logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Gripi: virusi i gripit, tepër ngjitës.
Gripi: virusi i gripit, tepër ngjitës.

Gripi ose influenca është një infeksion viral akut, shumë ngjitës, relativisht i rëndë, që zakonisht shfaqet në formën e epidemisë gjatë dimrit, dhe që ndryshon nga ftohja e thjeshtë.

Infeksioni prek kryesisht pjesën e sipërme të aparatit të frymëshkëmbimit, por mund të përhapet edhe në pjesën e poshtme të tij. Gripi transmetohet nëpërmjet spërklave të infektuara gjatë kohës kur personi i infektuar teshtin, kollitet, flet ose nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë nga duart, puthjet etj.

Ekzistojnë tre tipe të ndryshme të viruseve të gripit:

  • Tipi A: manifestohet me simptoma të rënda; shfaqet çdo 2 deri në 3 vjet në formën e epidemive ose pandemive.
  • Tipi B: manifestohet me simptoma më pak të rënda; shfaqet çdo 4 deri në 5 vjet në të gjithë Evropën.
  • Tipi C: është forma më pak e rëndë, e ngjashme me një ftohje të thjeshtë.

Gripi i shpendëve shkaktohet nga virusi i gripit A (H5N1), që është një nëntip i virusit të gripit A. Ai përshkruhet veçmas në një material informues për gripin e shpendëve.

Viruset e gripit të tipit A, B ose C janë përgjegjës për sëmundjen e gripit. Virusi i tipit A është më i zakonshmi dhe manifestohet në formën e pandemive. Viruset e tipit B dhe tipit C janë më pak të zakonshme dhe manifestimet klinike të tyre janë më pak të rënda.

Grupet më të rrezikuara

  • Personat mbi 65 vjeç
  • Personat (fëmijët dhe të rriturit) me:
  • Personeli infermieror që punon në spitale ose institucione të tjera të kujdesit shëndetsor.
  • Personat e pranishëm në vende të mbyllura, të mbushura me njerëz (si p.sh. shkollat, transporti publik, vendi i punës).

Gripi: përkeqësim i menjëhershëm i gjendjes së përgjithshme, me ethe.
Gripi: përkeqësim i menjëhershëm i gjendjes së përgjithshme, me ethe.

Periudha e inkubacionit (midis momentit të infektimit dhe fillimit të simptomave klinike) varion nga disa orë në disa ditë. Për këtë arsye, personi i infektuar mund të jetë tashmë ngjitës edhe pse nuk ka ende ndonjë simptomë të gripit.

Simptomat e gripit janë:

Shenjat paralajmëruese për një situatë emergjente janë:

  • Temperatura e lartë prej më shumë se 3 ditësh
  • Dhimbja e qafës, ngurtësimi i qafës dhe çrregullimet e syve, që mund ta orientojnë mjekun për një sëmundje tjetër siç është encefaliti. Kjo gjendje shpesh fillon si një "grip i thjeshtë".
  • Konvulsione nga temperatura e lartë tek fëmijët e vegjël
  • Lodhje e madhe trupore
  • Diarre dhe dhimbje të vazhdueshme të barkut

Gripi: rritje e shpejtë e temperaturës.
Gripi: rritje e shpejtë e temperaturës.

Përcaktimi i diagnozës së gripit nga mjeku bazohet në:

  • Historinë mjekësore të pacientit, duke marrë parasysh simptomat aktuale të tij; në rastin e shpërthimit të simptomave të gripit, diagnoza është përgjithësisht e lehtë.
  • Ekzaminimin fizik të pacientit
  • Testin e gjakut: zbulimi i agjentit shkaktar në serum konfirmon diagnozën.
Gripi: qëndrimi në shtrat, pirja e lëngjeve të ngrohta.
Gripi: qëndrimi në shtrat, pirja e lëngjeve të ngrohta.

Për të parandaluar prekjen nga gripi, është e këshillueshme, sidomos për grupet e rrezikuara, që të vaksinohen çdo vit.

Disa medikamente përdoren për të parandaluar ose pakësuar infeksionet që mund t’i mbivendosen virusit të gripit. Ato veprojnë duke penguar shumëzimin e virusit. Meqenëse virusi shumëfishohet shumë shpejt (me ngjitshmëri tepër të lartë!), trajtimi duhet të fillojë brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes. Këto medikamente zvogëlojnë intensitetin dhe kohëzgjatjen e simptomave, si dhe zvogëlojnë shpeshtësinë dhe intensitetin e ndërlikimeve të mundshme.

Masa të tjera:hidratimi dhe pushimi i mjaftueshëm, administrimi i medikamenteve  antipiretike (për uljen e temperaturës) dhe antalgjike (për qetësimin e dhimbjeve), medikamente antitusive (për qetësimin e kollës) dhe hedhja e pikave në hundë për zhbllokimin e tyre. Terapia me antibiotikë rekomandohet vetëm në rastet e ndërlikuara me infeksione bakteriale. Një temperaturë e lartë dhe e zgjatur në kohë kërkon domosdoshmërisht një konsultim mjekësor.

Në shumicën e rasteve, simptomat e gripit largohen pas 5-10 ditëve. Njerëzit mbeten burim infektimi për sa kohë që simptomat vazhdojnë.

Çfarë mund të bëjmë vetë?

  • Në rastet me temperaturë të lartë, rekomandohet pushimi në shtrat. Djersitja e madhe mund të çojë në humbje të konsiderueshme të lëngjeve (dehidratim), të cilat duhet të kompensohen nëpërmjet marrjes së lëngjeve nga goja në formën e çajit ose të supës. Mund të merret në konsideratë edhe shtrimi në spital, sidomos për fëmijët e vegjël dhe personat e moshuar, kur nuk pinë sa duhet lëngje, për të parandaluar ose trajtuar dehidratimin.
  • Vendosni kompresa rreth kofshëve, për të ulur temperaturën
  • Vendosni kompresa me qepë rreth qafës për të lehtësuar dhimbjen e fytit dhe ngjirjen e zërit; ato mund t’i vendosni edhe në pjesën e kraharorit, për të qetësuar kollën.
  • Në rastet me temperaturë shumë të lartë, që zgjat më shumë se tre ditë, kërkohet konsultim mjekësor.
  • Evitimi i duhanit dhe alkoolit

Në kushte normale, simptomat e gripit largohen pas 7-10 ditësh. Ndërlikimet e gripit janë kryesisht mbi-infeksionet bakteriale. Për shembull, gripi mund të ndërlikohet nga  pneumonia& nbsp;ose abscesi i mushkërive.

Gjithashtu, mund të pasohet edhe nga ndërlikime të tjera kardio-vaskulare, pra të lidhura me zemrën dhe enët e gjakut, të tilla si aritmia, insufiçienca e zemrës (dështimi i punës së zemrës), edema pulmonare (fryrja e mushkërive), ose gjendja e shokut kardiovaskular, që mund të vënë në rrezik jetën e pacientit.

Gripi: rekomandohet vaksina kundër gripit për njerëzit më të rrezikuar.
Gripi: rekomandohet vaksina kundër gripit për njerëzit më të rrezikuar.

Vaksinimi kundër gripit rekomandohet për të moshuarit dhe personat në rrezik më të madh për të zhvilluar ndërlikime serioze.

Meqenëse virusi ndryshon shpesh, vaksinimi duhet rinovuar çdo vit. Megjithëse vaksinimi kundër gripit nuk mbron gjithnjë nga sëmundja, zakonisht ndihmon për të shkurtuar kohëzgjatjen e saj dhe për të zvogëluar intensitetin e simptomave.

Studimet e fundit tregojnë se vaksinimi kundër gripit, sidomos tek të moshuarit, zvogëlon në masë të madhe rrezikun e ndërlikimeve të tilla si pneumonia, sëmundjet e zemrës, dhe infeksionet bakteriale të aparatit të frymëshkëmbimit. Gjithashtu, vaksinimi zvogëlon edhe numrin e shtrimeve në spital.

Gjatë ecurisë së gripit, duhet të përforcohen masat e përgjithshme të higjienës. Meqenëse virusi i gripit mund të mbijetojë për orë të tëra në lëkurë, larja e shpeshtë e duarve me sapun mbron nga përhapja e tij.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...