logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Dhimbja e barkut tek gratë shpesh lidhet me ciklin ose për shkak të një sëmundjeje gastrointestinale
Dhimbja e barkut tek gratë shpesh lidhet me ciklin ose për shkak të një sëmundjeje gastrointestinale

Dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut tek femrat korrespondojnë me dhimbjet poshtë kërthizës ose në zonën e legenit. Për të përcaktuar shkakun e këtyre dhimbjeve, është e rëndësishme prania ose jo e simptomave të tjera, si ethe, barku i fortë, gjak në urinë, gjak në feçe, sekrecione vaginale ose dhimbje menstruale.

Dhimbja në fund të barkut shpesh lidhet me problemet menstruale dhe probleme të tjera të femrave. Barku femëror përfshin jo vetëm organet gjenitale femërore (vezoret, tubat e fallopit, mitrën), por edhe pjesën më të poshtme të zorrës së trashë, fshikëzën e urinës dhe sistemin urinar.

Në varësi nga shkaku, kjo dhimbje mund të shfaqet papritur ose gradualisht. Gjithashtu, mund të jetë e përkohshme ose e përhershme, ose ndodh gjatë intervaleve të rregullta ose të parregullta (p.sh. në lidhje me ciklin menstrual). Vendndodhja e dhimbjes mund të ndryshojë nga e majta, djathtas ose në mes, madje edhe duke prekur të gjithë barkun ose duke u përhapur në pjesët e tjera të trupit (p.sh. në shpinë ose në pjesën e brendshme të kofshëve).

Karakteri i dhimbjes është një tjetër çelës për të përcaktuar shkaktarin e kësaj të fundit. Dhimbjet menstruale, për shembull, kanë një karakter tërheqës dhe spastik (si ngërçe në bark), dhe mund të përhapen në shpinë dhe tek këmbët. Sidoqoftë, dhimbja e barkut mund të jetë e mprehtë, shtypëse, spastike ose e çrregullt (dhimbje të zorrëve).

Urgjenca abdominale: sindroma abdominale akute 

Dhimbjet e papritura dhe të forta të barkut për shkak të një sëmundjeje të rrezikshme grupohen në një sindromë të quajtur "sindromi akut i barkut". Shenjat tipike janë: dhimbja e fortë, e papritur dhe e lokalizuar në bark, barku i fortë (muskujt e tensionuar në përgjigje të dhimbjes), të vjella, gjendje e përgjithshme e dobët, dhe madje edhe gjendje shoku kardio-vaskular. Sindroma akute e barkut është gjithmonë një urgjencë mjekësore që kërkon trajtim dhe shtrim të menjëhershëm në spital të pacientit.

Shënim i rëndësishëm: pacienti nuk duhet të hajë ose të pijë asgjë dhe të mos përdori asnjë medikament analgjezik (qetësues të dhimbjeve) para shtrimit në spital. Trajtimi duhet të fillohet vetëm pasi të jetë përcaktuar shkaku i saktë i dhimbjes.

Çrregullime shoqëruese të mundshme: fryrje e barkut, krampe/spazma të zorrëve, diarre, të përziera, të vjella, ethe, feçe me gjak, urinë me gjak, sekrecione vaginale, gjakderdhje vaginale të ndërmjetme (ndërmjet menstruacioneve të rregullta). 

Tek femrat, dhimbja e barkut është shpesh me origjinë menstruale. Disa femra kanë dhimbje edhe në mes të ciklit të tyre menstrual, që është ovulacioni. Përveç kësaj, edhe sëmundjet e tjera gjinekologjike mund të shkaktojnë dhimbje barku. Kjo vlen edhe për fillimin e shtatzënisë. Shkaqe të tjera të zakonshme të dhimbjes së barkut janë sëmundjet e zorrëve, veshkave ose rrugëve urinare. Megjithatë, ka disa raste kur nuk mund të përcaktohet dot shkaku i çrregullimeve.

Sëmundjet gjinekologjike:

Sëmundjet e zorrëve dhe të aparatit urinar:

Shkaqet psikologjike dhe të tjera:


Dhimbja e lehta në fund të barkut, që shfaqen para dhe/ose gjatë menstruacioneve mund të trajtohen me masa të thjeshta. Këto përfshijnë aplikime të proçedurave të ngrohta, si shishe me ujë të ngrohtë, banjot e ngrohta dhe çajrat e ngrohtë. Në disa raste, lëvizja gjithashtu ka një efekt çlirues të spazmave.

Dhimbjet e zorrës për shkak të ushqyerjes jo të shëndetshme (shumë yndyrë dhe sasi shumë e madhe ushqimi) ose nga intoleranca ndaj ushqimeve të caktuara, mund të kontrollohen duke ndryshuar mënyrën e ushqyerjes. Nëse dhimbja është pasojë e stresit, ushtrimet relaksuese mund të jenë tepër efikase.

Në rastet e dhimbjeve të papritura dhe jashtëzakonisht të forta ose që përkeqësohen në zonën e fundit të barkut, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor. Një bark i fortë dhe me dhimbje ekstreme është gjithmonë një urgjencë vdekjeprurëse e barkut!

Gjithashtu duhet të telefononi mjekun tuaj ose mjekun e urgjencës në situatat vijuese:

  • Çrregullime të tjera shoqëruese, si ethet e forta, të vjella të forta ose diarre, etj. (të përshkrura më sipër)
  • Gjendja e përgjithshme shëndetsore përkeqësohet me shpejtësi
  • Dhimbja e barkut shfaqet pas traumave (rrëzim, aksident, lëndim, goditje në bark, etj.)
  • Asnjë jashtëqitje ose prani gazrash në zorrë për më shumë se një ditë
  • Të vjella me gjak
  • Urinë ose feçe me gjak
  • Pacientja është shtatzënë ose nuk mund të përjashtojë shtatzëninë
  • Dhimbja e barkut është e përsëritur
  • Nuk ka përmirësim pas një kohe të caktuar

Tek cili mjek duhet të drejtoheni për konsultë?


Për të krijuar një ide mbi çrregullimet aktuale dhe shkaqet e mundshme të dhimbjes në fund të barkut, mjeku fillimisht pyet pacienten lidhur me simptomat e saj dhe historinë mjekësore (anamnezën), pastaj bën një ekzaminim fizik (inspektim, palpim, auskultim, teste funksionale, etj). Më pas, mund të jenë të nevojshme ekzaminime të mëtejshme mjekësore.

Identifikimi i çrregullimeve aktuale dhe historia personale e pacientes (anamneza)

  • Pyetjet që kanë të bëjnë me vetë dhimbjet e barkut: kur janë shfaqur për herë të parë, ku saktësisht, karakteri i dhimbjeve (tërheqëse, të përhapura, spastike, etj.), Manifestimi i papritur ose gradual, përhapja e dhimbjeve (në shpinë, në kofshë) intensiteti, a shtohet dhimbja gjatë aktivitetit fizik, a varet nga marrja e ushqimit apo stresi, marrëdhënia me menstruacionet, kur dhe çfarë ka konsumuar për herë të fundit, si është oreksi, a ka rënë nga pesha periudhën e fundit, etj.?
  • Çrregullimet shoqëruese (shiko rubrikën  "si manifestohen simptomat?")
  • Pyetje rreth urinimit dhe defekimit, lidhur me zakonet e ushqimit dhe pijeve
  • Historia mjekësore dhe sëmundjet e mëparshme, duke përfshirë traumat dhe operacionet
  • Përdorimi i medikamenteve të ndryshme
  • Alergjitë, intolerancat ndaj ushqimit
  • Rrethanat e jetës, aspektet profesionale dhe sociale

Ekzaminimi fizik

Me ndihmën e një ekzaminimi të plotë fizik, mjeku shpesh mund të përcaktojë shkaqet e mundshme të dhimbjes së barkut. Zhurmat e tretjes dëgjohen me stetoskop (auskultacioni) dhe barku preket (palpohet) në tërësinë e tij. Kështu, mjeku shqyrton nëse muri i zorrëve është i butë ose i fortë, ku është pika e dhimbshme, dhe nëse shfaqet një dhimbje e fortë gjatë shtypjes (shenja e Blumenberg), karakteristikë e apendisitit. Kjo dhimbje është e menjëhershme, dhe përkeqësohet në anën e djathtë kur doktori shtyn në pjesën e poshtme të majtë të barkut. Gjithashtu, mjeku ekzaminon edhe vaginën, mitrën dhe vezoret.

Ekzaminime mjekësore specifike

  • Testet e gjakut
  • Analiza e urinës dhe feçes: identifikimi i gjakut dhe patogjeneve të mundshme në to
  • Ekografia e barkut
  • Ekografia trans-vaginale (për organet gjenitale femërore)
  • Testi i shtatzënisë
  • Radiografia
  • Skaneri (CT) dhe Rezonanca Magnetike (MRI)


Trajtimi i dhimbjeve të barkut varet nga shkaku i tyre. Për këtë qëllim rekomandohen:

  • Medikamente kundër spazmave dhe dhimbjeve
  • Në rastet kur shkaku i dhimbjeve të barkut është stresi ose ushqyerja jo e shëndetshme, këshillohet modifikimi i mënyrës së ushqyerjes dhe stilit të jetesës në përgjithësi
  • Antibiotikë për infeksionet bakteriale
  • Medikamente me bazë kortizoni për sëmundjet inflamatore kronike të zorrëve
  • Operacion urgjent kur bëhet fjalë psh. për një apendicit akut ose një shtatzani jashtë mitre
  • Për kancerin kryhet ndërhyrja kirurgjikale, më pas kimioterapia dhe/ose radioterapia
  • Në rastet me gurë në veshka ose në rrugët urinare, që kanë dhimbje të forta (kolika), mjeku rekomandon medikamente antispazmodike të fuqishëm. Nëse gurët janë të vegjël, në nxjerrjen e tyre ndihmon pirja e sasive të mëdha të ujit dhe aktiviteti fizik i vazhdueshëm. Gurët më të mëdhenj shpesh kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale ose bombardim.  


Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...