logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Hernia diskale: ndryshime degjenerative në disqet ndërvertebrale.
Hernia diskale: ndryshime degjenerative në disqet ndërvertebrale.

Me kalimin e moshës, për shumë njerëz, problemet e hernies diskale bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Veçanërisht të prekura nga ky proçes janë pjesa e belit (lumbare) dhe ajo e qafës (cervikale) të shtyllës kurrizore. Në bazë të kësaj sëmundjeje qëndrojnë ndryshimet e tipit degjenerues të disqeve që ndodhen ndërmjet vertebrave (disqet intervertebrale), dhe të indeve vertebrale në afërsi të tyre.

Disqet intervertebrale vendosen ndërmjet vertebrave të ndryshme gjatë gjithë gjatësisë së shtyllës kurrizore. Ato përbëhen nga unaza prej indi lidhor (unaza fibrotike) dhe një bërthamë e butë xhelatinoze (bërthama pulpoze). Kombinimi i këtyre pjesëve bën të mundur lëvizjet dhe amortizimin e lëvizjeve të shtyllës kurrizore.

Në rastin e hernies diskale, një pjesë e përmbajtjes së diskut lëviz dhe depërton në indin lidhor që gjendet aty pranë. Kjo pasohet nga zhvendosja e masës xhelatinoze, e cila shtyp në këtë mënyrë palcën e kurrizit ose rrënjët e nervave. Ky konsiderohet stadi paraprak i hernies diskale. Për shkak të një dobësimi të unazës fibrotike, duke qenë në shtypjen e bërthamës, ajo formon një gungë që del jashtë shtyllës kurrizore. Unaza fibrotike mbetet gjithsesi e paprekur. Megjithatë, në disa raste, ajo mund të shkaktojë edhe çrregullime neurologjike.

Hernia diskale mund të jetë e lidhur me një dobësi të indit lidhor, si pasojë e moshës ose e mbingarkesave mekanike, që mund të shkaktojnë një lëvizje të bërthamës së diskut. Pjesa më e madhe e hernieve diskale shfaqen në pjesën e belit (lumbare) të shtyllës kurrizore.

Simptomat mund të jenë të ndryshme, në varësi të stadit të zhvillimit. Pacientët mund të jenë pa shqetësime klinike në format e lehta, ndërkohë që në format e rënda konstatohen edhe paraliza.

Shkaqet më të shpeshta të hernies diskale konsiderohen:
 
  • Mbingarkesat mekanike mbi shtyllën kurrizore.
  • Dobësia e lindur e indit lidhor, e shoqëruar nga një mbingarkesë e shtyllës kurrizore, siç ndodh gjatë shtatzanisë.
  • Në raste më të rralla, shkak për hernien diskale mund të bëhen aksidentet e ndryshme, si psh. aksidentet me makinë, rënia nga shkallët, etj.

Faktorët e rrezikut

  • Mbipesha trupore
  • Shtatzënia
  • Dobësia e trashëguar e indit lidhor
  • Ngritja e peshave të rënda në mënyrë të shpeshtë dhe të papërshtatshme.
Hernia diskale: dhimbje të forta ose mpirje në shpinë.
Hernia diskale: dhimbje të forta ose mpirje në shpinë.

Simptomat e hernies diskale janë pasojë e fenomeneve të mëposhtme:

1. Shtypja mbi rrënjët nervore, që shkakton:

  • Dhimbje të forta në njërën këmbë ose në njërin krah.
  • Humbje e ndjeshmërisë, ndjesia e shpimit nga gjilpëra.
  • Ndjesia e paralizës në një ose më shumë gjymtyrë.
  • Pjesa lumbare e shtyllës kurrizore: dhimbje në nivelin e vitheve gjatë lëvizjes në njërën këmbë (shiatiku).

2. Shtypja mbi palcën e kurrizit, që shkakton

  • Të njëjtat simptoma me ato të përshkruara më sipër.
  • Dobësi muskulare e shprehur në krahë dhe këmbë, në varësi të lokalizimit të dëmtimit.
  • Humbje e ndjeshmërisë në zonën gjenitale dhe anale, e shoqëruar me një paaftësi për të kontrolluar urinimin (urinim kundër dëshirës).

Këto simptoma përbëjnë një urgjencë mjekësore, për menaxhimin korrekt të së cilës është i nevojshëm shtrimi në spital. Në këto raste, trajtimi shpesh është kirurgjikal.

3. Shtypja mbi rrënjët nervore të bishtit të kalit (sindroma e bishtit të kalit), që shkakton: 

  • Të njëjtat simptoma si ato të përshkruara më sipër.
  • Humbje e kontrollit të aktivitetit të fshikëzës së urinës dhe pjesës fundore të zorrës (rektumit).
  • Humbje e ndjeshmërisë në zonat anale, gjenitale dhe në nivelin e vitheve.
  • Paralizë e mundshme e këmbëve.

Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një urgjencë që kërkon ndërhyrje kirurgjikale.

Hernia diskale: ushtrimet specifike ndihmojnë për lehtësimin e simptomave.
Hernia diskale: ushtrimet specifike ndihmojnë për lehtësimin e simptomave.

Në mungesë të paralizës apo të çrregullimeve vegjetative (të prekjes së funksionit të organeve të mësipërme), trajtimi është zakonisht konservator, pra me medikamente, pa operacion. Shpesh simptomat qetësohen. Në rastet me paraliza, sa më shumë të zgjatin ato, aq më të pakta janë mundësitë për t`u shëruar.

Medikamentet

Në pacientët e diagnostikuar me hernie diskale, janë të nevojshme:

Operacionet

Në rastin e paralizës apo të shtypjes mbi palcën e kurrizit ose mbi rrënjët e nervave, duhet kryer ndërhyrja kirurgjikale. Ajo konsiston në:

  • Çlirimin e rrënjëve nervore nga shtypja, nëpërmjet eleminimit komplet të indit të dëmtuar të diskut.
  • Një metodë e re konsiston në trajtimin me lazer ose me rrymë elektrike të bërthamës diskale, me anën e një elektrode të hollë. Gjithsesi, kjo proçedurë mund të përdoret në format e lehta.

Pas operacionit, është e nevojshme fizioterapia për forcimin e muskulaturës.

Masat fizike

Fizioterapia

Pas pakësimit të dhimbjeve, mund të jetë e nevojshme fizioterapia. Kjo mund të përfshijë:

Fizioterapia duhet të vazhdojë për të paktën 3 muaj.

Është shumë e rëndësishme të përmenden rreziqet e operacionit. Kështu, mund të ndodhin dëmtime në nivelin e nervave ose enëve të gjakut, inflamacion në zonën e plagës operatore, zhvillimi i një paqëndrushmërie të pjesës së qafës të shtyllës kurrizore, si dhe formimi i cikatriceve joestetike.

Në rastin e  cikatriceve hipertrofike (të trasha), ndonjëherë mund të jetë i nevojshëm një operacion tjetër.

Gjithsesi, shkalla e suksesit të operacionit në këtë sëmundje është shumë e lartë.

Hernia diskale: parandalimi me aktivitet të rregullt fizik dhe evitim të peshave të rënda.
Hernia diskale: parandalimi me aktivitet të rregullt fizik dhe evitim të peshave të rënda.

Për të parandaluar shfaqjen e hernies diskale, rekomandohet respektimi i masave të mëposhtme:

  • Rënia në peshë, në rastin e mbipeshës trupore
  • Trajtimi me fizioterapi për forcimin e muskujve të shpinës.
  • Banesa duhet të ketë ndenjëse të forta dhe rafte në lartësinë e syve, për të lehtësuar punën e shtyllës kurrizore.
  • Dysheku duhet të jetë i fortë dhe jastëkët të ulët, për të mbrojtur pjesën e qafës (cervikale) së shtyllës kurrizore gjatë gjumit.
  • Evitimi i ngritjes së peshave të rënda.
  • Gjatë ngritjes së objekteve, është e këshillueshme të përthyhen gjunjët dhe të mbahet shpina drejt. 
  • Gjatë mbajtjes së objekteve të rënda, pesha e tyre duhet të shpërndahet në të dyja duart, në mënyrë që të lehtësohet shtylla kurrizore.
  • Gjatë punës, vendi i punës duhet të lejojë pozicionin në këmbë.
  • Në zyrë, është e rekomandueshme të punohet mbi një ndenjëse jo shumë të fortë dhe të qëndrohet drejt.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.