logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Aritmia: ritëm shumë i ngadaltë, shumë i shpejtë, rrahje jashtë radhe, pauza.
Aritmia: ritëm shumë i ngadaltë, shumë i shpejtë, rrahje jashtë radhe, pauza.

Ky term përkufizon rrahjet e zemrës tepër të ngadalta, tepër të shpejta ose të çrregullta. Këto çrregullime mund të jenë funksionale ose organike, beninje ose malinje. Tek një person i shëndetshëm, rrahjet e zemrës duhet të jenë të rregullta, me shpeshtësi 60-80/minutë.

Njihen forma të ndryshme të aritmisë:

  • Takikardia: përfaqëson rrahjet e zemrës mbi 100/minutë.
    Kujdes: tek i porsalinduri pulsi është normalisht i shpejtë në gjendjen e qetësisë.
  • Bradikardia: përfaqëson rrahjet e zemrës nën 60/minutë.
    Kujdes: tek sportistët pulsi është normalisht nën 50/minutë.
  • Aritmia: përfaqëson rrahjet e çrregullta të zemrës.
  • Ekstrasistola: në këtë formë bëhet fjalë për tkurrje të parakohshme të zemrës, që shfaqen papritur, jashtë rrahjeve të rregullta të saj. Mund të shfaqen të izoluara ose si një seri rrahjesh të çrregullta (palpitacione).

Çrregullimi i ritmit të zemrës është emërtuar në mënyra të ndryshme, në varësi të lokalizimit të tij. Kështu, në rast se ai lokalizohet në veshore quhet atrial dhe në barkushe quhet ventrikular.

Ndërprerja ose bllokimi i impulseve elektrike që vijnë nga tkurrja e miokardit (muskulit të zemrës) shkakton çrregullime të ritmit të zemrës. Mjaft shpesh, nuk njihet ndonjë shkak organik përgjegjës për këtë situatë.

Sëmundjet ose faktorët e mëposhtëm mund të jenë në origjinën e çrregullimeve të ritmit të zemrës:

Ritmi jo i rregullt i zemrës.
Ritmi jo i rregullt i zemrës.

Aritmia mund të manifestohet me këto simptoma:

Aritmia kardiake: EKG në pushim dhe nën stres.
Aritmia kardiake: EKG në pushim dhe nën stres.

Për diagnostikimin e aritmisë janë të nevojshme:

Aritmia kardiake: një pacemaker rregullon ritmin e zemrës.
Aritmia kardiake: një pacemaker rregullon ritmin e zemrës.

Trajtimi i çrregullimeve të ritmit të zemrës është në varësi të faktorëve ose sëmundjeve që janë përgjegjëse për shfaqjen e tyre. Që në fillim, duhet të trajtohet sëmundja kryesore dhe të eleminohen faktorët e rrezikut si mbipesha trupore, konsumi i drogave ose përdorimi i medikamenteve dhe hipertensioni arterial.

Në varësi të tipit të çrregullimit, përdoren mënyrat e mëposhtme të trajtimit, vetëm ose të kombinuara me njëra-tjetrën. 

Trajtimi medikamentoz

Medimantet që përdoren në rastin e çrregullimeve të ritmit të zemrës janë të ndryshme, për shkak të përbërësve aktivë që ato përmbajnë. Ndonjëherë, bashkë me to rekomandohet edhe përdorimi i një medikamenti që hollon gjakun (antikoagulant).

Ndërhyrjet

  • Konvertimi elektrik i ritmit, nëpërmjet goditjes elektrike (defibrilatorit)
  • Egzaminimi nëpërmjet kateterizimit të zemrës dhe eleminimi i njëkohshëm i çrregullimeve të ritmit të zemrës.
  • Vendosja e një nxitësi kardiak, që stimulon rrahje të rregullta të saj.
  • Vendosja e një defibrilatori automatik, i cili ka përparësinë se ndikon në të dyja situatat e mundshme: ul shpeshtësinë e rrahjeve kur ajo është e lartë, por edhe e rrit atë nëse është e dobët.
  • Kirurgjia e zemrës: konsiston në kryerjen e operacioneve të valvulave, realizimin e baipasit (shuntit) ose transplantit të zemrës

Gjatë jetës së tij, në një moment ose në një tjetër, çdo individ mund të shfaqë çrregullime të ritmit të zemrës. Edhe pse për disa persona ato mund të paraqesin rrezik për jetën, në pjesën më të madhe të rasteve janë beninje (të parrezikshme). Gjithsesi, këto çrregullime janë një arsye e fortë për t’u konsultuar me mjekun.

Ndërlikimet mund të shfaqen në rastet e çrregullimeve të zgjatura të ritmit, gjatë sëmundjeve të rëndësishme të zemrës, si sëmundjet e arterieve koronare, të muskulit të zemrës (miokardit), të valvulave ose të perikardit, të cilat e kanë dëmtuar miokardin në një masë të tillë, që ai nuk mund të përballojë më funksionin e tij pompues, duke dëmtuar proçesin e qarkullimit të gjakut.

Forma më e rëndë e këtyre çrregullimeve është fibrilacioni ventrikular, që ka nevojë për trajtim urgjent me goditje elektrike (defibrilator). Në rast të kundërt, ai mund të shkaktojë vdekjen e pacientit.

Aritmia kardiake: evitimi i duhanit dhe shumë aktivitet fizik.
Aritmia kardiake: evitimi i duhanit dhe shumë aktivitet fizik.

Pjesa më e madhe e çrregullimeve të ritmit të zemrës zhduken gjatë trajtimit të sëmundjeve kryesore, që i kanë shkaktuar ato.

Gjithashtu, duhet të eleminohen ose evitohen faktorët e rrezikut për to, si mbipesha trupore, konsumi i duhanit ose i drogave.

Meqenëse çrregullimet e ritmit janë shpesh të lidhura me shkaqe psiqike, në këto raste rekomandohet edhe evitimi i stresit dhe ushtrimi i sporteve relaksuese, si joga, etj.

Në rastet me probleme të mirëfillta të transmetimit të impulsit në zemër, pacienti është i pafuqishëm për t’i korrigjuar ato. Ai vetëm mund të pakësojë shpeshtësinë e shfaqjes së çrregullimeve të ritmit, duke përshtatur një mënyrë jetese të shëndetshme, me ushqyerje të varfër në yndyrna, aktivitet fizik të rregullt, gjumë të mjaftueshëm, etj.

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...