logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Çdo devijim nga shikimi normal është një
Çdo devijim nga shikimi normal është një "çrregullim i shikimit"

"Çrregullimet e shikimit" është një term shumë i veçantë dhe përshkruan çdo lloj shikimi jonormal.

Shembuj të çrregullimeve të shikimit: miopia dhe hipermetropia, shfaqja e njollave të bardha, shfaqja e xixave, imazhe të dyfishta, dridhja e syve, "njolla e zezë para syve".

Shkaqet janë po aq të ndryshme sa edhe çrregullimet e shikimit vetë. Nga njëra anë, shkaktare mund të jetë një sëmundje e syve, por nga ana tjetër, mund të jenë sëmundje të brendshme që mund të çojnë në dëmtime të shikimit. Shembuj të tillë janë: migrena, diabeti i sheqerit, presioni i ulët i gjakut, ose sëmundjet autoimune. Simptomat e alarmit që patjetër duhet të rezultojnë në një konsultë me okulistin tuaj janë shfaqja e njollave të bardha, e xixave, shikimi i dyfishtë, fushëpamja e kufizuar ose përkeqësimi i menjëhershëm i shikimit.

Një çrregullim i shikimit kuptohet që është një problem i lidhur me shikimin, që zakonisht ndodh përsëri. Ai mund të preki vetëm njërin sy ose të dy sytë dhe të jetë i përkohshëm ose i përhershëm.

Çrregullimet e shikimit mund të shfaqen me një larmi të gjerë të formave dhe manifestimeve. Kështu, manifestimet më të mundshme janë: shikimi i paqartë ose i turbullt, errësimi i menjëhershëm i pamjes, defektet e fushës së pamjes, dridhja e syve, shikimi i shtrembëruar, shikimi i dyfishtë, çrregullimet e shikimit të ngjyrave, shfaqja e xixave, shikimi i pikave të zeza ose të ngjyrosura, humbja e papritur e shikimit dhe anomali të tjera. 

Çrregullimet e shikimit mund të shoqërohen ose jo me dhimbje të syve.

Çrregullimet e shikimit mund të çojnë në probleme të mëtejshme, të tilla si: ecja e paqëndrueshme dhe rreziku i rrëzimeve, rreziku i aksidenteve në trafik, një rënie e performancës akademike dhe profesionale, si dhe depresioni.

Simptoma të mundshme shoqëruese të çrregullimeve të shikimit janë: të përzierat, të vjellat, dhimbja e kokës, dhimbja e qafës, dhimbja në sy, djegia e syve, skuqja e syve, lotët në sy, marramendja, paraliza, etj.

Shkaqet e çrregullimeve të shikimit janë të ndryshme. Çrregullimet e papritura të shikimit ose përkeqësimi i shikimit mund të tregojnë sëmundje serioze, jo vetëm sëmundje të syve, por edhe sëmundje të brendshme, veçanërisht ato të sistemit nervor.

Shkaqet e mundshme të çrregullimeve të shikimit nga sëmundjet e syve:

Shkaqet e mundshme të çrregullimeve të shikimit për shkak të sëmundjeve të brendshme:

Çrregullimet e shikimit të lidhura me moshën ose me sëmundje të ndryshme mund të parandalohen vetëm në një masë të kufizuar. 

Sidoqoftë, ka shumë që mund të bëhet për të parandaluar dhe zbuluar herët çrregullimet e shikimit. Të tilla janë:

  • Dieta e shëndetshme dhe e larmishme
  • Lënia e duhanit: pirja e duhanit është një nga faktorët e rrezikut për çrregullime të qarkullimit të gjakut, përfshirë edhe tek sytë
  • Mbrojtja nga dielli (syze dielli me mbrojtje UV, syze speciale për rrezatim ekstrem UV si për në dëborë)
  • Kontrollet parandaluese: vizita vjetore tek okulisti ndihmon për të identifikuar dhe trajtuar në kohën e duhur shqetësimet e shikimit të lidhura me moshën. E njëjta gjë vlen për njerëzit me sëmundje të tilla që mund të çojnë në çrregullime të shikimit, si diabeti i sheqerit, presioni i lartë i gjakut ose çrregullimet e metabolizmit të yndyrnave. Ky kontroll është më i rëndësishëm tek fëmijët, në mënyrë që të evidentohet ndonjë çrregullim në një fazë të hershme, pa shkaktuar dëmtime të përhershme të shikimit.
  • Masat e përgjithshme për dëmtimin e përhershëm të shikimit: ndihmat dhe parandalimi i rrëzimeve (shih më poshtë).

Këshilla të dobishme për urgjencat e syve:

  • Çrregullimet e papritura të shikimit janë zakonisht situata emergjente, që kërkojnë trajtim të menjëhershëm nga një mjek okulist. Verbëria e papritur është gjithmonë një emergjencë absolute.
  • Lëndimet (plagë të dukshme të syve, trupa të huaj në sy, goditje në sy) duhet të trajtohen menjëherë nga një okulist.
  • Ndihma e parë për djegiet nga substancat acide: mjekët okulistë rekomandojnë shpëlarjen menjëherë të syve, mundësisht me ujë të pastër dhe për të paktën 15 minuta, në mënyrë që të hollohet dhe shpëlahet acidi; njoftoni shërbimin e urgjencës mjekësore në të njëjtën kohë që bëni shpëlarjen.

Një shqetësim ose përkeqësim i shikimit duhet të merret gjithmonë seriozisht dhe të sqarohet nga një mjek, në mënyrë që të mos ketë dëmtime të përhershme. Konsultohuni menjëherë me një mjek nëse keni shqetësime të menjëhershme ose të rënda të shikimit, edhe nëse nuk janë të dhimbshme. Humbja e papritur e shikimit është gjithmonë një emergjencë absolute.

Cili mjek është përgjegjës?

Për të marrë një informacion të saktë mbi ankesat aktuale dhe shkaqet e mundshme të problemeve të lidhura me shikimin, së pari merret historia mjekësore (anamneza) dhe kryhet një ekzaminim fizik me mjete të thjeshta (shikimi, prekja, dëgjimi, testet funksionale, etj.). Bazuar në këtë, më tej vijojnë ekzaminimet specifike.

Njohja me historinë mjekësore (anamneza) duke u bazuar në:

  • Pyetjet në lidhje me vetë simptomën apo simptomat e pacientit: që kur ka filluar, përshkrimi i saktë i simptomave, një sy ose të dy të prekur, kohët e fundit ose më herët, fillimi (papritmas ose gradualisht), ecuria (konstante, në rritje, me episode, në ulje), dyshohet për një shkak të mundshëm, anëtarët e familjes me probleme në sy, etj.
  • Simptomat shoqëruese (shih më lart)
  • Sëmundjet para-ekzistuese dhe shoqëruese, përfshirë operacionet ose aksidentet
  • Sëmundje të rëndësishme dhe shkaqe të vdekjes në familje
  • Alergjitë
  • Marrja e ilaçeve
  • Kushtet e jetesës, formimi profesional dhe shoqëror
  • Zakonet, si: stërvitje, dieta, cilësia dhe orari i gjumit, produkte stimulante (kafe, duhan, alkool,medikamente, droga), stresi, etj.

Ekzaminimi fizik

Në rastin e shqetësimeve të lidhura me shikimin, hapi i parë është një ekzaminim i hollësishëm oftalmologjik (aftësia pamore, ekzaminohet segmenti i përparmë i syrit me një llambë të çarë, segmenti i pasmë i syrit me një oftalmoskop, matja e presionit brenda syrit, etj.). Përveç kësaj, kryhet një ekzaminim i përgjithshëm në tërë trupin dhe, nëse dyshohet për një sëmundje të sistemit nervor, nevojitet një ekzaminim përkatës i funksioneve nervore.

Diagnostikimi i mëtejshëm / Ekzaminimet specifike

Ju mund të gjeni më shumë informacion mbi diagnostikimin në temat përkatëse të sëmundjeve të syve.

Terapia për çrregullimet e shikimit varet nga shkaku, ku  janë të mundshme opsionet e mëposhtme të trajtimit:

Trajtimi i sëmundjeve kryesore (shkaktare)

Nëse problemet e shikimit janë rezultat i një sëmundjeje, fillimisht duhet të trajtohet pikërisht sëmundja shkaktare. Terapia mund të përfshijë përdorimin e ilaçeve të përshtatshme (pika, pomada, tableta), syze ose lente kontakti, ose trajtim me lazer ose kirurgji (p.sh. operacioni i kataraktit).

Masat e përgjithshme (ndihmat, parandalimi i rrëzimeve)

Në rastin e dëmtimit të përhershëm të shikimit, ndihma përqëndrohet në masat për të përballuar dëmtimin sa më mirë që të jetë e mundur. Kjo përfshin ndihmat (mjetet për ecje, zmadhuesit e fortë të leximit, etj.) dhe rregullimet në mjedisin e jetesës (heqja e rreziqeve gjatë ecjes, ndihmat e orientimit të koduara me ngjyra, evitimi i parmakëve brenda banesës, etj.).

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...