logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Endokarditi: shkaktohet nga mikrobet e jashtme ose të brendshme.
Endokarditi: shkaktohet nga mikrobet e jashtme ose të brendshme.

Për shkak të tkurrjeve të rregullta të muskulit të zemrës, endokardi i nënshtrohet një stimulimi intensiv. Proçeset inflamatore në nivelin e endokardit mund të shkaktojnë formimin e cikatriceve dhe ngjitjeve, që mund të çojnë në një mosfunksionim korrekt të valvulave të zemrës.

Endokarditi (inflamacioni i endkardit) shkaktohet si nga bakteriet, ashtu edhe nga ethja reumatizmale. Ai mund të jetë i heshtur, pothuajse asimptomatik, ose tepër i rëndë, me dëmtime të pakthyeshme në nivelin e valvulave të zemrës. Në disa raste, mund të rrezikohet edhe jeta e pacientit.

Vetëm fillimi i menjëhershëm i mjekimit mund të parandalojë zhvillimin e dëmtimeve të valvulave ose përhapjen e infeksionit në të gjithë organizmin. Forma akute e  endokarditit bakterial është tepër e rrezikshme, pasi 30-40 % e pacientëve vdesin edhe në ditët e sotme.

Në rastin e endokarditit reumatizmal, trajtimi i shpejtë dhe i përshtatshëm ndihmon në parandalimin e dëmtimeve valvulare, si dhe të ndërlikimeve kronike.

Endokarditi bakterial: shkaktohet nga bakteriet, që mund ta kenë origjinën nga vatra të infektuara të pranishme në organizëm. Gjithashtu, ato mund të vijnë edhe nga jashtë, duke hyrë në organizëm nëpërmjet kateterëve, perfuzioneve, ndërhyrjeve kirurgjikale në nivelin e zemrës ose enëve të gjakut, vendosja e protezave, shiringave të infektuara që përdoren për injektimin e drogave. Nëpërmjet qarkullimit të gjakut ato arrijnë në endokard. 

Për endokarditin bakterial, dallohen forma e lehtë (subakute) dhe ajo e rëndë (akute). Në mungesë të trajtimit, forma e rëndë shkakton vdekje të pacientit. Karakteri akut ose subakut i një endokarditi bakterial varet nga agjenti që ka shkaktuar infeksionin. 
 
Endokarditi reumatizmal: bëhet fjalë për një përgjigje të papërshtatshme të sistemit imunitar (sëmundje autoimune), i cili reagon në mënyrë të egzagjeruar kundër indeve të vetë organizmit dhe në rastin konkret, kundër endokardit. Shpesh, preken edhe miokardi dhe perikardi. 
 

Shkaqe të tjera

Në raste të rralla, endokarditi mund të shoqërohet nga sëmundje të tjera, përgjithësisht reumatizmale, si:

Endokarditi: gjendje e keqe e përgjithshme.
Endokarditi: gjendje e keqe e përgjithshme.

Endokarditi bakterial

Endokarditi bakterial mund të manifestohet në dy mënyra. Ai mund të shfaqet në formën e infeksionit akut të të gjithë organizmit dhe të shoqërohet me temperaturë të lartë, ndryshime në lëkurë, vështirësi në frymëmarrje ose apopleksi. Ai mund të jetë relativisht i heshtur, pa simptoma të rënda, as shenja të dukshme të lidhura me zemrën.

Endokarditi reumatizmal karakterizohet nga:

Meqenëse simptomat e endokarditit reumatizmal nuk janë absolutisht specifike, vetëm zhurmat në zemër lejojnë shpesh mjekun të dyshojë për një sëmundje të rëndë të zemrës.

Diagnoza e endokarditit përcaktohet nga mjeku specialist kardiolog, duke u bazuar në:

  • Historinë e sëmundjes, përfshirë edhe simptomat e pacientit. Është e rëndësishme që mjeku të informohet për çdo infeksion të mëparshëm (anginë, artrit), operacione ose sëmundje të tjera prej të cilave vuan pacienti.
  • Palpacionin dhe auskultacionin (zhurmat në zemër).
  • Analizat e gjakut (parametrat inflamatorë, identifikimi në gjak i agjentit shkaktar të infeksionit)
  • Ekokardiografia, me ose pa lëndë kontrasti, përbën egzaminimin më të përshtatshëm për diagnostikimin e një dëmtimi valvular. Nëpërmjet tij, lëvizjet e zemrës dhe të disa pjesëve të saj bëhen të dukshme me ngjyra.
Endokarditi: auskultacioni, EKG dhe ekografia e zemrës.
Endokarditi: auskultacioni, EKG dhe ekografia e zemrës.

Diagnoza e endokarditit përcaktohet nga mjeku specialist kardiolog, duke u bazuar në:

  • Historinë e sëmundjes, përfshirë edhe simptomat e pacientit. Është e rëndësishme që mjeku të informohet për çdo infeksion të mëparshëm (anginë, artrit), operacione ose sëmundje të tjera prej të cilave vuan pacienti. 
  • Palpacionin dhe auskultacionin (zhurmat në zemër).
  • Analizat e gjakut (parametrat inflamatorë, identifikimi në gjak i agjentit shkaktar të infeksionit) 
  • Ekokardiografia, me ose pa lëndë kontrasti, përbën egzaminimin më të përshtatshëm për diagnostikimin e një dëmtimi valvular. Nëpërmjet tij, lëvizjet e zemrës dhe të disa pjesëve të saj bëhen të dukshme me ngjyra. 


Endokarditi: vetëm trajtim me medikamente.
Endokarditi: vetëm trajtim me medikamente.

Trajtimi medikamentoz

  • Antibiotikët: në rastin e endokarditit bakterial
  • Antiinflamatorët jo steroidienë  (acidi acetilsalicilik) ose steroidienë (kortizon), në rastin e endokarditit reumatizmal.
  • Pas shërimit të një endokarditi, antibiotikët duhet të merren me qëllim parandalues (parandalimi i endokarditit). 

Kirurgjia

Në rastin e endokarditit akut të rëndë dhe të dëmtimeve kronike të pakthyeshme në nivelin e valvulave të zemrës, valvula e dëmtuar duhet të riparohet ose të të zëvendësohet (proteza valvulare). Në këtë mënyrë mund të eleminohen plotësisht vatrat e infeksionit dhe të ruhet performanca e zemrës.

Në rastin e insufiçiencës kardiake të rëndë, si pasojë e dëmtimeve të valvulave të zemrës, e vetmja mënyrë e trajtimit mbetet transplanti i zemrës. 

Trajtimi medikamentoz pas operacionit përfshin:

  • Trajtimin e zgjatur me antibiotikë.
  • Hollimin e gjakut për gjithë jetën.
  • Sipas rastit, trajtimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës ose të një insufiçience kardiake.

Nëse endokarditi është shoqërues (dytësor) i një sëmundjeje tjetër të rëndë, duhet të trajtohet patjetër sëmundja kryesore.

 

Endokarditi bakterial akut është konsideruar gjithmonë si një sëmundje tepër e rrezikshme. Në rast se nuk trajtohet në mënyrë korrekte, ai shkakton shumë shpejt vdekjen e pacientit. Infeksioni mund të prekë valvulat e zemrës dhe të përhapet në organizëm nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Në këtë rast, nëse trajtimi nuk është i menjëhershëm, infeksioni mund të vazhdojë të përhapet (inflamacioni i trurit me formimin e një abcesi dhe/ose apopleksia cerebrale).

Në rast se trajtohet në stad të hershëm dhe në mënyrë korrekte, dhe pacienti kryen kontrolle të rregullta tek mjeku kardiolog, ecuria e endokarditit bakterial është shpesh pozitive.
 
Pas një faze akute, mund të zhvillohen dëmtime të pakthyeshme të valvulave të zemrës, veçanërisht në rastin e endokarditit të përsëritur. Në të tilla raste, këto dëmtime dobësojnë miokardin dhe funksionin e zemrës, si dhe funksionin e mushkërive.  

Insufiçienca kardiake është e shpeshtë në rastin e endokarditit që prek valvulat mitrale dhe të aortës (shih sëmundjet e valvulave të zemrës).
 
Pas një ngushtimi ose funksioni të pamjaftueshëm të valvulës mitrale, shfaqen shpesh fibrilacioni atrial ose çrregullimet e ritmitatriumeve. Kjo pasohet me rrezikun e formimit të trombeve, që mund të shkojnë në tru dhe të shkaktojnë një krizë apopleksie.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.