logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Defektet e valvulave të zemrës: anatomia e sistemit kardiovaskular.
Defektet e valvulave të zemrës: anatomia e sistemit kardiovaskular.

Në aspektin anatomik, zemra përbëhet nga katër dhoma: dy veshore, të vendosura në pjesën e sipërme, dhe dy barkushe të vendosura në pjesën e poshtme.

Ana e majtë e zemrës, e përbërë nga veshorja dhe barkushja e majtë, përmban gjak të pastër, i cili nga barkushja e majtë hidhet në aortë për të furnizuar indet e trupit. Ky kthehet si gjak i papastër në veshoren e djathtë (qarkullimi i madh ose i përgjithshëm i gjakut).

Ana e djathtë e zemrës, e përbërë nga veshorja dhe barkushja e djathtë, përmban gjak të papastër, të cilin e hedh nga barkushja e djathtë në arterien mushkërore (pulmonare), për ta çuar në mushkëri, ku do të pastrohet. Ky kthehet si gjak i pastër në veshoren e majtë (qarkullimi i vogël ose mushkëror i gjakut).

Valvulat që gjenden në zemër janë të dy tipeve: të brendshme, që mundësojnë kalimin e gjakut nga njëra dhomë e zemrës në tjetrën, si dhe të jashtme, që mundësojnë kalimin e gjakut nga zemra në arterien mushkërore (që çon gjakun për t’u pastruar në mushkëri) dhe në aortë (që çon gjakun e pastër në të gjitha indet e organizmit).

Në valvulat e brendshme bëjnë pjesë:

  • Valvula mitrale (ose bikuspidale-me dy fletë), e cila ndodhet ndërmjet veshores së majtë dhe barkushes së majtë, dhe ka për funksion të pengojë kthimin e gjakut nga barkushja për në veshore gjatë kohës kur barkushja e hedh gjakun në aortë.
  • Valvula trikuspidale (me tre fletë), e cila ndodhet ndërmjet veshores së djathtë dhe barkushes së djathtë, dhe pengon kthimin e gjakut nga barkushja për në veshore gjatë kohës kur barkushja e djathtë e hedh gjakun në arterien mushkërore.


Në valvulat e jashtme bëjnë pjesë:

Nëse valvulat janë të shëndetshme, ato mbyllen në mënyrë hermetike, duke e kryer plotësisht funksionin e tyre barrierë. Por në rast se ato janë të dëmtuara, të sklerotizuara dhe të ngushtuara, funksioni i tyre bie, duke shkaktuar atë që quhet insuficienca valvulare (paaftësi e valvulave për t’u mbyllur plotësisht)

Defektet e valvulave të zemrës: kryesisht të fituara nga arterioskleroza.
Defektet e valvulave të zemrës: kryesisht të fituara nga arterioskleroza.

Katër valvulat e zemrës kanë për funksion kryesor të pengojnë kthimin e gjakut mbrapsht, pra kalimin e tij në drejtimin e gabuar.

Në rast se, për arsye të ndryshme, ndodh zgjerimi, ngushtimi, humbja e tonusit ose çarja e valvulave, ato nuk do të mbyllen më plotësisht dhe gjaku do të mund të kalojë lirshëm në drejtim të gabuar, pra mbrapsht, drejt veshoreve apo barkusheve (në varësi të valvulës që paraqet problemin). Fillimisht kjo situatë mund të reflektohet vetëm me ulje të aftësive fizike të pacientit, për shkak të dobësimit gradual të punës së zemrës. Më pas, në raste të avancuara, problemet valvulare mund të shkaktojnë aritmi në terren të insuficiencës kardiake (dobësimit të punës së zemrës).

  • Sëmundjet e valvulave mund të shfaqen në anën e majtë ose të djathtë të zemrës.
  • Sëmundjet e valvulave të anës së majtë të zemrës përfshijnë valvulën e aortës dhe atë mitrale, dhe shkaktojnë insuficiencë të anës së majtë të zemrës.
  • Sëmundjet e valvulave të anës së djathtë të zemrës përfshijnë valvulën e arteries pulmonare dhe atë trikuspidale, dhe shkaktojnë insuficiencë të anës së djathtë të zemrës.

Format e dëmtimit të valvulave të zemrës përcaktohen në varësi të shkallës së prekjes së tyre, dhe për pasojë të sasisë së gjakut që arrin të kthehet në to. Kështu:

  • Kur shkalla e dëmtimit të valvulës, e tipit ngushtim apo kalcifikim (sklerozë), është e lehtë, ajo reflektohet me kthimin e një sasie të vogël gjaku përmes saj.
  • Kur shkalla e dëmtimit të valvulës është e avancuar, pra valvula është e paaftë të mbyllet plotësisht, ajo reflektohet me kthimin e sasive të mëdha të gjakut përmes saj.

Sëmundjet e valvulave të zemrës kanë shkaqe të shumta. Forma e lindur (kongenitale) e tyre është e rrallë, në rreth 1% të rasteve. Format e fituara gjatë jetës janë të shpeshta. Ato prekin kryesisht anën e majtë të zemrës, pra valvulën aortale dhe atë mitrale.

Më poshtë paraqiten në mënyrë të detajuar shkaqet specifike të formave të fituara të sëmundjes valvulare të zemrës:  

  • Kalcifikimet (sklerozat): kalcifikimet e valvulave të zemrës janë të krahasueshme me ato të arterieve, pra me arteriosklerozën. Ato prekin kryesisht valvulën e aortës. Ndër faktorët e rrezikut që e nxisin këtë proçes mund të përmendim: moshën, mënyrën jo të shëndetshme të ushqyerjes dhe mungesën e aktivitetit fizik.
  • Inflamacioni i valvulave të zemrës dhe të murit të brendshëm të saj (endokarditi), që shkaktohet shpesh nga ethja reumatizmale (sëmundje inflamatore). Veçanërisht e prekur në këto raste është valvula mitrale, që paraqet ngushtim (stenozë).
  • Infarkti i miokardit: mund të shkaktojë nekrozë (vdekje qelizore) të një pjese të miokardit, dobësim të valvulave ose kufizim të funksionit të tyre.
  • Infeksionet e miokardit (muskulit të zemrës) nga bakteriet ose viruset, që njihet si miokarditi. Në këtë rast dobësimi i valvulave ndodh si pasojë e zgjerimit të miokardit.
  • Sëmundjet e lindura të zemrës, ku më e shpeshta është ngushtimi i arteries pulmonare.

 

Defektet e valvulave të zemrës: asnjë ankesë për një kohë të gjatë.
Defektet e valvulave të zemrës: asnjë ankesë për një kohë të gjatë.

Simptomat e pacientit me sëmundje të valvulave të zemrës varet nga shkalla e dëmtimit të tyre. Kështu, në stadet e hershme ato janë shpesh pa simptoma, pasi zemra është ende e aftë të kompensojë këtë problem. Por, me kalimin e kohës, problemet e tyre mund të shkaktojnë insuficiencë kardiake (dobësim të punës së zemrës).

Në rastin e insuficiencës së valvulave të anës së majtë të zemrës (valvula mitrale dhe  valvula e aortës), pacienti paraqet simptomat e insuficiencës së anës së majtë të zemrës, ku përfshihen:

Në rastin e insuficiencës së valvulave të anës së djathtë të zemrës (valvula e arteries pulmonare dhe  valvula trikuspidale), pacienti paraqet simptomat e insuficiencës së anës së djathtë të zemrës:

  • Edema (enjtje), si pasojë e grumbullimit të likidit në trup, në zonën e mëlçisë dhe të kyçeve të këmbëve. Kjo reflektohet me dobësi të theksuar trupore, lodhje të shpejtë dhe vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik.

 

Defektet e valvulave të zemrës: Ekografia e zemrës.
Defektet e valvulave të zemrës: Ekografia e zemrës.

Diagnoza e sëmundjeve valvulare të zemrës vendoset nga mjeku kardiolog, pasi ai konsulton dhe vlerëson karakteristikat e pacientit. Diagnoza bazohet në:

  • Informimin në mënyrë të detajuar të mjekut me simptomat e pacientit dhe historinë e shfaqjes së tyre
  • Egzaminimin trupor të pacientit, që përfshin palpacionin (prekjen) dhe auskultacionin (dëgjimin me stetoskop në zonën e zemrës)
  • Elektrokardiograma (EKG), që orienton mjekun për problem valvulare të mundshme.
  • Radiografia e kraharorit, që mundëson vlerësimin e madhësisë së zemrës dhe praninë e mundshme të likidit.
  • Ekografia e zemrës, me ose pa përdorimin e lëndëve të kontrastit, që përfaqëson egzaminimin kryesor për diagnostikimin e një sëmundjeje valvulare të zemrës. Kjo për faktin se ajo evidenton me ngjyra lëvizjet e zemrës dhe funksionin e katër dhomave të saj.
Defektet e valvulave të zemrës: vendosja e valvulave artificiale të zemrës.
Defektet e valvulave të zemrës: vendosja e valvulave artificiale të zemrës.

Trajtimi i sëmundjes valvulare të zemrës përshtatet në varësi të shkakut dhe tipit të dëmtimit të tyre. Shpesh, dëmtimet e lehta nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Ato mund të ndiqen në vazhdimësi me kontrolle të rregullta tek mjeku specialist kardiolog.

  • Gjithsesi, trajtimi kompleks i sëmundjeve valvulare të zemrës duhet të konsistojë në:
  • Trajtimin e insuficiencës së zemrës (dobësimit të punës së saj)
  • Trajtimin e fibrilacionit atrial
  • Trajtimin e ngushtimit të valvulës, që realizohet nëpërmjet zgjerimit të saj me balon me rrugë kirurgjikale.
  • Kur sëmundja valvulare diagnostikohet në një stad të avancuar, kryhet vendosja e një valvule artificiale të zemrës, të shoqëruar për gjithë jetën nga përdorimi i një medikamenti hollues të gjakut.
  • Në rast se në origjinën e sëmundjes valvulare qëndron një infeksion, përdoren antibiotikë dhe/ose ndërhyrja kirurgjikale.
  • Parandalimi i infeksionit tek personat me sëmundje të valvulave të zemrës.

 

Në mënyrë që të parandalohen infeksionet, ky kontigjent pacientësh duhet të përdorë antibiotikë përpara çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

 

Një sëmundje valvulare e patrajtuar mund të shkaktojë vdekjen e pacientit. Ecuria e saj varet në rradhë të parë nga tipi i dëmtimit të valvulës dhe nga shkalla e dëmtimit të muskulit të zemrës (miokardi).

Në të gjitha rastet rekomandohet parandalimi i infeksionit. Në rast të kundërt, nëse infeksioni përhapet, mund të shkaktojë formimin e abceseve dhe fistulave (me qelb në brendësi). Në këto situata, fragmentet e indeve të dëmtuara mund të zhvendosen dhe të provokojnë emboli (bllokim të arterieve të zemrës).

 

Defektet e valvulave të zemrës: dieta e shëndetshme dhe shumë ushtrime i parandalojnë.
Defektet e valvulave të zemrës: dieta e shëndetshme dhe shumë ushtrime i parandalojnë.

Masat parandaluese të sëmundjeve të valvulave të zemrës përfshijnë:

  • Ushqyerjen e shëndetshme, të varfër në yndyrna
  • Aktivitetin fizik të rregullt
  • Mbajtjen e peshës trupore në parametra normale
  • Ruajtjen e vlerave të tensionit arterial brenda kufijve të normës

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...