logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Depresioni nuk është vetëm trishtim.
Depresioni nuk është vetëm trishtim.

Depresioni është një sëmundje mendore që karakterizohet nga një gjendje e trishtuar, e shoqëruar nga një ulje e aktivitetit psikomotor (psiqik dhe fizik) dhe nga mungesa e interesit intelektual. Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje mund të zgjasë me muaj, madje edhe me vite.

Disa fakte:

  • Depresionet shfaqen tek personat që u përkasin të gjitha shtresave shoqërore, kulturave dhe kombësive.
  • Të paktën 20% e njerëzve përjetojnë të paktën një episod depresioni gjatë jetës së tyre.
  • Femrat janë dy herë më të prekura se meshkujt.
  • Edhe fëmijët mund të preken nga depresioni.
  • Vetëm gjysma e të gjitha depresioneve janë të diagnostikuara.
  • Rreth 10% e personave me depresion vrasin veten.
  • Depresioni nuk duhet të ngatërrohet me rënien e moralit dhe dëshpërimin e thjeshtë, që konsiderohen si përgjigje emocionale normale, ashtu si edhe dhimbja dhe trishtimi. Këto përgjigje emocionale nuk kanë asgjë patologjike, pra nuk përfaqësojnë sëmundje, për aq kohë sa nuk arrijnë stade ekstreme.

Depresionet grupohen në forma të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme të rëndesës. Më parë, dallimi ndërmjet formave bazohej në shkaqet e supozuara (endogjene= forma e trashëguar; psikogjene= forma e fituar).
 
Sot, klasifikimi i depresioneve bazohet kryesisht në tablonë e tyre klinike, që i grupon ata në: 

  • Episode depresive
  • Çrregullime depresive të përsëritura
  • Humor depresiv i vazhdueshëm

Format specifike 

Depresioni: shkarkohen diisa lajmëtarë kimikë.
Depresioni: shkarkohen diisa lajmëtarë kimikë.

Mendohet se depresioni është pasojë e  mungesës në nivelin e trurit të disa lëndëve neurotransmetuese (që përcjellin ngacmimin në qelizat nervore), si serotonina dhe adrenalina. Shkaqet e këtij fenomeni janë ende të panjohura, por egziston mundësia që predispozita gjenetike të luajë rol në këtë drejtim.

Ngjarje të rëndësishme të jetës, që zgjasin për periudha të shkurtra ose të gjata kohore, mund të shkaktojnë gjithashtu një episod depresiv.

Simptomat e një depresioni kërkojnë përgjithësisht javë dhe muaj për t’u zhvilluar, por ndonjëherë ato mund të manifestohen shumë shpejt, për disa orë. Shumë pacientë përqëndrohen mbi simptomat e tyre fizike dhe fajësojnë ato për problemet e tyre psikologjike. Madje, shpesh ata nuk ndihen të sëmurë, por e konsiderojnë veten të dështuar. 

Shenjat fizike dhe psiqike janë të shumta dhe jo gjithmonë të spikatura.

Simptomat më të shpeshta të depresionit janë:
Depresioni: diagnozën e përcakton specialisti.
Depresioni: diagnozën e përcakton specialisti.

Diagnoza e depresionit dyshohet  nga mjeku specialist psikiatër ose nga psikologu, pas një interviste të detajuar me pacientin. Në fakt, ende nuk egziston ndonjë test i vlefshëm, që të konfirmojë përfundimisht diagnozën e një depresioni. Gjithsesi, testet specifike e  lejojnë mjekun të dyshojë për një sëmundje depresive.

Mjeku rekomandon një analizë të gjakut dhe një skaner të kokës, për të përjashtuar shkaqe të tjera të mundshme të depresionit, si: ulja e sheqerit, mungesa e vitaminës B12, ulja e funksionit të gjendrës tiroide ose demenca (ulja e aftësive të trurit nga pleqëria). Simptoma depresive mund të shkaktojë edhe përdorimi i disa medikamenteve.

Depresioni është i lehtë për tu trajtuar.
Depresioni është i lehtë për tu trajtuar.

Në përgjithësi, depresionet duhet të trajtohen. Mënyra e trajtimit të tyre varet nga shkalla e zhvillimit të sëmundjes, por edhe nga dëshira e pacientit për t’u trajtuar. Qëndrimi në spital i tij është i detyrueshëm në rastet kur ai rrezikon për vetëvrasje (ka tentuar të vrasë veten). Në raste më pak të rënda, pacienti mund të trajtohet në kushte shtëpie.

Mënyrat e trajtimit të depresionit përfshijnë:

Format e depresionit dhe mundësitë e trajtimit

  • Në rastet me depresion të lehtë: shpesh janë të mjaftueshme metodat e psikoterapisë, të praktikura në kushtet e shtëpisë. Nëse është e nevojshme, mund të shtohet edhe trajtimi me medikamente.
  • Në rastet me depresion mesatar: është i nevojshëm trajtimi me medikamente, i shoqëruar nga psikoterapia. Ky trajtim mund të kryhet në kushtet e shtëpisë.
  • Në rastet me depresion të rëndë: është shpesh i nevojshëm qëndrimi i pacientit  në spital, veçanërisht në rastet kur ai ka ide vetëvrasëse.  Në këto  kushte ai trajtohet me medikamente dhe konsultohet në seancat e psikoterapisë. 
Fitoterapia

Konsiston në përdorimin e bimëve (si millepertuis), që janë efikase në depresionet e lehta. Pjesa më e madhe e tyre kanë efekt antidepresiv të mjaftueshëm edhe në doza të vogla.

Heqja e gjumit

Kjo formë e trajtimit mund të duket absurde, pasi shumë pacientë depresivë shfaqin çrregullime të gjumit. Megjithatë, pas kalimit të një nate pa gjumë, disa pacientë ndiejnë  përmirësim të humorit të tyre. Gjithashtu, ata mund të konstatojnë edhe përmirësim të ritmit të gjumit. Edhe pse ky përmirësim është i përkohshëm, ai i ndihmon pacientët të rifitojnë besimin në vetvete.

Trajtimi me goditje elektrike

Gjatë këtij trajtimi, nën efektin e anestezisë së përgjithshme (gjendje gjumi) për kohë të shkurtër, pacienti u nënshtrohet goditjeve elektrike, që provokojnë një krizë epileptike të përgjithshme. Kjo metodë rezervohet vetëm për rastet me depresion tepër të rëndë.

Terapia e dritës

Kjo formë e trajtimit është tepër efikase për depresionet stinore, të quajtura depresionet e vjeshtës/dimrit. Për ta realizuar atë, përdoren llamba me fuqi të lartë (10 000 Lux), me seanca të përditshme prej 30-40 minutash. Zgjatja e trajtimit minimal është 2 javë, por përmirësimi konstatohet që pas disa ditësh. Efektet e padëshirura të kësaj forme të trajtimit janë të papërfillshme. Përpara se të fillohet trajtimi me dritë, duhet të kryhet egzminimi i syve tek mjeku okulist.  

Medikamentet

Bëhet fjalë për përdorimin e medikamenteve që rritin përqëndrimin e lëndëve neurotransmetuese (që përcjellin ngacmimin në qelizat nervore) në tru, ose që forcojnë veprimin e tyre. Ndër to, mund të përmendim frenuesit e kapjes së serotoninës, të noradrenalinës, të monoaminooksidazës, dhe antidepresantët triciklikë. Kripërat e litiumit mund të ndihmojnë në evitimin e rikthimit të sëmundjes. 

Masat Psikologjike

Mund të përdoren disa forma të psikoterapisë, ku më shpesh preferohen terapitë njohëse të sjelljes. Ato fokusohen në problemet psikologjike që rrjedhin nga interpretimi i gabuar i realitetit, që reflektohen me ndjesi të tilla, si “unë jam i pavlefshëm”,  “une nuk mund ta bëj”, etj. Për të ndryshuar këto reagime, është e nevojshme të ndryshohet mënyra me të cilën truri trajton informacionin që ai merr. Për pasojë, ndryshon imazhi që pacienti ka për veten dhe ambientin që e rrethon, pra ai i analizon situatat në mënyrë të drejtë duke pakësuar simptomat e depresionit. Në këto raste, mund të jetë e nevojshme terapia në çift ose terapia në familje

Çfarë mund të bëjmë vetë?

Këshillohet që:

  • Të drejtoheni tek mjeku i familjes ose tek një specialist psikiatër, nëse mendoni se vuani nga depresioni.
  • Mos e vuani faktin që keni depresion, pasi ai është një fenomen i zakonshëm dhe nuk ka asnjë arsye pse të ndiheni fajtorë.
  • Flisni hapur me mjekun tuaj për problemet tuaja psikologjike.
  • Mos harroni që medikamentet antidepresante (kundër depresionit) e shfaqin efektin pas 2-3 javësh. 


Pacientët që vuajnë nga një depresion i rëndë, mund të zhvillojnë sjellje vetëvrasëse. Gjysma e tyre tentojnë të vetëvriten të paktën një herë gjatë jetës së tyre, dhe 15% e tyre vdesin nga vetëvrasja.

Trajtimi i përshtatshëm bën të mundur ndërprerjen e episodeve depresive dhe, nëse ai vazhdohet për një periudhë të gjatë kohore, rreziku i rishfaqje së këtyre episodeve pakësohet.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...