logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Ekokardiografia është një ekzaminim ekografik i zemrës që evidenton të gjitha strukturat e zemrës.
Ekokardiografia është një ekzaminim ekografik i zemrës që evidenton të gjitha strukturat e zemrës.

Çfarë është një ekokardiografi?

Ekokardiografia është një ekzaminim i zemrës që bazohet në përdorimin e ultratingujve. Ajo bën të mundur vlerësimin e funksionit të zemrës (funksionin pompë, funksionimin e valvulave të zemrës) dhe madhësinë e zemrës, për të zbuluar sëmundje të mundshme të saj. Në shumicën e rasteve ekokardiografia kryhet nga jashtë; në disa raste, ajo kryhet nga brenda, nëpërmjet ezofagut, si një gastroskopi (ekokardiografia transezofageale). Meqë ekografia është një ekzaminim pa rrezik dhe pa rrezatim, ekokardiografia është një ekzaminim që kryhet shumë shpesh në rastet kur dyshohen sëmundje të zemrës.

Ekokardiografia e jashtme dhe ekokardiografia transezofageale janë ekzaminime të kardiologjisë, një degë e mjekësisë interne (të organeve të brendshme).

A kërkon ky ekzaminim ndonjë përgatitje paraprake specifike? 

Ekokardiografia mund të kryhet pa përgatitje specifike.

Çfarë duhet të sqarohet përpara ekzaminimit?

Përpara kryerjes së ekografisë nuk nevojitet asnjë sqarim.

Si realizohet ekokardiografia?

Për ekokardiografinë tradicionale të jashtme aplikohet xheli i kontaktit në lëkurë, më pas koka e sondës së ultratingullit vendoset mbi lëkurë. Specialisti lëviz kokën e sondës duke bërë lëvizje para-prapa, në mënyrë që të mund të shohë imazhin e dëshiruar në monitor, dhe kështu të vlerësojë nëse zemra ka anomali. Përveç kësaj, është gjithashtu i mundur edhe vlerësimi i fluksit të gjakut me pajisjen ekografike me Dopler, i cili siguron informacion shtesë për praninë e sëmundjeve. 

Për ekokardiografinë transezofageale, ashtu si edhe për gastroskopinë, sonda futet nga goja në ezofag. Ky ekzaminim lejon një imazh më të saktë të zemrës, dhe mbi të gjitha, të valvulave të zemrës, për shkak se koka e sondës është më afër zemrës sesa në rastin e ekokardiografisë së jashtme.

Kur duhet të kryhet Ekokardiografia?

Ekzaminimi kryhet në raste të simptomave të lidhura me zemrën, për diagnozën dhe kontrollin e mjekimit të sëmundjeve të zemrës.

Arsyet më të shpeshta për ekokardiografi janë:

A paraqet Ekokardiografia ndonjë rrezik apo efekte të padëshiruara?

Ekokardiografia e jashtme është pa dhimbje dhe pa rreziqe. Gjatë ekokardiografisë transezofageale, në raste shumë të rralla mund të ndodhin dëmtime të gojës ose ezofagut. Gjithashtu, në raste të rralla mund të shkaktohen probleme me frymëshkëmbimin ose çrregullime të ritmit të zemrës. 

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.