Varikocela
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand, Doris Zumbühl)

Skrotumi është qesja ku janë të vendosur testikujt, të cilët janë gjendrat seksuale mashkullore, që prodhojnë hormonin mashkullor (testosteronin).
Varikocela përfaqëson pikërisht enjtjen e testikulit (testit), përgjithësisht të atij të anës së majtë. Në këtë rast venat e testikulit dhe rrjeta venoze zgjerohen dhe ngjajnë me variçet, duke u përhapur më pas në skrotum.
Varikocela konstatohet më tepër tek meshkujt ndërmjet 15 dhe 25 vjeç.
Varikocela shkaktohet më shpesh nga një pengesë në rrjedhjen e gjakut në venën e veshkës së majtë, e cila çon në rritjen e presionit në venë dhe dobësimin e valvulave venoze të kordonit spermatik (ku kalojnë fijet nervore dhe enët e gjakut që furnizojnë testikujt). Rritja e presionit shkakton zgjerime në rrjetin venoz.
Në varësi të faktorit shkaktar, varikocela grupohet në parësore dhe dytësore.
Varikocela parësore:
- Shkaqet e kësaj forme janë me origjinë të trashëgueshme.
Varikocela dytësore ose simptomatike (me shqetësime) shkaktohet nga:
Varikocela është shpesh asimptomatike, pra pacienti nuk paraqet shqetësime. Në këto raste, ajo mund të diagnostikohet rastësisht, gjatë një egzaminimi mjekësor.
Në raste të tjera, pacienti paraqet këto simptoma:
- Enjtje të skrotumit (qeses ku gjenden testikujt)
- Ndjesia e tensionit dhe dhimbje në pozicionin në këmbë dhe në vrapim.
- Varikocela është e dukshme në pozicionin në këmbë.

Diagnoza e varikocelës përcaktohet nga mjeku specialist urolog ose androlog, duke u bazuar në:
- Egzaminimin trupor të pacientit, nëpërmjet vrojtimit me sy të lirë dhe palpimit (prekjes) sipërfaqësor të testikujve.
- Egzaminimit të thellë, me anën e ekografisë së testikujve ose nëpërmjet radiografisë së venave të tyre (flebografia), që i bën ato të dukshme.
- Analiza mikroskopike e spermës (spermograma), në rast se pacienti dëshiron të ketë fëmijë.

Varikocela duhet t’i nënshtrohet trajtimit në rastet e mëposhtme:
- Kur ajo shkakton dhimbje të forta
- Tek fëmijët dhe adoleshentët, kur madhësia e saj është e rëndësishme, ose kur madhësia e testikulit të prekur është më e madhe se ajo e testikulit të anës tjetër.
- Nëse pacienti dëshiron të ketë fëmijë, ndërkohë që fertiliteti i tij (aftësia për të patur fëmijë) është ulur. Fertiliteti mund të vlerësohet nëpërmjet kryerjes së spermogramës, që është pikërisht analiza mikroskopike e spermës.
Vena e zgjeruar mund të hiqet me rrugë kirurgjikale, qoftë nëpërmjet lidhjes (ligaturës së saj), qoftë nëpërmjet sklerotizimit (djegies). Gjithsesi, kjo e fundit jep rezultate aftgjata më pak të favorshme se ndërhyrja kirurgjikale, pasi shoqërohet me rishfaqje të varikocelës.
Meqenëse në rastin e varikocelës mund të jenë shkatërruar indet fqinje, në rast se nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë infertilitet (ulje të pjellorisë, pra të aftësisë për të patur fëmijë).