logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)

Çfarë është shintigrafia e trurit?

Shintigrafia e trurit është një ekzaminim imazherik që shërben për vlerësimin e shkallës së furnizimit të trurit me gjak. Nëpërmjet saj mund të zbulohet prania e problemeve të qarkullimit të gjakut në tru ose e një demence të mundshme (si psh. Sëmundja e Alzheimer). Për realizimin e këtij ekzaminimi, fillimisht injektohet në një venë të krahut një lëndë kontrasti lehtësisht radioaktive, e cila shpejt grumbullohet në tru. Më pas, me ndihmën e një kamere speciale përftohen imazhet e trurit. 

Shintigrafia e trurit është një ekzaminim i Mjekësisë bërthamore.

A kërkon ky ekzaminim ndonjë përgatitje të veçantë?

Një ditë përpara ekzaminimit, është e nevojshme të ndalohet konsumimi i kafeinës (kafe, çaji i zi, çokollata, koka-kola, pije energjike). Ekzaminimi kërkon që pacienti të jetë esëll (mos të ketë ngrënë dhe pirë rreth 4 orë më parë).

Çfarë duhet të sqarohet para ekzaminimit?

Përpara së gjithash, duhet të përjashtohet një shtatzëni. Përveç kësaj, asnjë sqarim i veçantë nuk është i nevojshëm.

Si kryhet shintigrafia e trurit?

Së pari, pacienti vendoset në pozicionin shtrirë, i qetë, dhe me sytë e mbyllur për rreth 15 minuta, në një dhomë të errët. Kjo ka për qëllim të sigurojë furnizimin më të rregullt të mundshëm të trurit me gjak. Pastaj, një sasi e vogël e substancës lehtësisht radioaktive injektohet në venën e krahut, nga ku më pas shkon dhe grumbullohet shpejt në tru, duke dhënë informacion për furnizimin e menjëhershëm të trurit me gjak. Me anën e një aparati të veçantë realizohet përftimi i imazheve të trurit, të cilat shfaqen në kompjuter në tre dimensione.

Kur përdoret shintigrafia e trurit?

Shintigrafia e trurit përdoret për të diagnostikuar disa sëmundje, që shoqërohen me çrregullime të furnizimit të trurit me gjak. 

Arsyet e shpeshta për kryerjen e shintigrafisë së trurit janë:

A paraqet shintigrafia e trurit rreziqe ose efekte të padëshiruara?

Në parim, është i mundshëm një reaksion alergjik ndaj substancës radioaktive të injektuar në krah, por gjithsesi ndodh shumë rrallë. Fluoroskopia shoqërohet me një ekspozim të caktuar ndaj rrezatimit. Sintigrafia e trurit nuk kryhet gjatë periudhës së shtatzënisë. Sipas këshillave të specialistit të Mjekësisë bërthamore, gratë që ushqejnë fëmijët me gji duhet ta ndërpresin ushqyerjen me gji për një periudhë të shkurtër kohore pas ekzaminimit. 


Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.