logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Kollitja e gjakut është gjithmonë një rast urgjent dhe pacienti duhet të kontrollohet nga ana mjekësore
Kollitja e gjakut është gjithmonë një rast urgjent dhe pacienti duhet të kontrollohet nga ana mjekësore
Ky term i korrespondon pranisë së gjakut në gëlbazë, e njohur si hemoptizia. Në rastet kur sasia e gjakut të nxjerrë me gëlbazën është e madhe, emërtohet hemoptoe dhe shkaktohet përgjithësisht nga sëmundje të mushkërive ose të zemrës.

Nxjerrja e gjakut gjatë kollitjes nënkupton nxjerrjen e gëlbazës me gjak (hemoptizia) nga rrugët e frymëshkëmbimit.

Edhe pse hemoptizia ka përgjithësisht shkaqe relativisht të parrezikshme, nxjerrja e gjakut të pastër me kollë është një urgjencë mjekësore, kërcënuese për jetën.

Burimi më i shpeshtë i daljes së gjakut gjatë hemoptizisë janë mushkëritë. Megjithatë, hemoptizia mund të shkaktohet edhe nga një sëmundje e zemrës. Gjithashtu, gjaku mund të vijë edhe nga goja, hunda ose fyti, ezofagu dhe stomaku. Nëse burimi i hemorragjisë nuk është në rrugët e frymëshkëmbimit, bëhet fjalë për pseudohemoptizi.

Simptomat shoqëruese: temperaturë e lartë (në rast infeksioni), vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në kraharor, rënie në peshë (në rastin e kancerit). Nëse humbja e gjakut është e madhe: gjendje e axhituar, frikë, palpitacione, rënie e presionit të gjakut, djersë të ftohta, turbullim i gjendjes së vetëdijes (urgjencë mjekësore!)

Hemoptizia mund të provokohet nga sëmundjet e mëposhtme:

Sëmundje të mushkërive:

Sëmundje të zemrës:

Shkaqe të tjera:

  • Çrregullimet e mpiksjes së gjakut: Hemofilia (sëmudje e gjakut)
  • Efektet e padëshiruara të disa medikamenteve (antikoagulantët)
Personi që ka hemoptizi duhet të konsultohet sa më parë me një mjek, me qëllim që të përcaktohet shkaku i saj. Nëse është e mundur, duhet të mblidhet pak gëlbazë në një enë, në mënyrë që t’i tregohet mjekut. Në rast se sasia e gjakut të nxjerrë nga goja është tepër e madhe, njoftoni menjëherë një mjek ose shërbimin e urgjencës mjekësore.

Në çdo rast që konstatoni dalje të gjakut nga goja, me ose pa gëlbazë, gjatë ose pas kollitjes, duhet të konsultoheni sa më shpejt me një mjek. Në rast se keni kollë të fortë me sasi të madhe gjaku, njoftoni menjëherë shërbimin e urgjencës mjekësore.

Me cilin mjek duhet të konsultoheni ?

Fillimisht, mjeku duhet të përcaktojë origjinën dhe sasinë e gjakut të humbur. Për këtë qëllim, ai duhet të njihet së pari me historinë mjekësore personale të pacientit (anamneza) dhe të kryejë egzaminimin klinik me mjete të thjeshta (vëzhgimi, analiza, palpacioni, auskultacioni, testet funksionale, etj). Më pas, mjeku mund të rekomandojë edhe egzaminime të tjera më specifike, sipas rastit.

Historia mjekësore personale (anamneza) bazohet tek:

  • Pyetjet e lidhura me hemoptizinë: kur është shfaqur fillimisht, është hera e parë apo ka ndodhur edhe më parë, si është në dukje (sekrecione të përziera me gjak apo gjak i pastër, gjak me ngjyrë të kuqe të celët apo të kuqe të errët, sekrecionet janë të pastra apo me qelb, me fllucka gazi, me erë të keqe, etj.).
  • Njohja me simptomat shoqëruese (shih rubrikën "Si manifestohen simptomat?")
  • Njohja me sëmundjet bashkëshoqëruese, problemet mjekësore personale të mëparshme, përfshirë aksidentet dhe operacionet.
  • Informimi mbi sëmundjet ose shkaqet e vdekjeve në familjen e pacientit.
  • Informimi mbi përdorimin e mundshëm të ndonjë medikamenti (psh. për hollimin e gjakut, etj.)
  • Informimi lidhur me ndonjë alergji ose intolerancë ushqimore të mundshme të pacientit
  • Informimi mbi kushtet e jetesës, aspektet profesionale dhe sociale të pacientit
  • Informimi mbi cilësinë e jetës së pacientit: ushqyerja, gjumi, produktet që konsumon (kafeja, alkooli, nikotina, drogat), stresi, etj.

Egzaminimi klinik

Gjatë këtij egzaminimi, mjeku kontrrollon funksionet e zemrës dhe enëve të gjakut (presionin arterial, pulsin dhe temperaturën trupore) dhe auskulton me stetoskop mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ai inspekton hundën, gojën dhe trakenë, si dhe palpon barkun.

Egzaminime të tjera specifike diagnostike

Më tepër informacion rreth diagnozës mund të gjeni në tablotë klinike të sëmundjeve respektive.

Trajtimi i hemoptizisë varet nga shkaku i saj dhe nga shpeshtësia e nxjerrjes së gjakut. Kështu:
  • Në rastin e hemoptizisë kërcënuese për jetën, prioritet është trajtimi i urgjencës për stabilizimin e parametrave kardio-vaskularë. Më pas, mund të kërkohet burimi i hemorragjisë, për ta trajtuar atë (psh. trajtimi me lazer i enëve të gjakut të mushkërisë që janë dëmtuar gjatë një bronkoskopie).
  • Në rastin e hemoptizisë së lehtë, duhet kërkuar menjëherë shkaku, për ta trajtuar atë. Kështu psh.një infeksion bakterial trajtohet me antibiotikë.
  • Në rastin e hemoptizisë së provokuar nga një kollë e fortë, duhet trajtuar kolla me ndihmën e medikamenteve kundër kollës.
  • Në rastin e hemoptizisë së shkaktuar nga medikamentet antikoagulante, duhet të ndërpritet përdorimi i tyre dhe nëse është e nevojshme, të jepet një antidot.
  • Për shkaqet e tjera, mund të nevojitet një ndërhyrje kirurgjikale; në rastin e një kanceri mund të nevojitet kimioterapi ose radioterapi, sipas tipit dhe stadit të kancerit.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.