logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Helmimi: në varësi të dozës, substancat mund të shkaktojnë simptoma helmimi.
Helmimi: në varësi të dozës, substancat mund të shkaktojnë simptoma helmimi.

Tretshmëria e një substance në organizëm është e ndryshme, në varësi të organizmit. Që në shekullin e 15-të, nga Paracelsus është deklaruar një fakt që është i vlefshëm për të gjitha kohërat: "Gjithçka është helm, asgjë nuk është helm; vetëm doza e bën dallimin". 

Helmimi është një situatë mjekësore që shfaqet pas marrjes së një substance helmuese (toksike), pra pas futjes së saj në organizëm. Shkalla e helmimit varet nga shumë faktorë.

Tre format e helmimit janë:

  • helmimi akut (i menjëhershëm)
  • i lindur (atopik)
  • kronik (i vazhdueshëm).

 
Helmimet e shkaktuara nga disa helme njëherësh njihen si helmime të shumëfishta. Ato zakonisht shfaqen gjatë përdorimit të njëkohshëm të drogave, medikamenteve ose alkoolit.

Çdo helmim akut (i menjëhershëm) mund të jetë fatal për jetën e personit dhe ka nevojë për trajtim sa më të shpejtë mjekësor. Sipas substancës që ka shkaktuar helmimin, dëmtimi i një organi ose i organizmit mund të jetë i parikthyeshëm.
 
Në helmimet kronike (të vazhdueshme), konsumi i substancave për disa vite me radhë mund të shkaktojë dëmtime të organeve dhe nervave, që mund të jenë vdekjeprurëse.

Shenjat e një helmimi akut janë:
Kur duhet të dyshohet për një helmim?
  • Kur ndodh vdekje e papritur tek një person i ri, pa probleme shëndetsore të mëparshme.
  • Kur një fëmijë sëmuret papritur, në gjendje të rëndë.
  • Kur sëmuren njëkohësisht disa persona të të njëjtit mjedis.
  • Në rastet e varësisë nga medikamentet ose drogat. 
  • Tek personat që kanë më tepër mundësi për të përdorur substanca helmuese, për shkak të profesionit, pozicionit, etj.

Për të diagnostikuar një helmim, është e nevojshme:

not_set

Masat e përgjithshme

  • Personi që jep ndihmën e parë nuk duhet të rrezikojë, por duhet të njoftojë menjëherë shërbimin e urgjencës mjekësore.
  • Kontrollohet fillimisht gjendja e vetëdijes, frymëmarrja dhe pulsi. Në rast se konstatohen probleme, kryhen proçedurat e nevojshme të ringjalljes, si frymëmarrja gojë më gojë dhe masazhi në zonën e zemrës.
  • Të ruhen mbetjet e substancës helmuese ose të të vjellave, derisa ato t’i dorëzohen personelit mjekësor për t’u analizuar në laborator.
  • Nëse pacienti e ka humbur vetëdijen, por merr frymë, ai duhet të vendoset në pozicionin anësor të sigurisë.
  • Nëse pacienti merr frymë pak ose aspak, fillohet frymëmarrja gojë më gojë; në rat se ka ndaluar zemra, fillohet menjëherë masazhimi i saj, i cili vazhdohet derisa të mbërrijë ekipi mjekësor.  

Masa të veçanta

  • Specialistët toksikologë rekomandojnë si më të rëndësishme këto masa:
  • Të pihen gllënjka të vogla uji, shurupi ose çaji. Të mos pihet qumësht! Helmet e jashtme duhet të pastrohen me ujë.
  • Në rastin e helmimit me acide, ose lëndë që përdoren për pastrim, nuk duhet të provokohen të vjellat, sepse rreziku i kalimit të tyre në rrugët e frymëmarrjes (aspirimi), dhe për pasojë edhe dëmtimi i mushkërive, është tepër i madh. Edhe vetëm nëse dyshohet për helmim nga  acidet, nuk duhen provokuar të vjellat, meqenëse rreziku i ndërlikimeve është më i madh sesa përfitimi.
  • Në rastin e helmimit nga medikamente që nxisin gjumin, ose nga drogat, kur  personi është i vetëdijshëm, ai duhet të mbahet zgjuar (t’i jepet të pijë kafe) dhe të nxitet për të lëvizur (vrapuar).
  • Në rastin e helmimit nga monoksidi i karbonit (CO),  i sëmuri duhet të nxirret në ajër të pastër. Kujdes: personi që jep ndihmën e parë duhet të mbajë frymën. Vendosja e një mbrojtëseje mbi fytyrën e tij nuk e mbron atë!
  • Në rastin e helmimit nga dioksidi i karbonit (CO2), rreziku i personit që jep ndihmën e parë për t’u helmuar është tepër i lartë. Ai nuk duhet të ndërmarrë rreziqe të panevojshme dhe nuk është i detyruar të ndihmojë të tjerët duke vënë në rrezik jetën e tij!
  • Në rastin e ndalimit të frymëshkëmbimit prej një helmimi nga kontakti me pesticide ose  herbicide, personi që jep ndihmën e parë nuk duhet të kryejë frymëmarrje gojë më gojë, për shkak të rrezikut të lartë të transmetimit të helmit! Ai vetëm duhet të presë ekipin e specializuar!
  • Në rastin e djegies së lëkurës, duhet të hiqen veshjet dhe nëse është e mundur, të hidhet ujë mbi lëkurë.
  • Në rastin e djegies në gojë, qoftë edhe nëse vetëm dyshohet, personit nuk duhet t’i jepet asgjë për të pirë.
  • Në rastin e kontaktit të substancave helmuese me sytë, ato duhet të shpëlahen me ujë të rrjedhshëm (jo me qumësht!) për të paktën 10 minuta.

Procedurat emergjente (ndihma e parë)

Në çdo rast të njoftimit të shërbimit të urgjencës, personi (ose personat) që ka dhënë ndihmën e parë duhet të informojë personelin mjekësor lidhur me pyetjet e mëposhtme:

  1. Kush?
    Duhet dhënë informacion lidhur me moshën, peshën, gjininë e pacientit, dhe numrin e telefonit të personit që ka dhënë ndihmën e parë.
  2. Çfarë?
    Informimi i mjekëve në mënyrë të detajuar rreth substancës helmuese të përdorur.
  3. Si?
    Informimi, brenda mundësive, mbi dozën maksimale të mundshme të substancës së përdorur nga personi i helmuar.
  4. Kur?
    Informim sa më i saktë lidhur me kohën kur ka ndodhur aksidenti.
  5. Çfarë tjetër?
    Çfarë simptomash janë konstatuar tek personi i helmuar? Çfarë proçedurash janë ndërrmarrë deri në mbërritjen e ekipit të specializuar mjekësor?  

E rëndësishme: në çdo rast helmimi, duhet të njoftohet menjëherë shërbimi i urgjencës mjekësore!    

Helmimet mund të shkaktojnë këto ndërlikime në organizëm:

  • Dëmtim të drejtpërdrejtë të lëkurës ose organeve të brendshme, që mund të çojë deri në vdekjen e pacientit.
  • Dëmtim të mëvonshëm të organeve të veçanta, si mëlçia, veshkat, zemra, organet e sistemit të frymëshkëmbimit, etj.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.