Tetanozi
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand)

Periudha e inkubacionit (nga momenti i infektimit deri në momentin e shfaqjes së shenjave të para) është përgjithësisht 3 ditë-3 javë. Sa më e shkurtër të jetë kjo periudhë, aq më e rëndë është shkalla e sëmundjes.
Simptomat e saj janë:
- Ndjesia e tensionit në nivelin e plagës dhe në bark.
- Tkurrje e muskujve përtypës.
- Në një stad më të përparuar të sëmundjes, tkurrjet përfshijnë muskujt e trungut, pastaj të krahëve dhe këmbëve.
- Probleme në frymëmarrje, luhatje të presionit të gjakut, çrregullime në qarkullimin e gjakut, episode djersitjeje.
- Vite më pare, 30-90 % e pacientëve të patrajtuar vdisnin 2-3 javë pas fillimit të sëmundjes; në sajë të trajtimit specifik intensiv, në ditët e sotme kjo shifër është reduktuar në 10-20 %.
Në prani të imunitetit të pjesshëm, tetanozi i lokalizuar mund të mbahet nën kontrroll. Në këtë rast ecuria është e mirë.
Forma e shfaqur te foshnjat e porsalindura ka ecuri të njëjtë me formën te të rriturit. Foshnjat e patrajtuara vdesin.

Diagnoza e tetanozit dyshohet në praninë e simptomave karakteristike.
Për konfirmimin e diagnozës, analizohet monstra e serumit të gjakut dhe materiali i marrë nga plaga, me qëllim që të evidentohet toksina.

Në trajtimin e tetanozit përfshihen:
- Neutralizimi i toksinës së palidhur nëpërmjet injektimit tek pacienti të një imunoglobuline humane (njerëzore).
- Pastrimi kirurgjikal i thellë i plagës duke hequr indet e dëmtuara sa më shpejt të jetë e mundur.
- Trajtimi me antibiotikë nuk e pakëson nivelin qarkullues të toksinës. Gjithsesi, antibiotikët përdoren për të asgjësuar bakteriet që prodhojnë toksinën.
- Trajtimi intensiv urgjent për ruajtjen e funksioneve jetësore dhe lëshimin e muskulaturës.
- Gjithashtu, është mjaft i rëndësishëm parandalimi i ndërlikimeve të mundshme, duke mbajtur të lira rrugët e frymëmarrjes. Në disa raste, vetëm reanimimi kardio-pulmonar (i zemrës dhe mushkërive) siguron shpëtimin e jetës së pacientit.

- Metoda kryesore parandaluese kundër tetanozit është imunizimi aktiv. Imunizimi bazë (vaksinimi i parë) realizohet tek foshnjat. Rekomandohet kryerja e një rivaksinimi pas moshës 5-10 vjeç.
Parandalimi në rast aksidenti: plagët e thella dhe të djegurat, ashtu si edhe plagët e ndotura, duhet të trajtohen nga një mjek. Edhe në rastet kur vaksinimi nuk është i sigurt, pacienti duhet detyrimisht të konsultohet nga një mjek.
Një pacient që ka kaluar tetanozin, nuk është i mbrojtur ndaj një riinfektimi prej tij, nëse nuk ka imunitet.