logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Sindroma Burnout: mbingarkesë kronike.
Sindroma Burnout: mbingarkesë kronike.

Sindroma Burnout karakterizohet nga një gjendje lodhjeje (rraskapitje) e përgjithshme psiqike, emocionale dhe mendore. Kjo situatë perceptohet si një mungesë fuqie, që nuk kalon për një periudhë të shkurtër kohore dhe shoqërohet nga një sërë simptomash.

Shfaqja e kësaj sindrome favorizohet nga rritja e numrit të personave të papunë, si dhe e frikës për humbjen e punës tek personat që punojnë. Psikologët e punës kanë konstatuar se sindroma e lodhjes përfaqëson një fenomen të kohëve moderne. Për këtë arsye, shpesh simptomat e vërteta të saj nënvlerësohen, duke vonuar në këtë mënyrë diagnostikimin dhe fillimin e trajtimit të saj. Nëse nuk trajtohet, kjo sindromë mund të shkaktojë situata mjekësore tepër serioze, si depresioni ose sëmundjet e tjera trupore.

Burnout-Syndrom: kërkesa e mangët ose e tepruar në fusha të ndryshme.
Burnout-Syndrom: kërkesa e mangët ose e tepruar në fusha të ndryshme.

Prej shumë kohësh, sindroma e lodhjes nuk konsiderohet e lidhur vetëm me stresin. Përkundrazi, ajo konstatohet në pothuajse të gjitha profesionet dhe aktivitetet. Madje, ekspertë të kësaj fushe theksojnë që rreziku i shfaqjes së saj ekziston edhe tek personat e punësuar me kohë të pjesshme, edhe pse shpesh nuk diagnostikohet në këtë kontigjent.
 
Shkaqet e sindromës së lodhjes janë të shumta, si: mungesa e stresit ose stresi i tepërt, mungesa e komplimentave, ndjenja e të trajtuarit keq nga të tjerët, humbja e kontakteve shoqërore dhe ndjenja e humbjes së kontrollit.
Sipas ekspertëve, sindroma e lodhjes rrallë prek personat që punojnë vetëm, pra nuk punojnë në grup.
 
Faktorët e rrezikut

Veçanërisht të rrezikuar nga sindroma e lodhjes janë personat që e kryejnë punën e tyre me entuziazëm dhe gjallëri, dhe që janë tepër kërkues ndaj vetes. Zakonisht këta persona, për të arritur qëllimet që i kanë vetes, shpërfillin familjen e tyre, partnerin, miqtë dhe nuk pushojnë gjatë kohës së tyre të lirë. Pikërisht për këtë arsye, entuziazmi i fillimit transformohet shpesh në një ndjenjë lodhjeje të përgjithshme.

Sipas pyetësorëve të zhvilluar në vende të ndryshme lidhur me shkaqet më të rendësishme të sindromës së lodhjes, frika e humbjes së vendit të punës renditet në vendin e parë, në rreth 70% të rasteve. Kjo frikë përforcohet edhe nga stresi i lidhur me vendin e punës, që prodhon gjithashtu simptomat e lodhjes.

Konfliktet kronike

Bëhet fjalë gjithmonë për konflikte të lehta, që duken të padëmshme nga jashtë, që prekin si fushën personale ashtu edhe atë profesionale, që nuk janë zgjidhur asnjëherë. Kështu, situata në dukje të pashpresa, si konfliktet ose ngacmimet në vendin e punës, ose konfliktet me fqinjët, mund të shkaktojnë lodhje, rraskapitje mendore ose izolim të subjektit.

Me kalimin e kohës, të gjitha këto kufizime dobësojnë sistemin imunitar (mbrojtës), dhe për këtë arsye konsiderohen si faktorë shpërthyes të sindromit të lodhjes kronike (SLK).

Shkaqe të tjera të mbingarkesës kronike të sistemit imunitar janë:

  • Infeksionet e përsëritura (kronike) nga kërpudhat, viruset ose bakteriet.
  • Ekspozimi ndaj lëndëve helmuese (toksike): në vendet e zhvilluara, njerëzit ekspozohen çdo ditë ndaj rreth 1500 lëndësh të ndryshme helmuese, të cilat pas një periudhe të caktuar kohore shkaktojnë dobësim të sistemit imunitar të organizmit.
  • Lëndët helmuese të pranishme në materalet e ndërtimit të shtëpive (druri, tapiceria, etj.)
  • Lëndët pesticide, konservante, etj.
  • Metalet e rënda të pranishme në ujë dhe në ajër.
Sindroma Burnout: shterim i baterive.
Sindroma Burnout: shterim i baterive.

Një person me sindromën e lodhjes paraqet simptomat e mëposhtme:

  • Gjendjen e lodhjes së përgjithshme dhe depresionit për një periudhë të gjatë kohore.
  • Lodhja është më e shprehur në mëngjes: personi nuk është praktikisht në gjendje të ngrihet nga shtrati. Ai do të donte të flinte gajtë gjithë ditës.
  • Plogështi e përgjithshme, që reflektohet në marrëdhëniet brenda familjes, me partnerin (partneren) dhe gjatë kohës së lire.

Simptomat trupore përfshijnë:

Një nga karakteristikat kryesore të sindromës së lodhjes është fakti që simptomat zhvillohen përgjatë një periudhe të gjatë kohore dhe që personi i prekur nuk është më në gjendje të shërohet vetë prej tyre. Kështu, edhe gjatë ditëve të festave dhe pushimeve, apo sforcimeve të lehta fizike, ai nuk reflekton asnjë ndryshim të situatës së tij.

Sindroma e lodhjes përshkruhet shpesh si një fazë lodhjeje. Në këtë këndvështrim, duhet patur kujdes nga mbivlerësimi i simptomave të jashtme, ndërkohë që proçesi i brendshëm vazhdon, madje përkeqësohet, duke çuar përfundimisht në depresion.

 

Për vendosjen e diagnozës së Sindromës së lodhjes, janë të nevojshme këto ekzaminime:

  • Informimi i hollësishëm i mjekut lidhur me simptomat e pacientit, mbi situatën familjare dhe profesionale të tij.
  • Informim i hollësishëm i mjekut, nëpërmjet një pyetësori, lidhur me mënyrën e ushqyerjes së pacientit, për të përjashtuar mundësinë e mungesave të theksuara ushqimore.
  • Kryerja e analizave laboratorike, në mënyrë që të përjashtohet një infeksion ose alergji.
Sindroma Burnout: bëhuni të vetëdijshëm për shkaqet!
Sindroma Burnout: bëhuni të vetëdijshëm për shkaqet!

Trajtimi i sindromës së lodhjes varet nga shkaqet, duke u përshtatur në mënyrë specifike për çdo pacient. Vetëtrajtimi me ndihmën e tabletave që nxisin gjendjen e gjumit nuk rekomandohet, pasi rrezikon edhe krijimin e varësisë prej tyre. Trajtimi i kësaj sindrome përfshin:

  • Në rastin e infeksioneve kronike nga bakteriet, viruset ose parazitet, përdoren antibiotikë ose medikamente specifike sipas rastit.
  • Eleminimi i lëndëve helmuese nga organizmi nëpërmjet  pirjes së sasive të mëdha të lëngjeve. 
  • Mungesat ushqimore kompensohen nëpërmjet marrjes së vitaminave ose kripërave minerale dhe forcimit të sistemit imunitar të organizmit. Pacienti duhet të këshillohet me një dietolog, në mënyrë që të edukohet sesi të ushqehet në mënyrë të shëndetshme.
  • Për zgjidhjen e problemeve psiqike shpesh nevojitet ndërhyrja e një specialisti. Personi më i përshtatshëm në këtë rast do të ishte një psikolog i punës ose mjeku specialist që e ndjek rastin në vazhdimësi.


Kujdes!
Mos harroni asnjëherë një nga rregullat e arta: dëgjoni gjithmonë trupin tuaj! Kjo nënkupton që duhet të flini mjaftueshëm, të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, të ushtroni një aktivitet fizik të mjaftueshëm, të rezervoni kohë për t’u marrë me veten, të bëni pushime të shkurtra gjatë punës dhe më e rëndësishmja: mësoni të thoni JO sa herë që diçka apo dikush tenton të shkëpusë zinxhirin e mësipërm.

Shpesh sindroma e lodhjes përshkruhet si një fazë lodhjeje. Në këtë këndvështrim, duhet patur kujdes nga mbivlerësimi i simptomave të jashtme, ndërkohë që proçesi i brendshëm vazhdon, madje përkeqësohet, duke çuar përfundimisht në depresion.

Sindroma Burnout: relaksimi dhe gjumi i mjaftueshëm ndihmojnë në parandalim.
Sindroma Burnout: relaksimi dhe gjumi i mjaftueshëm ndihmojnë në parandalim.

Sindroma e lodhjes mund të parandalohet nëpërmjet një regjimi të rregullt ditor, ku përfshihet gjumi i mjaftueshëm, ushqyerja e ekuilibruar, shumë aktivitet fizik dhe, në rast nevoje, meditimi ose teknikat relaksuese (si joga). Gjithashtu, jeta e pasur sociale ndikon pozitivisht në arritjen e një ekuilibri ndërmjet punës dhe stresit me çlodhjen dhe kohën e lirë.

Për të përmirësuar situatën profesionale, është thelbësore shpërndarja më e mirë e punës, për të evituar mbingarkesën me punë të një kontigjenti personash dhe mungesën e punës në një kontigjent tjetër. Gjithashtu, duhet të evitohet presioni i të punësuarve lidhur me humbjen e vendit të punës.

Në lidhje me këto masa, në interes të punëdhënësve dhe punëmarrësve janë pyetësorët anonimë, që duhet t’u shpërndahen rregullisht punëmarrësve, në mënyrë që të evidentohen sa më herët që të jetë e mundur faktorë të mundshëm të rrezikut për sindromën e lodhjes në këtë kontigjent.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.