logo

Politikat e Privatësisë dhe Cookies

MedInfo.al është e angazhuar në mbrotjen e të dhënave personale. Këto të dhëna trajtohen në përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe në përputhje me politikat e brëndshme të privatësisë.

Për të shfletuar informacionin në këtë portal nuk kërkohet asnjë e dhënë personale. MedInfo.al nuk mbledh asnjë të dhënë që mund të përdoret për të identifikuar vizitorët. 

Seksionet e mëposhtme të këtij dokumenti sqarojnë se si trajtohen të dhënat personale nga MedInfo.al. Nëse nuk jeni dakort me politikat tona të privatësise, ju lutemi ndaloni përdorimin e mëtejshëm të këtij portali.

Të dhënat që ne mbledhim

Ju mund të vizitoni MedInfo.al në çdo kohë pa dhënë informacion mbi identitetin tuaj. Portali MedInfo.al mbledh në mënyrë automatike të dhëna që nuk zbulojnë identitetin tuaj.

Këto të dhëna përfshijnë:

  • IP adresa e shërbimit tuaj të internetit dhe versionin e shfletuesit (browser) tuaj të cilat na lejojnë të gjenerojmë raporte statistikore mbi shfletuesit që përdoren nga vizitorët dhe të optimizojmë performancën e faqeve në këtë portal.
  • Adresën e faqes së internetit nga e cila keni ardhur tek ky portal e cila na lejon të gjenerojmë statistika mbi origjinën e trafikut në këtë portal dhe të optimizojmë prezencën tonë online.
  • Faqet që vizitohen nga përdoruesit.
  • Informacioni i kërkuar nga përdoruesit në portal.
  • Kohëzgjatja e qëndrimit në këtë portal.

MedInfo.al mbledh dhe ruan këtë informacion vetëm në mënyrë anonime. Asnjë nga këto informacione nuk mund të përdoret për t'ju identifikur ju si person. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore, për të matur volumin e trafikut dhe mënyrën e përdorimit me synimin për të optimizuar dhe përmirësuar vazhdimisht cilësinë e informacionit dhe eksperiencën e vizitorëve tanë në portal.

Forma e Kontaktit

Nëse na dërgoni pyetje, komente apo sugjerime nëpërmjet formës së kontaktit në portalin tonë, do t'ju kërkohet që të plotësoni emrin, mbiemrin dhe adresën email. Këto të dhëna ruhen me qëllimin për të përpunuar kërkesën tuaj dhe për të komunikuar në vazhdim nëse do të jetë e nevojshme. Këto të dhëna ruhen në mënyrë konfidenciale dhe në asnjë rast nuk shpërndahen me palë të treta.  

Google Analytics

MedInfo.al përdor funksionet e shërbimit Google Analytics. Ky shërbim ofrohet nga Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway Mountain View, CA 94043, USA. Ky shërbim përdor mekanizmin e "cookies". Cookies janë skedarë të vegjël që ruhen në pajisjen tuaj kur vizitoni një faqe në internet. Nëpërmjet përdorimit të cookies, faqja e internetit arrin t'ju kujtojë dhe të analizojë mënyrën se si e keni përdorur sitin sa herë që ktheheni në të. Informacioni i grumbulluar nërmpjet Google Analytics është totalisht anonim dhe ruhet në serverat e Google në SHBA.

Masat e sigurisë

MedInfo.al është i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe aplikon në mënyrë rigoroze masat e nevojshme në përputhje me rregullat dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo arrihet duke përdorur të gjitha teknikat e sigurisë standarte për ruajtjen e të dhënave në sistemet tona.

Shkëmbimi i informacionit nëpërmjet këtij portali dhe shfletuesit tuaj (browser) është i enkriptuar duke përdorur enkriptimin SSL i cili mbron leximin e të dhënave nga palë të treta gjatë shkëmbimit. Megjithatë shkëmbimi i të dhënave personale nga komjputeri juaj drejt portalit nuk mund të pretendohet 100% i sigurtë dhe nuk është vetëm përgjegjësi e këtij portali, jeni të lutur që ju personalisht të aplikoni të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në kompjuterin tuaj. MedInfo.al nuk mban përgjegjësi për probleme që mund të shkaktohen nga siguria në kompjuterin tuaj apo nga ofruesi juaj i shërbimit të internetit.

Lidhje me faqe të tjera interneti

MedInfo.al përmban lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. MedInfo.al nuk është përgjegjës për saktësinë ose aspekte të tjera të informacionit të publikuar në këto faqe interneti dhe nuk është përgjegjës për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i aksesit tuaj në këto faqe interneti. Aksesimi i këtyre faqeve është në përgjegjësin tuaj të plote. Nëse vizitoni faqe internetit të palëve të treta të linkuara nga MedInfo.al, ju lutemi referojuni dispozitave përkatëse për mbrojtjen e të dhënave personale të publikuara nga këto faqe të cilat mund të ndryshojnë nga ato të MedInfo.al.

E drejta për informim dhe fshirjen e të dhënave

Ju keni të drejtë në çdo moment të informoheni në lidhje me të dhënat tuaja personale të ruajtura, mënyrën e grumbullimit dhe ruajtjes, qëllimin e përpunimit të ktyre të dhënave si dhe të drejtën për të korigjuar ose fshirë këto të dhëna. Ju mund të kontaktoni në çdo moment në adresën info@medinfo.al për çdo pyetje që mund të keni mbi të dhënat personale.

Ndryshime në politikat e privatësisë

MedInfo.al rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë politikat e privatësisë në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

Cookies

Portali MedInfo.al përdor cookies. Cookies janë skedarë të vegjël me përmbajtje teksti (zakonisht identifikuesë unikë alfanumerikë) që ruhen në shfletuesin (browser) tuaj kur vizitoni një faqe në internet. Nëpërmjet përdorimit të cookies, faqja e internetit arrin t'ju kujtojë dhe të analizojë mënyrën se si e keni përdorur sitin sa herë që ktheheni në të. Cookies nuk e dëmtojnë kompjuterin tuaj dhe nuk përmbajnë viruse. Cookies shërbejnë për ta bërë shfletimin më miqësor dhe më efektiv. 
Cookies që përdorren në Medinfo.al janë të ashtuquajturat "sesion cookies". 

MedInfo.al - 05.12.2021