhe pakësimi i stresit. Gjithashtu, është e rëndësishme matja e rregullt dhe trajtimi korrekt i vlerave të larta të presionit arterial, si dhe i nivelit të kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...