logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Epiglotisi përfaqëson një nga nëntë strukturat kërcore të laringut, që gjendet në hyrje të tij. Në kushte normale, gjatë frymëshkëmbimit, ai pozicionohet lart. Gjatë gëlltitjes së ushqimit, ai vendoset horizontalisht, pra zbret poshtë, me qëllim që të mos lejojë ushqimin të futet në laring, duke e orientuar atë të futet në ezofag.
Epiglotiti: infeksion kërcënues për jetën i epiglotisit.
Epiglotiti: infeksion kërcënues për jetën i epiglotisit.

Epiglotiti është një infeksion akut (i menjëhershëm) i epiglotisit, që rrezikon jetën e pacientit.

Përgjithësisht, infeksioni shkaktohet nga bakteriet dhe është më i shpeshtë tek fëmijët me moshë të vogël dhe ata të moshës shkollore. Për këtë arsye, epiglotiti bën pjesë tek sëmundjet e fëmijëve. Gjithsesi, ai mund të shfaqet edhe tek të rriturit.

Simptomat kryesore të epiglotitit janë: temperatura e menjëhershme dhe tepër e lartë, dhimbjet e forta në gëlltitje dhe ndonjëherë bllokimi në frymëmarrje. Për shkak të enjtjes së rëndësishme të epiglotisit dhe laringut, shtypet trakea. Kjo çon në zërin e mbytur dhe frymëmarrjen e zhurmshme.

Sëmundja përparon shumë shpejt dhe përbën një urgjencë mjekësore absolute, sepse mund të provokojë kriza asfiksie. Në rast se dyshohet për epiglotit, fëmija duhet të transportohet menjëherë për në spital dhe të trajtohet nga personal i specializuar.

Nëse trajtohet në kohë, infeksioni kalon pa pasoja. Por nëse trajtimi vonohet, epiglotiti mund të shkaktojë vdekjen e pacientit.

Vaksinimi parandalues kundër hemofilus influence të tipit b është i mundshëm.

Epiglotiti: infeksion nga bakteri Haemophilus influenza tipi b.
Epiglotiti: infeksion nga bakteri Haemophilus influenza tipi b.

Infeksioni shkaktohet nga bakteri hemofilus influence i tipit b, që është gjithashtu përgjegjës për meningitin (infeksionin e membranave të trurit) tek fëmijët e vegjël, si dhe për bronkitin dhe pneumoninë (inflamacionin e bronkeve dhe mushkërive).

Në pjesën më të madhe të rasteve, epiglotiti nuk rezulton nga ndonjë sëmundje kryesore. Më rrallë, infeksionet e zonës rino-faringeale (të fytit) janë me origjinë nga epiglotiti. Bakteri transmetohet nga thithja e spërklave të infektuara (kur kollitet, flet, teshtin).

Epiglotiti: ethe dhe gjendje e rëndë trupore.
Epiglotiti: ethe dhe gjendje e rëndë trupore.

Sëmundja e epiglotitit mund të ngatërrohet me sëmundje të tjera, që kanë ecuri të ngjashme, veçanërisht pseudokrupi ose difteria.

Epiglotiti shkakton simptomat e mëposhtme:

E rëndësishme: nuk duhet të egzaminohet fyti vetë për shkak të asfiksisë (mbytjes).
Meqenëse kjo situatë përbën një urgjencë mjekësore absolute, fëmija duhet të transportohet menjëherë për në spital.

Masat që duhet të zbatohen deri në mbërritjen e ndihmës së parë:

  • Të qetësohet fëmija, që shpesh është i përfshirë nga ankthi.
  • Të mbahet në pozicionin që i duket atij më i rehatshëm për frymëmarrjen (pozicioni drejt e lehtëson këtë)
  • Të hapen ose të hiqen veshjet që i shtrëngojnë qafën.
  • Të hapet dritarja, që të hyjë ajër i freskët në dhomën e fëmijës.

Diagnoza e epiglotitit bazohet në:

  • Simptomat e pacientit dhe historinë e fillimit të tyre, që janë përgjithësisht të mjaftueshme për vendosjen e diagnozës.
  • Egzaminimin e laringut nga mjeku: epiglotisi është tepër i enjtur. Ky egzaminim duhet të kryhet vetëm nëse mund të bëhet intubimi (frymëmarrja artificiale).
Epiglotiti: trajtimi në kushte spitalore.
Epiglotiti: trajtimi në kushte spitalore.

Në rastet me epiglotit, rekomandohet shtrimi i menjëhershëm i fëmijës në spital dhe vendosja e tij në frymëmarrje artificiale në rastet e problemeve të frymëshkëmbimit. Mungesa e oksigjenit mund të shkaktojë ngërçe muskulare, humbje të vetëdijes, madje edhe vdekje të pacientit.

Medikamentet

Operacionet

Në rastet e një  krize asfiksie (mbytjeje), mund të jetë e nevojshme një trakeotomi (hapje kirurgjikale e trakesë) ose një koniotomi (hapje e laringut).


Nëse trajtohet në kohë, epiglotiti ka ecuri të favorshme. Në rastet kur diagnostikohet vonë dhe trajtimi fillohet me vonesë, shkalla e vdekshmërisë prej tij arrin në rreth 10-20%,

Epiglotiti: vaksinimi kundër Haemophilus influenzae tipi b.
Epiglotiti: vaksinimi kundër Haemophilus influenzae tipi b.

Vaksinimi kundër infeksioneve nga hemofilus influence i tipit b, mund të parandalojnë shfaqjen e një epiglotiti. Ai rekomandohet të praktikohet në tre muajt e parë të jetës.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.