logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
thumbnail_title
Era e keqe e gojës është e bezdisshme dhe shpesh shkaktohet nga dieta, pirja e duhanit, alkooli ose higjiena e dobët e gojës

Ky emërtim përdoret për aromën e pakëndshme të ajrit të nxjerrë nga një person. Ajo është rezultat i avullimit të përbërjeve të sulfuruara, që formohen nga shpërbërja e baktereve ose nga indet e vdekura. Ndjesia e aromës së pakëndshme në gojë është një simptomë që mund të tregojë për inflamacione të mukozës së gojës dhe të mishrave të dhëmbëve, për probleme të dhëmbëve, për inflamacion të bajameve dhe/ose të fytit, si dhe për mundësinë e kthimit të lëngut të stomakut në gojë. Kjo e fundit mund të jetë pasojë e një refluksi gastro-ezofageal, gastritit, etj

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.