Sistemi muskuloskeletor (Aparati lokomotor)
Aparati lokomotor ose sistemi musculoskeletor është një sistem që i siguron kafshëve dhe njerëzve aftësinë për të lëvizur, duke përdorur muskujt dhe skeletin. Ai i jep formë, mbështetje dhe stabilitet lëvizjeve të trupit.
Aparati lokomotor është i përbërë nga kockat e trupit (skeleti), muskujt, kërcet, tendinet, ligamentet, kyçet dhe indin lidhor që mbështet indet e tjera dhe organet.