logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Fruthi: një sëmundje infektive virale akute.
Fruthi: një sëmundje infektive virale akute.

Fruthi është një sëmundje infektive tepër ngjitëse, e përhapur në të gjithë botën. Ajo karakterizohet nga prania e puçrrave tepër karakteristike për këtë sëmundje.

Pjesa më e madhe e fëmijëve të pavaksinuar para moshës 10 vjeç kundër kësaj sëmundjeje, preken prej saj.
 
Pas kalimit të parë të këtij infeksioni, organizmi siguron imunitet për gjithë jetën. Ndryshe nga ç’konsiderohet prej popullatës, fruthi është një sëmundje e rëndësishme e moshave fëminore. Kjo për faktin se, edhe në ditët e sotme prej saj vdesin ende fëmijë, si pasojë e ndërlikimeve të rënda.
 
Format e rënda të fruthit (fruthi toksik) prekin kryesisht personat me imunitet të ulur. Rreth 10-20% e të rriturve të prekur vdesin prej pasojave të kësaj sëmundjeje. 

Sëmundja e fruthit shkaktohet nga virusi i fruthit (virusi morbili), që transmetohet nga njeriu tek njeriu nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Kështu, kur personi i infektuar nga fruthi flet, kollitet apo teshtin, ai lëshon spërklat e infektuara të pështymës ose gëlbazës në ambientin përreth, që më pas thithen nëpërmjet frymëmarrjes nga personat e tjerë. Përveç hyrjes së virusit me këtë rrugë, egziston edhe mundësia e hyrjes së tij në organizëm nëpërmjet konjuktivës (pjesës së bardhë)  së syve.

Rreziku për t’u infektuar nga fruthi është më i madh në periudhën nga 5 ditë përpara shpërthimit të puçrrave në lëkurë deri në 4 ditë pas zhdukjes së tyre.

Fruthi është tepër ngjitës, aq sa prej tij mund të infektohen 90% e njerëzve që gjenden në të njëjtin ambient me të sëmurin, nëse janë të pavaksinuar.

Sëmundja e fruthit nuk deklarohet tek një në 100 të infektuar prej saj. Gjithsesi, edhe këta persona janë burim infektimi për të tjerët, dhe në çdo rast të infektuar organizmi prodhon antitrupa kundër virusit, duke siguruar në këtë mënyrë mbrojtjen e përhershme të pacientit. Të njëjtin efekt realizon edhe vaksina kundër fruthit.

Rreziku për t’u infektuar nga fruthi është i pranishëm gjatë periudhës së inkubacionit të virusit të fruthit, që përfshin intervalin kohor nga momenti i infektimit nga virusi deri në momentin e shfaqjes së simptomave të para të infeksionit. Kjo periudhë zgjat nga 10-12 ditë.

Njihen dy stade të sëmundjes së fruthit:  stadi prodromik (pararendës) që karakterizohet nga simptoma të përgjithshme, jo specifike, të ngjashme me ato të një gripi të thjeshtë, dhe stadi ekzantematoz, që karakterizohet nga shfaqja e puçrrave në lëkurë dhe temperatura e lartë.

Simptomat e stadit prodromik:

Simptomat e stadit ekzantematoz:

  • Karakterizohet nga dalja e puçrrave të kuqe në lëkurë, që fillimisht kanë pamjen e pikës. Ato shfaqen fillimisht në zonën pas veshëve dhe në nivelin e qafës, më pas përhapen në mënyrë graduale në të gjithë trupin, deri tek këmbët. Ato janë të pranishme në lëkurë për rreth 5 ditë dhe më pas lëkura bëhet  me luspa.
  • Ngritje të temperaturës, që mund të arrijë deri në 41°.
  • Enjtje e gjendrave limfatike në nivelin e fytit, të shoqëruara me dhimbje në këtë zonë.

Forma të veçanta të fruthit:

Forma e lehtë, në të cilën mungojnë puçrrat në lëkurë dhe simptomat e tjera  janë të pakta. Kjo formë mund të shfaqet tek fëmijët e vaksinuar, që megjithë vaksinimin, nuk kanë zhvilluar mbrojtje të mjaftueshme kundër virusit përgjegjës

Virusi i fruthit mund të shkaktojë tablo klinike nga më të ndryshmet, në varësi të moshës dhe aftësive mbrojtëse të organizmit të prekur. Format e lehta mund të kalojnë përgjithësisht në kushte shtëpie, pa ndërlikime. Por, nëse fëmija paraqet simptomat e përshkruara më sipër, ai duhet t’i nënshtrohet  konsultës  nga mjeku pediatër, që do të konsistojë në:

  • Njohjen e mjekut me simptomat e pacientit dhe historinë e fillimit të tyre.
  • Egzaminimin trupor të tij, lidhur me praninë e puçrrave karakteristike në lëkurë.
  • Nëse diagnoza është ende e paqartë, testohet prania në gjak e antitrupave të drejtuar kundër virusit të fruthit.
  • Konstatohet gjithashtu edhe ulje e numrit të qelizave të bardha të gjakut (leukociteve) në formulën e gjakut.
Fruthi: pushimi dhe izolimi absolut në shtrat.
Fruthi: pushimi dhe izolimi absolut në shtrat.

Trajtimi i fruthit tek fëmijët duhet të fillohet sa më parë, në përputhje me rekomandimet e mjekut pediatër. Ai është kompleks dhe konsiston në këto masa:

  • Shkëputja e fëmijës nga fëmijët e tjerë dhe izolimi i tij në një ambient të veçuar. Kjo rekomandohet për faktin se nuk dihet sesi mund të reagojnë fëmijët e ndryshëm ndaj sëmundjes së fruthit.
  • Regjim absolut në shtrat.
  • Në rast se pacienti zhvillon edhe konjuktivit (inflamacion të konjuktivës), ai duhet të qëndrojë në errësirë të plotë.
  • Pacientit duhet t’i jepen sasi të mëdha lëngjesh nga goja, veçanërisht në rastin e temperaturës së lartë të vazhdueshme.
  • Aplikimi i proçedurave të ftohta mund të ndikojë në uljen e temperaturës.
  • Ushqimi që do të konsumojë pacienti duhet të jetë lehtësisht i tretshëm.
  • Në rastet që kanë kollë me sekrecione, rekomandohet dhënia nga goja e shurupeve ose çajrave  që favorizojnë hollimin e sekrecioneve. Kujdes: Nuk duhet të përdoren medikamente që përmbajnë kodeinë !
  • Të evitohet tharja e ajrit të dhomës ku qëndron i sëmuri, në mënyrë që të mbahen mukozat e njoma.
  • Pas rënies së temperaturës dhe largimit të puçrrave në lëkurë, fëmija duhet të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi edhe për dy javë të tjera.

Medikamentet

 Nuk egziston ende asnjë medikament që të veprojë drejtpërdrejt kundër virusit të fruthit. Për pasojë, trajtimi i këtij infeksioni konsiston vetëm në menaxhimin e simptomave të tij. Në këtë kuadër, rekomandohet të përdoren: 

Në përgjithësi, pjesa më e madhe e rasteve të infektuara nga fruthi shërohen pa komplikacione të mëtejshme. Megjithatë, tek foshnjat dhe fëmijët me ulje të aftësive mbrojtëse të organizmit, pra me imunitet të dobësuar, mund të shfaqen komplikacine të tilla si:

  • Inflamacioni i mushkërive (pneumonia), që manifestohet me vështirësi në frymëmarrje, madje edhe me bllokimin e frymëmarrjes.
  • Inflamacioni i veshit të mesëm (otiti media), që manifestohet me dhimbje të veshit.
  • Inflamacioni i cipës së trurit (meningiti), që manifestohet me dhimbje të forta të kokës, të vjella, çrregullime të ndërgjegjes dhe konvulsione (dridhje të forta që përfshijnë të gjithë trupin). Ky ndërlikim përbën një urgjencë të vërtetë mjekësore.
  • Inflamacioni i rëndë i kornesë (shtresës më të jashtme të syrit, që mbulon strukturat e brendshme dhe që ndikon në aftësinë e shikimit). Ky ndërlikim mund të përparojë deri në verbim të plotë të pacientit.
  • Inflamacioni i apendiksit (apendisiti) mund të shpërthehet nga fruthi dhe trajtimi i vetëm në këtë rast konsiston në ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e tij. 

Kujdes: gjakosja e puçrrave të lëkurës, gjakderdhjet spontane nga mishrat e dhëmbëve dhe hunda, si dhe  temperatura e lartë e vazhdueshme përfaqësojnë simptoma të një situate kritike, që ka nevojë për konsultim të menjëhershmë me mjekun.

Fruthi: vaksina mbron edhe të tjerët.
Fruthi: vaksina mbron edhe të tjerët.

Kalimi i infeksionit të fruthit i siguron organizmit një mbrojtje të përjetshme ndaj tij. Fëmijët mund të vaksinohen kundër fruthit duke filluar nga mosha 12-15 muajshe.

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.