logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
SPECT: Tomografia e kompjuterizuar me emetim të fotoneve
SPECT: Tomografia e kompjuterizuar me emetim të fotoneve

Çfarë është SPECT?

Tomografia e kompjuterizuar me emetim të fotoneve bën pjesë në proçedurat moderne të radiografisë, në Mjekësinë bërthamore. Me ndihmën e një substance lehtësisht radioaktive (gjurmuesi), që injektohet në venën e krahut,dhe futet në organin që do të vlerësohet, ky ekzaminim mundëson vlerësimin e proçeseve metabolike dhe të funksioneve të organeve të ndryshme trupore. Gjurmuesi lëshon rreze gama, që kapen nga një gama-kamera dhe konvertohen në imazhe të shumta në projeksionin transversal të trupit, ashtu si edhe gjatë Tomodensitometrisë. Në përgjithësi, SPECT-i dhe Tomodensitometria kombinohen nën termin "SPECT-CT". Praktikisht, të dyja këto ekzaminime kryhen në të njëjtën kohë dhe imazhet e përftuara së bashku bëjnë të mundur përftimin e rezultateve më të mira, dhe sigurisht vendosjen e një diagnoze më të saktë. Në varësi të objektit që do të ekzaminohet, përdoren gjurmuesa të ndryshëm. Për shembull, për ekzaminimin e mushkërive, zemrës dhe kockave përdoret teknecium i radioaktivizuar, për gjendrën tiroide përdoret jod i radioaktivizuar.

Fusha kryesore e aplikimit të SPECT -it është diagnostikimi i kancerit të mushkërive.

SPECT-i ose SPECT-CT është një ekzaminim i Mjekësisë bërthamore.

A ka nevojë ky ekzaminim për ndonjë përgatitje paraprake specifike?

Përgjithësisht, për t’iu nënshtruar këtij ekzaminimi nuk duhet të jeni pa ngrënë. Gjithsesi, lidhur me këtë do ju këshillojë mjeku, sipas rastit.

Çfarë duhet të sqarohet përpara këtij ekzaminimi?

Përpara se të kryhet SPECT-i, duhet të përjashtohet prania e një shtatzënie. Pra, ky ekzaminim nuk rekomandohet të kryhet në femrat shtatzëna.

Kujdes! Lënda e kontrastit nuk duhet të injektohet, ose mund të injektohet vetëm pasi të jenë marrë masat paraprake, në këto raste:

  • Alergji e njohur ndaj lëndës së kontrastit
  • Sëmundje të veshkave, me dëmtim të funksionit të tyre
  • Hipertireozë (lënda e kontrastit përmban jod, për pasojë mund ta përkeqësojë hipertireozën)
  • Shtatzëni

Lënda e kontrastit që përdoret për kryerjen e MRI (Rezonancës magnetike) nuk përmban jod, për këtë arsye ajo nuk paraqet probleme për personat që janë alergjikë ndaj lëndëvëe të kontrastit që përmbajnë jod.

Si realizohet ekzaminimi SPECT?

Përpara ekzaminimit, një substancë e radioaktivizuar injektohet në njërën venë të krahut. Në varësi të llojit të substancës së injektuar, ajo përhapet në organe të ndryshme, ku lëshon rreze gama. Në momentin kur niveli i përhapjes së saj në organizëm është i mjaftueshëm, ekzaminimi mund të fillojë. Ekzaminimi kryhet me pacientin në pozicionin në shpinë, mbi një shtrat të lëvizshëm ekzaminues, që zhvendoset lehtësisht në brendësi të dhomës së skanerit, që është në formën e unazës, me një gama-kamera rrotulluese. Dhoma është e gjerë, rreth70-100 centimetra, me qëllim që pacienti të mos shfaqë probleme të klaustrofobisë. Përveç SPECT-it, kryhet edhe një ekzaminim tjetër, që është SPECT-CT, gjatë të cilit, nëse është e nevojshme, injektohet një lëndë kontrasti që përmban jod (shih: tomodensitometria me kontrast). Në varësi të qëllimit për të cilin kryhet ekzaminimi, ai mund të zgjasë nga 30 minuta deri në disa orë, me pushime të përshtatura, sipas rastit. Regjistrimi i imazheve zgjat maksimumi 30 minuta. Gjatë kësaj kohe, është e rëndësishme që pacienti të qëndrojë i relaksuar dhe i qetë, në mënyrë që të evitohet përftimi i imazheve të turbullta.

Kur nevojitet ekzaminimi SPECT?

Ekzaminimi SPECT përdoret kryesisht për diagnostikimin e sëmundjes së kancerit, ekzaminimin e zemrës, të kockave, të gjendrës tiroide dhe të trurit.

Fushat kryesore të aplikimit të SPECT-it janë:

A paraqet rreziqe apo efekte të dëmshme ky ekzaminim?

Ky ekzaminim është i padhimbshëm dhe i parrezikshëm. Gjatë SPECT-CT, pacienti është i ekspozuar ndaj rrezatimit për një periudhë të shkurtër kohore nga substanca e rrezatuar dhe rrezet X të skanerit. Nëse një lëndë kontrasti me përmbajtje jodi administrohet gjatë skanimit CT, gjatë injektimit të saj mund të ndihet një ndjesi ngrohtësie në trup, por është plotësisht e padëmshme. Në raste të rralla, janë të mundshme reaksione alergjike. Në shumicën e rasteve, ato manifestohen vetëm me një reaksion në lëkurë (skuqje), që zhduket shpejt pas administrimit të antidotit me veprim të shpejtë. Reaksione të forta alergjike, me probleme të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut (shoku anafilaktik) janë jashtëzakonisht të rralla. Lënda e kontrastit me rreze X të përdorura sot në përgjithësi tolerohet shumë mirë. Gjatë shtatzënisë, ky ekzaminim nuk kryhet. Gjatë periudhës së ushqyerjes me gji, nëna mund të ketë nevojë të ndalojë dhënien e gjirit për një periudhë të shkurtër kohe, siç është udhëzuar nga specialisti i mjekësisë bërthamore, në mënyrë që të mund ta kryejë këtë ekzaminim, kur ai është i domosdoshëm.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.