logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Dhimbja në këmbë tregon çrregullime të qarkullimit të gjakut, sëmundje venoze ose lëndime
Dhimbja në këmbë tregon çrregullime të qarkullimit të gjakut, sëmundje venoze ose lëndime
Dhimbja në këmbë ose  në shputën e këmbës, veçanërisht te njerëzit e moshuar dhe duhanpirësit - me ose pa diabet - tregon një çrregullim të qarkullimit të gjakut në arteriet e këmbëve. Sëmundja okluzive arteriale - e quajtur edhe këmba e duhanpirësit - është e zakonshme dhe është një shenjë e rritjes së rrezikut për një infarkt në zemër ose goditje në tru. Sëmundje të tjera të zakonshme të shoqëruara me dhimbje në këmbë ose në shputën e këmbës: trombozë venoze, hernie diskale, lëndime në ligament dhe kockë, osteoartriti ose artriti.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.