logo

Kushtet e përdorimit (Disclaimer)

Në MedInfo.al, do të gjeni informacion mbi një numër të madh sëmundjesh, simptomash dhe ekzaminimesh. Informacioni në këtë portal përpunohet nga një ekip dhe network mjekësh specialistë me përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ekipi jonë përpiqet të ofrojë informacion të përditësuar dhe nga burime të besueshme.

MedInfo.al nuk pretendon që informacioni i publikuar në këtë platformë të jetë i plotë dhe në asnjë mënyrë nuk zëvendëson këshillimin profesional ose trajtimin nga mjekë profesionistë. Përmbajtja e MedInfo.al nuk mund dhe nuk duhet të përdoret për krijimin e diagnozave të pavarura ose për përzgjedhjen dhe aplikimin e metodave të trajtimit. MedInfo.al kërkon nga të gjithë përdoruesit me probleme shëndetësore që të konsultohen gjithmonë me mjekun specialist nëse është e nevojshme.

Duke aksesuar MedInfo.al, ju automatikisht pranoni që përdorimi informacionit të publikuar në këtë platformë është në përgjegjësinë tuaj të plotë. MedInfo.al nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara drejtpërdrejt ose indirekt nga përdorimi apo keqpërdorimi i informacionit të publikuar në këtë platformë.

Foto/Ilustrime

Nëse nuk shprehet ndryshe, imazhet e publikuara vijnë nga: de.fotolia.com

E drejta e autorit / e drejta e përdorimit

MedInfo.al është krijuar nga Mediscope AG, ARK IT, bazuar tek sprechzimmer.ch dhe EasyWEB. Përmbajtja në këtë portal mbrohet nga ligjet në fuqi për të drejtat e autorit dhe markat tregtare. Ju mund të printoni një kopje të përmbajtjes vetëm për përdorimin tuaj personal dhe jo për arsye tregtare, me kusht që të ruani të gjitha referencat për të drejtat e autorit ose të drejtat e tjera pronësore dhe çdo klauzolë të kushteve të përdorimit në kopjen që keni krijuar. Ndalohet çdo dublikim, shpërndarje ose publikim i mëtejshëm i ndonjë pjese të MedInfo.al. Nëse vizitoni faqe internetit të palëve të treta të linkuara nga MedInfo.al, ju lutemi referojuni dispozitave përkatëse për të drejtat e autorit të publikuara nga këto faqe.

MedInfo.al ka të drejtat e plota mbi të gjithë përmbajtjen e publikuar në gjuhën shqipe, në këtë portal. Materiali nuk mund të kopjohet, shitet, huazohet ose riprodhohet në asnjë mënyrë tjetër pa pëlqimin e shprehur me shkrim nga MedInfo.al.

Lidhje me faqe të tjera interneti

MedInfo.al përmban lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. MedInfo.al nuk është përgjegjës për saktësinë ose aspekte të tjera të informacionit të publikuar në këto faqe interneti dhe nuk është përgjegjës për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i aksesit tuaj në këto faqe interneti. Aksesimi i këtyre faqeve është në përgjegjësin tuaj të plote.