logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Intoleranca ndaj glutenit: shpesh duhen vite për ta diagnostikuar sëmundjen celiake.
Intoleranca ndaj glutenit: shpesh duhen vite për ta diagnostikuar sëmundjen celiake.

Sëmundja celiake është një sëmundje kronike e shkaktuar nga një mungesë e tolerancës ndaj glutenit, që përmbahet në ushqime të tilla si: thekra, tërshëra, gruri jeshil, ushqimet që përmbajnë niseshte, etj.
Kjo intolerancë ndaj glutenit shkakton inflamacion në nivelin e mukozës së zorrës, që e bën të vështirë, deri edhe të pamundur thithjen e disa ushqimeve si vitamina, minerale, sheqerna dhe yndyrna, fenomen ky që njihet me termin malabsorbim-keqthithje.
Nëse evitohet në mënyrë të plotë dhe të përhershme konsumi i produkteve ushqimore që përmbajnë gluten, funksioni i mukozës së zorrës mund të stabilizohet përsëri.
Në vendet perëndimore, sëmundja celiake përfaqëson shkakun më të shpeshtë të malabsorbimit. Gjithsesi, përpara disa viteve kjo sëmundje diagnostikohej kryesisht gjatë periudhës së fëmijërisë, ndërsa në ditët e sotme ajo diagnostikohet gjithnjë e më shumë në moshën e rritur.

Të dhëna epidemiologjike

Sipas studimeve të kohëve të fundit, sëmundja celiake prek 1 në 100-500 persona në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.
Ekspertët vlerësojnë që shpeshtësia e intolerancës ndaj glutenit është në rritje në Evropë dhe parashikojnë që deri në fund të shekullit të 21-të kjo sëmundje mund të prekë 1 në 66 deri në 1 në 330 persona.

 

Intoleranca ndaj glutenit është e trashëgueshme, por shkaqet e mirëfillta të saj janë ende të panjohura.

Grupet e rrezikut

Si të tillë konsiderohen personat që kanë të afërm të shkallës së parë dhe të dytë me këtë sëmundje.
Gjithashtu, me sëmundjen celiake shoqërohen edhe disa sëmundje të tjera, që konsiderohen si faktorë të rrezikut. Të tilla janë: 

 

Simptomat janë të ndryshme, në varësi të moshës së pacientit.

Foshnjat karakterizohen nga:

Fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit karakterizohen nga:

 

Intoleranca ndaj glutenit: zbulimi i antitrupave speciale në gjak.
Intoleranca ndaj glutenit: zbulimi i antitrupave speciale në gjak.

Për diagnostikimin e sëmundjes celiake nga ana e mjekut gastro-enterolog, janë të nevojshme:

  • Informimi i mjekut me simptomat e pacientit, historinë personale dhe familjare të tij lidhur me sëmundjen, si dhe për sëmundje kronike të tjera, që mund të kenë shërbyer si faktorë të rrezikut (shih më sipër)
  • Marrje e kampioneve (materialit indor) gjatë egzaminimit në brendësi të zorrës (kolonoskopia
  • Analizat e gjakut, për përcaktimin e nivelit të antitrupave. Gjithsesi, edhe nëse ky nivel rezulton negativ, nuk përjashtohet mundësia e pranisë së sëmundjes celiake.

Është tepër e rëndësishme të mos fillohet regjimi ushqimor pa gluten përpara kryerjes së egzaminimeve, pasi në këto kushte ato mund të dilnin negative në mënyrë joreale.

 

Intoleranca ndaj glutenit: evitim i përjetshëm i ushqimeve që përmbajnë gluten.
Intoleranca ndaj glutenit: evitim i përjetshëm i ushqimeve që përmbajnë gluten.

Trajtimi i vetëm i sëmundjes celiake konsiston në evitimin e plotë dhe të përhershëm të produkteve ushqimore që përmbajnë gluten (të përmendura më sipër).

Produktet ushqimore të mëposhtme dyshohen se përmbajnë të tilla drithëra, për pasojë edhe gluten:
Buka, biskotat, makaronat e gatshme, ëmbëlsirat, salcrat, picat, hamburgerat dhe sanduiçët e gatshëm (ushqimet fast-food).

Produktet ushqimore të mëposhtme nuk përmbajnë gluten:
Orizi, qumështi, misri, patatja, farat e sojës, mishi, frutat, perimet, vezët dhe ëmbëlsirat e përgatitura me miell misri.

Kujdes: Duhet të evitohen ushqimet me gluten, edhe në periudhat kur mungojnë shqetësimet (simptomat). Kjo për faktin se, edhe pas shumë vitesh të qeta, pa simptoma të sëmundjes celiake, këto ushqime mund të provokojnë ndërlikimë të vonshme, që mund të shkaktojnë sëmundje të rënda si osteoporoza dhe kanceri i zorrës.

 

Pacientët me sëmundjen celiake, që heqin dorë plotësisht dhe përfundimisht nga ushqimet që përmbajnë gluten, kanë një jetëgjatësi të ngjashme me personat e shëndetshëm.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.