Epikondiliti dhe Epitrokleiti (Bërryli i lojtarit të golfit, Bërryli i lojtarit të tenisit, Epicondylitis and epitrocleitis, Epikondiliti, Epitrokleiti)
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand)

Shkaku i epikondilitit dhe epitrokleitit mbetet ende i panjohur, por besohet se faktorët mekanikë luajnë një rol mjaft të rëndësishëm.
Kjo sëmundje është mjaft e shpeshtë edhe tek lojtarët e tenisit, të golfit, dhe persona të tjerë që përdorin në mënyrë të theksuar grupet e muskujve të përmenduar më sipër.
Tek personat që i ushtrojnë këto tipe profesionesh me lëvizje të përsëritura e përdorim të egzagjeruar dhe të shpeshtë të krahut, mund të shkaktohen inflamacione dhe demtime të muskujve përkatës. Në këtë drejtim, konsiderohen veçanërisht të rëndësishme: shtypja në tastierë dhe/ose përdorimi i mous-it të kompjuterit (lodhje e dorës), goditjet me çekiç, si dhe ushtrimi i tenisit dhe golfit.
- Simptoma kryesore është dhimbja në pjesën anësore të bërrylit, që shtohet kur pacienti tenton të ngrejë dorën ose ta mbledhë atë grusht. Dhimbjet mund të përhapen drejt parakrahut ose pjesës së sipërme të krahut, në mënyrë të tillë që gjithë krahu bëhet i dhimbshëm.
- Këto dhimbje janë aq të theksuara, sa dëmtojnë cilësinë e jetës së përditshme të pacientit.
- Në një stad më të avancuar të sëmundjes, mund të shfaqet një dobësi muskulare në nivelin e dorës dhe të gishtave, duke shkaktuar paaftësi në kapjen e sendeve.
Epitrokleiti
Sëmundja manifestohet kryesisht me një dhimbje në nivelin e pjesës së brendshme të bërrylit, që shtohet kur pacienti tenton të ngrejë dorën ose ta mbledhë atë grusht.
- Dhimbjet mund të përhapen drejt parakrahut ose pjesës së sipërme të krahut, në mënyrë të tillë që gjithë krahu bëhet i dhimbshëm.
- Dhimbjet gjate shtypjes janë të shpeshta në këndin e brendshëm të parakrahut, pranë bërrylit. Ato ulin aftësinë për të përballuar aktivitetet e jetës së përditshme.
- Në një stad më të avancuar të sëmundjes, mund të shfaqet një dobësi muskulare në nivelin e dorës dhe të gishtave, duke shkaktuar paaftësi në kapjen e sendeve.
Diagnoza e epikondilitit dhe epitrokleitit përcaktohet nga mjeku ortoped, duke u bazuar në:
- Njohjen e mjekut specialist ortoped me simptomat klinike të pacientit.
- Egzaminimin fizik dhe testet e ndryshme shtesë, që mundësojnë vendosjen e diagnozës.
- Radiografitë dhe egzaminimet laboratorike, që ndihmojnë në përjashtimin e çdo sëmundjeje tjetër me simptoma të ngjashme.
- Egzaminimin e nervave, që mundëson përjashtimin e dëmtimit nervor.
Veprimi i parë, i menjëhershëm: vendosja e akullit
Mënyra të tjera të trajtimit:- Vënia e krahut në qetësi dhe menaxhimi i mirë jo vetëm i aktiviteteve sportive dhe profesionale, por edhe i atyre shtëpiake.
- Përdorimi i medikamenteve antiinflamatore në formën e pomadave, xhelit ose sprait në zonën e dëmtuar, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjes.
- Trajtimi me ultratinguj.
- Pas fazës akute, rekomandohen ushtrime shtrirëse, lehtësuese dhe forcuese, si dhe masazhet e lehta në nivelin e muskulaturës së parakrahut.
- Fashimet speciale dhe vendosja e dorës në allçi mund të jenë gjithashtu efikase. Gjithsesi, paraprakisht duhet të sigurohemi që janë ruajtur funksionet e kapjes dhe të goditjes në sport.