logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Vdekja e papritur kardiake: zemra ndalet befas pa arsye.
Vdekja e papritur kardiake: zemra ndalet befas pa arsye.

Vdekja e papritur nga zemra përfaqëson ndalimin e rrahjeve të zemrës në mënyrë të menjëhershme, përgjithësisht pa shenja paraprake. Shpesh, viktima rezulton të ketë qenë me zemër të shëndetshme, pra pa sëmundje paraprake të saj. Megjithatë, ekzaminimet e mëvonshme evidentojnë shpesh enë gjaku të zemrës të kalcifikuara (të ngurtësuara).

Meshkujt janë më shpesh viktima të këtij fenomeni me pasoja fatale për jetën, dhe rreziku i tij rritet me rritjen e moshës.

Në pjesën më të madhe të rasteve, në origjinën e vdekjes së papritur nga zemra qëndron një çrregullim i qarkullimit të gjakutarteriet koronare, që furnizojnë me gjak muskulin e zemrës (miokardin). Kjo njihet si sëmundja e arterieve koronare (SAK) dhe konsiderohet përgjegjëse për çrregullime të rëndësishme të ritmit të zemrës (si fibrilacioni ventrikular), që shkaktojnë vdekjen e menjëhershme. Më rrallë, si shkak mund të shërbejnë sëmundjet e muskulit të zemrës (kardiomiopatitë) ose sëmundjet e valvulave të zemrës. Rreziku për vdekje të papritur është veçanërisht i lartë në personat me ulje të funksionit të zemrës (insufiçiencë kardiake).

Faktorët e rrezikut për vdekje të papritur nga zemra janë:

Faktorë të tjerë që favorizojnë vdekjen e papritur nga zemra janë:

Një formë e veçantë e vdekjes së papritur nga zemra mund të shfaqet tek sportistët.

Vdekja e papritur nga zemra karakterizohet nga:

  • Humbja e papritur dhe tepër e shpejtë e vetëdijes, që shoqërohet nga rënia e menjëhershme e personit. Ai nuk përgjigjet më ndaj fjalës ose ndaj dhimbjes (ndaj të folurës ose stimujve të dhimbshëm).
  • Mungesa e pulsit: nuk ndihet pulsi kur vendosim dorën në nivelin e arterieve karotide në qafë.
  • Brenda një minute ndalon frymëshkëmbimi, që reflektohet me mungesën e lëvizjeve të kafazit të kraharorit, mungesën e frymëmarrjes nga hunda dhe nga goja.
  • Zgjerimi i bebes së syrit (pupilës)
  • Ngjyrosja në gri e lëkurës, fillimisht e thonjve dhe mukozave.
  • Përpara këtij episodi, personi mund të ankojë për simptoma të lidhura me zemrën, si shtypje dhe dhimbje në kafazin e kraharorit, që përhapet në krahun e majtë, në nofullën e poshtme ose në shpinë; vështirësi në frymëmarrje dhe frikë nga vdekja.

Gjithsesi, është e mundur që të mos shfaqet asnjë nga këto shenja.

Vdekja e papritur kardiake: EKG tregon një fibrilacion.
Vdekja e papritur kardiake: EKG tregon një fibrilacion.
Në çdo person që pëson vdekje të papritur nga zemra, faktori KOHË përcakton shkallën e mbijetesës së tij.
 
Personat përreth personit që bën vdekje të papritur reagojnë përgjithësisht duke thënë: personi ka humbur vetëdijen, nuk ka puls, nuk merr frymë, nuk reagon ndaj të folurës dhe ndaj dhimbjes (siç është pickimi i llapës së veshit, apo tërheqja e kokrrave të gjinjve). Në fakt, në këtë rast bëhet fjalë për ndalim të menjëhershëm të zemrës.
 
Në raste të rralla, nëse disponohet një aparat elektrokardiograme (EKG), që mundëson regjistrimin e aktivitetit elektrik të zemrës, mund të diagnostikohet fibrilacioni ventrikular.
Vdekja e papritur kardiake: masazhi i menjëhershëm i zemrës ose defibrilatori mund të bëjnë që zemra të rrahë përsëri.
Vdekja e papritur kardiake: masazhi i menjëhershëm i zemrës ose defibrilatori mund të bëjnë që zemra të rrahë përsëri.

Vdekja e papritur nga zemra përbën një urgjencë mjekësore, për shpëtimin e jetës së pacientit!

Veprimi me shpejtësi mund të shpëtojë jetën e personit, prandaj menjëherë duhet:

  • Të njoftohet ndihma e shpejtë (shërbimi i urgjencës) dhe të fillohen proçedurat e ringjalljes (reanimimit): masazhi në zonën e zemrës dhe frymëmarrja gojë më gojë.
  • Në rastin e konstatimit të fibrilacionit, vetëm goditja elektrike (defibrilatori) mund të rikthejë ritmin normal të zemrës. Kjo proçedurë duhet të kryhet brenda tre minutave të para pas ndalimit të zemrës, në mënyrë që personi të mbijetojë pa pasoja. Pas kësaj periudhe, mundësitë për të mbijetuar ulen më shpejtësi.

Defribilatorët e lëvizshëm gjenden në ambiente tepër të populluara (si psh. në aeroporte). Këto pajisje mund të përdoren lehtësisht nga njerëzit e thjeshtë (jo personel mjekësor), pa asnjë rrezik për jetën e tyre.
 
Kujdes: mbijetesa e pacientit varet nga shpejtësia me të cilën do të jepet ndihma e parë. Njoftoni menjëherë ndihmën e shpejtë ose i kërkoni dikujt tjetër ta bëjë, dhe filloni menjëherë proçedurat praktike të ringjalljes (reanimimit). Nëse aty pranë gjendet një defibrilator i lëvizshëm (pajisje që realizon goditjen elektrike në zemër), mos hezitoni ta përdorni. Këto pajisje janë të thjeshta për t’u përdorur dhe të parrezikshme, sepse janë prodhuar për t’u përdorur nga njerëz të thjeshtë.

Vdekja e papritur: një mënyrë jetese e shëndetshme mund të mbrojë zemrën.
Vdekja e papritur: një mënyrë jetese e shëndetshme mund të mbrojë zemrën.

Për të parandaluar vdekjen e papritur nga zemra, mënyra e vetme është identifikimi i personave të rrezikuar prej saj, dhe respektimi prej tyre i masave të përshkruara nga mjeku specialist, për uljen e shkallës së këtij rreziku.

Masat e përgjithshme për uljen e rrezikut për vdekje të papritur janë:

  • Ndërprerja e duhanit
  • Rënia në peshë
  • Normalizimi i nivelit të kolesterolit në gjak (me dietë dhe/ose medikamente)
  • Kontrolli i mirë i tensionit arterial
  • Kontrolli i mirë i nivelit të sheqerit në gjak tek personat me diabet të sheqerit.

Mënyra kirurgjikale e trajtimit

Ngushtimi i arterieve koronare të zemrës mund të trajtohet me rrugë kirurgjikale, që konsiston në zgjerimin e tyre nëpërmjet vendosjes së një stende ose të një bai-pasi (krijimit të një rruge anësore për kalimin e gjakut).

Trajtimi medikamentoz

Personat pak të rrezikuar mund t’i nënshtrohen një trajtimi medikamentoz, me beta-bllokues, nitrate (trinitrina) ose medikamente të tjera që normalizojnë ritmin e zemrës (antiaritmikë).

Tek personat tepër të rrezikuar, që kanë kaluar një episod të ndalimit të zemrës ose që janë diagnostikuar me aritmi (çrregullim të ritmit të zemrës), mund të jetë e dobishme vendosja e një aparati (defibrilator), që funksionon si një nxitës i zemrës. Në rastet e shfaqjes së një aritmie, aparati jep automatikisht goditje elektrike, ndërpret aritminë dhe rikthen ritmin normal të zemrës.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.