logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Testi Schellong: ekzaminim mjekësor që shërben për diagnostikimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut.
Testi Schellong: ekzaminim mjekësor që shërben për diagnostikimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut.

Çfarë është testi Schellong?

Testi Schellong është një metodë e thjeshtë që shërben për të verifikuar funksionin e qarkullimit të gjakut. Ai bën të mundur diagnostikimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut, të cilat shoqërohen nga një ulje e menjëhershme e presionit të gjakut pas ngritjes në këmbë, që manifestohet me marrje mendsh të menjëhershme, gjendje të fikëti ose rrëzim të pashpjegueshëm.

Gjatë ngritjes së shpejtë nga pozicioni shtrirë në pozicionin në këmbë, një pjesë e gjakut shkon drejt këmbëve. Ky quhet ortostatizëm. Trupi reagon me një shtim të ritmit të zemrës dhe të pulsit, si dhe me tkurrjen e enëve të gjakut, për të mbajtur një presion të qëndrueshëm të gjakut. Ky mekanizëm quhet reaksion ortostatik, dhe në rast se dështon, qëndrimi në këmbë shkakton rënie të presionit të gjakut, të shoqëruar nga marrje mendsh, apo edhe gjendje të fikëti. Ky mosfunksionim quhet hipotension ortostatik.

Testi Schellong është një ekzaminim i Mjekësisë së brendshme.

A nevojitet ndonjë përgatitje paraprake specifike para testit Schellong?

Testi Schellong mund të realizohet pa ndonjë përgatitje të veçantë paraprake.

Çfarë duhet të sqarohet përpara këtij ekzaminimi?

Nuk nevojitet asnjë sqarim i veçantë përpara testit Schellong.

Si realizohet testi Schellong?

  • Në fillim, pacienti qëndron i qetë në pozicionin shtrirë në shtrat për 10 minuta, në mënyrë që të qetësohet qarkullimi i gjakut dhe të arrijë një nivel të qëndrueshëm pushimi.
  • Në fillim, në pozicionin shtrirë matet presioni i gjakut dhe pulsi.
  • Më pas, pacienti ngrihet menjëherë dhe qëndron i ngritur për 10 minuta. Gjatë kësaj kohe matet përsëri, tashmë çdo 2 minuta, presioni i gjakut, ritmi i zemrës dhe pulsi.

Në praninë e një rregullimi normal të qarkullimit të gjakut, pulsi dhe ritmi i zemrës rriten paksa pas kalimit në pozicionin në këmbë, por presioni i gjakut mbetet përgjithësisht i qëndrueshëm. Gjithsesi, nëse ngritja në këmbë shoqërohet me një ulje të madhe të presionit të gjakut, ekziston një çrregullim i rregullimit të qarkullimit, i quajtur çrregullim ortostatik.

Kur nevojitet testi Schelling?

Testi Schelling kryhet për të diagnostikuar çrregullimet e qarkullimit të gjakut që shfaqen kryesisht gjatë ndryshimit të pozicionit, si psh. gjatë kalimit nga pozicioni shtrirë ose ulur në pozicionin në këmbë.

Arsyet më të shpeshta për kryerjen e testit Schellong janë:

A paraqet rreziqe kryerja e testit Schellong?

Ky ekzaminim është i thjeshtë dhe me pak rreziqe. Gjithsesi, personat me qarkullim të paqëndrueshëm të gjakut mund të shfaqin çrregullime të qarkullimit gjatë ngritjes së menjëhershme në këmbë (marramendje, humbje të ekuilibrit).

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.