Bronkiti
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand, Doris Zumbühl)
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand, Doris Zumbühl)

Bronkiti është një inflamacion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Dallohen dy forma klinike të tij: bronkiti akut dhe bronkiti kronik.
Infeksionet më të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes janë ato akute (të menjëhershme). Bronkiti dhe sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes shpërthejnë ose rishfaqen kryesisht në pranverë dhe në vjeshtë.
Bronkiti akut është pasojë e një inflamacioni akut të bronkeve të mëdha. Shpesh, ai është ndërlikim i një gripi ose i një ftohjeje. Duke iu referuar përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), flitet për bronkit kronik kur pacienti paraqet episode të shpeshta të kollës, të paktën për dy vjet, dhe gëlbazë për një periudhë mbi 3 muaj.

Shkaqet e bronkitit janë:
- Infeksionet virale (më të shpeshtat)
- Infeksionet bakteriale
- Infeksionet nga kërpudhat
Shkaku më i shpeshtë i bronkitit kronik është konsumi i duhanit. Rreth 90% e pacientëve që vuajnë nga bronkiti kronik janë pirës ose ish-pirës të duhanit.
Faktorët e rrezikut
- Duhanpirja
- Moti i ftohtë dhe i lagësht
- Ajri i ndotur me tymin e duhanit, me pluhur dhe substanca helmuese
- Infeksione të patrajtuara të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes

Bronkiti karakterizohet nga këto simptoma:
- Ndjeshmëria e lartë e rrugëve të frymëmarrjes, që manifestohet me kollë të vazhdueshme
- Nxjerrje në sasi të mëdha e gëlbazës me ngjyre të bardhë në të verdhë
- Dobësi e përgjithshme trupore, lodhje, ethe
- Dhimbje në gjoks gjatë frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes, e shoqëruar me një kollë të fortë dhe të zgjatur, ose nga një prekje e pleurës (cipës që rrethon mushkërinë).

Diagnostikimi i bronkitit bazohet tek:
- Informimi i mjekut specialist pneumolog rreth të dhënave klinike, përfshirë edhe simptomat që paraqet pacienti
- Ekzaminimi fizik i pacientit
- Analizat e gjakut
- Radiografia e mushkërive

Para së gjithash, duhet detyrimisht të ndërpritet duhani. Trajtimi me medikamente është në varësi të shkallës së sëmundjes dhe të ecurisë së saj.
Medikamentet
Bronkiti mund të trajtohet me:
- Medikamentet mukolitike, që lehtësojnë nxjerrjen e gëlbazës, nëpërmjet hollimit të saj.
- Antibiotikët që përdoren në rastin e infeksioneve me origjinë bakteriale.
- Medikamentet bronkodilatatore, që lirojnë bronket duke i zgjeruar.
- Medikamentet kundër kollës
- Kortizoni, që merret me inhalacion (nëpërmjet aparatit të avullit)
Çfarë mund të bëjmë vetë?
Në rastin e bronkitit, duhet të respektohen këshillat e mëposhtme:
- Të ndërpritet duhani.
- Të evitohet qëndrimi për kohë të gjatë (ambienti i punës) në ambiente me tym duhani, me ndotësa atmosferikë dhe substanca helmuese.
- Të evitohet aktiviteti fizik.
- Të konsumohen sasi të mëdha të lëngjeve (pije të nxehta, çaj); alkoli është i ndaluar.
- Kryerja e avullit (aerozolit) me solucione kripore, vaj kamomili ,etj.
- Gjatë ditës, të evitohet marrja e medikamenteve kundër kollës, në mënyrë që të mos pengohet nxjerrja e gëlbazës.
- Të përdoren pomadat bronkiale (që zbutin bronket)
- Të praktikohen masazhet në pjesën e gjoksit, që ndihmojnë në hollimin dhe daljen me lehtësi të gëlbazës.
Si rregull i përgjithshëm, një bronkit mund të kalojë pa ndërlikime në rast
se ndërpritet duhani, dhe nëse trajtohet në mënyrë korrekte. Kjo
vlen edhe për bronkitin kronik, me kusht që të jetë luftuar faktori shkaktues.
Në rastin e pranisë së simptomave të lidhura me frymëmarrjen dhe frymënxjerrjen, të dhimbjes së gjoksit ose vështirësisë në frymëmarrje, është i domosdoshëm konsultimi me mjekun specialist. Gjithashtu, edhe në rastet e konstatimit të gjakut në gëlbazë, ose të zgjatjes së simptomave për më shumë se një javë, duhet kontaktuar menjëherë mjeku.
Tek personat me sistem imunitar të dobësuar (si psh. me SIDA), tek personat e moshuar, si dhe tek konsumatorët e duhanit, një bronkit akut i parëndësishëm mund të përparojë shumë lehtë e të shndërrohet, brenda një kohe të shkurtër, në bronkit kronik ose pneumoni.
Forma më e rëndë e bronkitit është bronkiti kronik obstruktiv (ngushtues), që karakterizohet nga një trashje e mukozës së bronkeve prej inflamacionit, dhe nga prania e sekrecioneve bronkiale (të bardha ose të verdha), që ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes. Ashtu si edhe në rastin e astmës, konstatohet tkurrje e bronkeve, ngushtim i tyre dhe vështirësi në frymëmarrje. Por, në dallim nga astma, ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes nuk është i përkohshëm, por pjesërisht i përhershëm për këtë formë të bronkitit.
Kjo sëmundje nuk zhduket asnjëherë plotësisht dhe pacienti rrezikon të shfaqë vështirësi në frymëmarrje, përveç simptomave të përhershme si kolla, inflamacioni dhe gëlbaza. Me kalimin e kohës sëmundja rëndohet, duke shkurtuar jetëgjatësinë e personave të prekur prej saj.

Dr. med. Gerhard Emrich
Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.
Dr. med. Daniel Desalmand
Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.
Doris Zumbühl
Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.