Shiatiku
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand, Doris Zumbühl)
Dhimbjet e përshkruara më sipër shkaktohen nga irritimi i nervit shiatik. Ato shpesh provokohen nga lëvizjet e menjëhershme (ngritjet e peshave të rënda, përkuljet dhe kthimet e befta). Gjithashtu, ato mund të shfaqen edhe pas kollës ose teshtitjes.
Faktorët e rrezikut që mund të shkaktojnë shiatikun:
Nga shtypja e nervit shiatik:
- Hernia diskale
- Rrëshqitja e vertebrave (spondilolisteza)
- Tumoret e lokalizuara në rrënjët e nervave, si psh. neurinoma (tumor beninj)
- Sëmundjet e skeletit (osteoporoza), dëmtimet e shtyllës kurrizore.
- Keqformimet e lindura, si sëmundja Shermen, skolioza (deformim i shtyllës kurrizore)
- Shtatzania favorizon shfaqjen e shiatikut
Nga inflamacioni ose dëmtimet e nervit shiatik:
- Inflamacionet, si psh. gjatë sëmundjeve reumatizmale, më rrallë gjatë herpesit.
- Helmimet, si psh, helmimi nga plumbi, taliumi dhe insekticidet (DDT).
- Ndërlikim pas një ndërhyrjeje kirurgjikale ose pas një injeksioni në vithe (gluteuse)
- Pas traumave (thyerje e vertebrave, shembje,etj)

Simptomat që mund të shkaktojë shiatiku janë:
- Dhimbja e mesit, që shfaqet në formën e një dhimbjeje të papritur dhe të fortë në fundin e shpinës dhe në nivelin e vitheve, që nuk përhapet në këmbë. Shpesh është e pamundur të qëndrohet drejt, dhe pacienti merr një pozicion të përkulur në anë. Dhimbjet përhapen në këmbë, deri në nivelin e gishtit të madh të saj. Në pjesë të ndryshme të këmbës mund të shfaqen çrregullime të ndjeshmërisë dhe paraliza. Në raste shumë të rënda mund të shfaqen edhe çrregullime të urinimit dhe defekimit (jashtëqitjes).

Për diagnostikimin e shiatikut janë të nevojshme:
- Njohja e mjekut me simptomat e pacientit dhe historinë e fillimit të tyre
- Egzaminimi fizik, që përfshin: konstatimin e qëndrimit shtrembër, paralizës, çrregullimet e ndjeshmërisë (ndjesia e çpimit nga gjilpëra, ndjesia e pandjeshmërisë), të vlerësuara nëpërmjet testeve neurologjike.
- Radiografia e shtyllës kurrizore
- Në rast se dyshohet për hernie diskale, është e nevojshme kryerja e rezonancës magnetike (MRI)
- Analizat e gjakut, për të përjashtuar sëmundjet inflamatore
- Punksioni lumbar, që mundëeson marrjen dhe më pas egzaminimin e lëngut cerebro-spinal.

Në rradhë të parë, duhet të përcaktohen shkaqet e vërteta të simptomave që paraqet pacienti. Vetëm në këtë mënyrë mund të fillohet trajtimi specifik për sëmundjen kryesore.
Mënyra të tjera:
- Stimulimi elektrik
- Aplikimi i të ftohtit në format akute
- Në format kronike, pacienti shpesh reagon mirë ndaj proçedurave të ngrohta, si drita infrared, banjat e ngrohta, apilikimi i baltës së ngrohtë.
- Akupunktura
- Teknikat e relaksimit ndihmojnë në menaxhimin më të mirë të dhimbjes.
- Dhimbjet kronike kanë një efekt negativ mbi gjendjen shpirtërore të pacientit. Për këtë arsye, ky kontigjent pacientësh ka nevojë edhe për këshillim me psikoterapistin.
- Të krijohen kushte sa më ergonomike (komode) në vendin e punës
- Pakësimi i mbipeshës trupore
- Ushtrimi i sporteve, ku vendin kryesor e zë noti, veçanërisht noti mbi shpinë. Ai duhet të kryhet nën drejtimin e instruktorëve profesionistë.
Trajtimi medikamentoz kundër dhimbjes
Në prani të dhimbjeve, është e rëndësishme të mos abuzohet me medikamentet qetësuese të tyre, sepse kjo mund të çojë në dhimbje kronike dhe në shfaqjen e varësisë ndaj këtyre medikamenteve. Megjithatë, ato duhet të përdoren në fazën akute të sëmundjes, duke përfshirë antiinflamatorët josteroidienë (jo me bazë kortizoni) dhe medikamentet kundër reumatizmës (antireumatizmale).
Në prani të kontrakturave të dhimbshme të muskujve përdoren medikamente relaksuese (çliruese) të tyre.
Në rastet e shiatikut kronik, rekomandohet përdorimi i antidepresantëve dhe neuroleptikëve. Ato janë tepër efikase, sepse qetësojnë dhimbjet, zgjatin intervalin ndërmjet episodeve të dhimbjes, duke pakësuar në këtë mënyrë shkallën e përdorimit të medikamenteve antialgjike (kundër dhimbjes).
Trajtimi me anestezi lokale
Përfaqëson një alternativë tjetër trajtimi, përveç atij me antialgjikë. Medikamentet që kanë efekt mpirës injektohen dhe bllokojnë rrugët nervore. Kjo proçedurë mund të përsëritet pa shkaktuar varësi prej saj.
Një formë tjetër trajtimi është anestezia e nervit shiatik poshtë vitheve. Në këtë rast, përpara trajtimit është i nevojshëm përcaktimi i pozicionit të saktë të nervit nëpërmjet stimulimit elektrik.
Në rastet e vështira, rezistente ndaj mënyrave të mësipërme të trajtimit, vendoset në nivelin e shpinës një kateter i hollë, për lehtësimin e bllokimit të rrugëve nervore. Kjo teknikë kryhet nën anestezi, në mënyrë që të mos shkaktojë dhimbje tek pacienti.
Operacionet
Masat fizike
Trajtimi me fizioterapi rekomandohet shpesh së bashku me gjimnastikën, ushtrimet për forcimin e muskujve të shpinës, apilikimin e baltës, banjave, masazhit, fashave, etj.

Për parandalimin e dhimbjeve nga irritimi i nervit shiatik, rekomandohet
- Në personat me peshë ideale, të ruhet pesha aktuale
- Në rastet me mbipeshë, të arrihet pesha ideale
- Forcimi i muskujve të shpinës, sepse funksionimi i mirë i tyre lehtëson peshën që mban shtylla kurrizore
- Të evitohet qëndrimi shtrembër
- Të evidentohen konfliktet psiqike dhe të ndihmohet pacienti për zgjidhjen e tyre, pasi ato manifestohen shpesh me kontraktura muskulare në nivelin e shpinës.