logo
Korona Virusi
Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë
Korona Virusi

Covid-19 është një sëmundje infektive e shkaktuar nga koronavirusi SARS-CoV-2. SARS është shkurtimi i termit "sindroma e rëndë e frymëmarrjes" dhe CoV është shkurtimi i termit "Coronavirus". Koronaviruset mund të jenë shkaku i ftohjeve të thjeshta, por edhe i sëmundjeve shumë më serioze, si SARS-i. 

Virusi përgjegjës për Covid-19 u zbulua për herë të parë në Wuhan, Kinë.

Fillimisht, si burim i virusit u konsideruan kafshët, pasi të gjithë pacientët e parë të identifikuar me këtë virus kishin vizituar një treg peshku dhe ushqimi deti ku shiteshin gjithashtu kafshë të gjalla. Dyshimet për një kohë të gjatë u përqëndruan tek lakuriqi i natës. Më pas, u ngrit hipoteza se virusi mund të kishte dalë aksidentalisht nga laboratori kërkimor i Wuhan. Ende vazhdojnë hetimet lidhur me këtë hipotezë.  

Që prej 11 shkurtit të vitit 2020 sëmundja e shkaktuar nga ky virus u quajt COVID-19, ku:

  • CO- lidhet me Koronavirus 
  • VI- lidhet me virusin 
  • D-lidhet me sëmundjen (Disease) 
  • 19 lidhet me vitin kur u shfaq për herë të pare.

Covid-19 është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës, duke shkaktuar një pandemi



Viruset ndryshojnë gjatë gjithë kohës dhe shumica e ndryshimeve janë të parëndësishme. Disa madje e dëmtojnë vetë virusin. Por të tjerët mund ta bëjnë sëmundjen më ngjitëse ose kërcënuese, dhe këto mutacione kanë tendencë të dominojnë.

Për një kohë të gjatë pas fillimit të pandemisë nuk u analizua me saktësi lloji i virusit të Coronës, me të cilin ishin infektuar të sëmurët me Covid-19. Por disa vende arritën që me anë të segmentimit intensiv të gjenin cilat variacione ishin përhapur më shumë në vendet e tyre, si psh. varianti britanik apo ai afrikano- jugor.

Kështu, nëpërmjet këtij segmentimi u konstatua se varianti i përhapur dhjetorin e kaluar fillimisht në Britaninë e Madhe dhe pastaj në Danimarkë, B.1.1.7, përhapet me shpejtësi 70 përqind më të madhe. Ndërkohë ky variant është parë edhe në vende të tjera, mes të cilave edhe në Gjermani.

Mutacionet nuk janë të pazakonta tek viruset, çdo muaj krijohen mesatarisht dy variante të reja. Tek varianti britanik i virusit, i cili është dekoduar krejtësisht, janë vënë re të gjitha 17 ndryshimet gjenetike të njohura deri tani, gjë që ka habitur edhe vetë virologët.

Aktualisht, ka mijëra lloje ose variante të ndryshme të Covid që qarkullojnë në të gjithë botën.Tipet më të përhapura në popullatë janë:

  • Alpha (B.1.1.7), varianti britanik: i identifikuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar, por që u përhap në më shumë se 50 vende të tjera;
  • Beta (B.1.351), varianti afrikano-jugor: i identifikuar së pari në Afrikën e Jugut, por që është zbuluar në të paktën 20 vende të tjera;
  • Gama (P.1), varianti brazilian: i identifikuar së pari në Brazil, por që është përhapur në më shumë se 10 vende të tjera;
  • Delta (B.1.617.2), varianti indian: i identifikuar së pari në Indi, por me përhapje të shpejtë në shumë shtete të tjera. Ky është aktualisht varianti dominant i Covid-19 në botë.

Covid-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri, i quajtur CoV. Koronaviruset mund të jenë shkaku i ftohjeve të thjeshta, por edhe i sëmundjeve shumë më serioze, si SARS-i. Virusi përgjegjës për Covid-19 u zbulua për herë të parë në Wuhan, Kinë.

Burimi i virusit është sigurisht kafsha: të gjithë pacientët e parë të identifikuar me këtë virus kishin vizituar Tregun e Ushqimit të Detit Huanan, një treg peshku dhe ushqimi deti ku shiten gjithashtu kafshë të gjalla.

Kafsha përgjegjëse për transmetimin e virusit tek njerëzit ende nuk dihet, por deri tani dyshime serioze drejtohen nga lakuriqi i natës.

Burimet e transmetimit

Covid-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri, i quajtur CoV. Ky virus transmetohet përmes traktit respirator (të frymëshkëmbimit) pas teshtitjes dhe/ose kollitjes. Për të transmetuar virusin, është i nevojshëm kontakti i ngushtë me një person të infektuar.

Tani për tani vlerësohet se pa masa parandaluese, secili pacient i infektuar e transmeton sëmundjen tek 2 ose 3 persona të tjerë.

Deri tani, nuk është identifikuar asnjë mënyrë tjetër e transmetimit. Kështu, sëmundja nuk duket se transmetohet nga uji ose përmes mallrave të dërguar nga Kina. Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë që sëmundja mund të transmetohet nga kafshët shtëpiake. Nuk përjashtohet mundësia që sëmundja të transmetohet nga sende ose ushqime të infektuara. Prandaj është në interes të popullatës që të respektojë masa të mira si në higjienë ashtu edhe në gatimin e produkteve ushqimore.

Personat më të rrezikuar

Personat që rrezikojnë të zhvillojnë një sëmundje serioze nga ky virus janë:

Periudha e inkubacionit të këtij virusi varion nga 2 deri në 12 ditë, me një mesatare prej 5 ditësh. Simptomat shfaqen gradualisht gjatë disa ditëve, ndryshe nga gripi, i cili fillon në mënyrë të papritur.

Në fillim, simptomat janë jo specifike, duke u shfaqur si lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore, të ngjashme me gripin. Ato rëndohen rreth një javë midis fillimit të simptomave të para dhe pranimit në spital, në rastet kur ky i fundit është i nevojshëm. Simptomat përfshijnë: ethe, temperaturë e lartë, dhimbje gjoksi, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Pacientët gjithashtu raportojnë relativisht shpesh humbje të shijes dhe nuhatjes. Teshtitja dhe diarreja janë simptoma më të rralla të sëmundjes. Kryerja e një skaneri të kraharorit shpesh zbulon pneumoni që prek të dy mushkëritë.

Për shkak të ashpërsisë së këtyre shenjave klinike, 20% e pacientëve duhet të qëndrojnë në spital dhe afërsisht 5% e tyre kërkojnë kujdes intensiv.


Testi diagnostik bazohet në një mostër e sekrecioneve të hundës dhe grykës (nazo-faringeale). Ky test, i quajtur "Testi Tampon-PCR", demonstron drejtpërdrejt praninë e koronavirusit. Nëse testi është pozitiv, pacienti duhet të qëndrojë në shtëpi, përveç rastit nëse ka vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, ai duhet të shtrohet në shërbimin e sëmundjeve infektive ose në reanimacion.

Me anën e testit serologjik, është e mundur të përcaktohet nëse një pacient ka zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit. Testi serologjik është thelbësor për të përcaktuar nivelin e infektimit të popullatës (imuniteti i grupit) dhe për të përcaktuar nëse ekziston mbrojtje ndaj një infeksioni të ri pas një infeksioni të kaluar nga ky virus. 


Testi diagnostik bazohet në ekzaminimin e një mostre të sekrecioneve të hundës dhe grykës (nazo-faringeale). Ekzaminimi mund të realizohet në dy forma, që janë:

  • Testi molekular (testi PCR, tamponi PCR, Sars-Cov-2- PCR), që demonstron drejtpërdrejt praninë e koronavirusit, pasi zbulon materialin gjenetik të virusit. 
  • Testi i shpejtë antigjenik (Antigen Rapid Test), që zbulon proteina specifike të virusit. 

Mënyra e marrjes së materialit është e ngjashme për të dy testet: në zonën e nazofaringut. Tampon PCR mund të merret edhe nga goja. Rezultati i tamponit PCR merret brenda pak orësh, ndërkohë që ai i tamponit të shpejtë brenda 30 minuash. Testi i shpejtë shërben për depistimin e popullatës, falë kostos më të ulët dhe rezultatit më të shpejtë. Saktësia e të dy testeve është maksimale nëse pacienti ka shfaqur simptoma brenda 7 ditëve nga kryerja e testit.

Nëse testi është pozitiv, pacienti duhet të qëndrojë në shtëpi, përveç rastit nëse ka vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, ai duhet të shtrohet në shërbimin e sëmundjeve infektive ose në reanimacion.

Testi serologjik është një analizë gjaku, me anë të së cilës mund të përcaktohet nëse një pacient ka prodhuar antitrupa ndaj koronavirusit. Testi serologjik është thelbësor për të përcaktuar nivelin e infektimit të popullatës (imuniteti i grupit) dhe për të përcaktuar nëse ekziston mbrojtje ndaj një infeksioni të ri pas një infeksioni të kaluar nga ky virus.

Ende sot nuk ka trajtime specifike për Covid-19. Trajtimi është kryesisht simptomatik, që synon uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve të mundshme.

Testet serologjike duhet të kryhen në javët pasuese, pas largimit të simptomave. Këto teste duhet të ndihmojnë në vlerësimin e numrit të njerëzve që kanë rënë në kontakt me virusin dhe kanë zhvilluar imunitet.

Ndërkohë, janë duke u testuar një sërë medikamentesh antivirale, tashmë ekzistuese, të tilla si Klorokina (që përdoret normalisht kundër malaries), Lopinaviri ose Ritonaviri (që përdoren normalisht kundër virusit HIV) ose Ribavirina (që përdoret normalisht kundër hepatitit C). Rezultatet e testimeve të tyre priten me padurim! 

Masat thelbësore parandaluese të Covid-19 mund të përmblidhen si më poshtë:

  • shmangni çdo dalje të panevojshme nga shtëpia;
  • mos u përfshini në asnjë grupim apo tubim;
  • shmangni kontaktin me njerëz të pambrojtur;
  • lani duart rregullisht;
  • përdorni maska me një përdorim;
  • kollituni në bërryl;
  • përshëndetni pa shtrënguar duart;
  • mbani një distancë prej 2 m nga personat e tjerë.