logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Zhvendosja e gjurit: dëmtim i dhimbshëm i gjurit.
Zhvendosja e gjurit: dëmtim i dhimbshëm i gjurit.

Ndrydhja e kupës së gjurit është tepër e dhimbshme. Ajo mund të jetë i lindur (nga pozicioni i keq), ose pasojë e një aksidenti. Në këto raste, kupa e gjurit del nga vendi i saj, përgjithësisht në drejtimiin për nga jashtë gjurit.

Ky proçes emërtohet zhvendosje e kupës së gjurit (dalje nga vendi, luksacion). Ai haset më shpesh tek femrat. Luksacioni i parë i lidhur me shkaqe të lindura tek meshkujt ndodh përpara moshës 20 vjeç.

Edhe pse shpesh ndodh që kupa e gjurit të rikthehet në vendin e saj spontanisht, problemet e lidhura me të vazhdojnë të jenë të pranishme. Si çdo zhvendosje, edhe ajo e kupës së gjurit shkakton dëmtime në nivelin e ligamenteve (që lidhin kockat me njëra tjetrën), të kockave dhe kërceve, për të cilat pacienti duhet të trajtohet në vazhdim.

Tipi më i zakonshëm i zhvendosjes së kupës së gjurit është ai aksidental, që njihet si luksacioni traumatik i kupës së gjurit. Nëse ai ndodh në pjesën e pasme, ka tendencë të përsëritet (të bëhet kronik).
 

Faktorët që favorizojnë shfaqjen e një luksacioni janë:

  • Displazia patelare, që përfaqëson një anomali të lindur të kupës së gjurit, e cila është e paqëndrueshme dhe e palëvizshme.
  • Pozicionimi i keq i këmbëve, si psh. këmbët e kryqëzuara
  • Anomali të pozicionimit të tendinit të kupës së gjurit
  • Dobësim i përgjithshëm i indit lidhor, ose lëshim i ligamenteve, ose  mosbalancim i muskujve të brendshëm dhe të jashtëm në pjesën e përparme të kofshës.
  • Pozicionim më sipër se ç'duhet i kupës së gjurit, për shkaqe të lindura ose aksidentale.
  • Ndrydhja e gjurit, rrëshqitja gjatë ushtrimit të të sporteve që përfshijnë (angazhojnë) këmbët (skitë, futbolli, etj).

Zhvendosja e gjurit: dhimbje e papritur dhe e fortë e gjurit.
Zhvendosja e gjurit: dhimbje e papritur dhe e fortë e gjurit.

Ndrydhja dhe zhvendosja e kupës së gjurit shoqërohet me këto simptoma:

  • Dhimbje e menjëhershme dhe e fortë në zonën e gjurit
  • Ndjesia se kupa e gjurit ka dalë nga vendi dhe po rrëshqet, pra nuk është e qëndrueshme.
  • Pamundësi për të qëndruar në pozicionin në këmbë, për shkak të daljes së kupës së gjurit nga linja e këmbës, përgjithësisht në anën e jashtme të gjurit.

Kupa e gjurit rikthehet përgjithësisht vetë në pozicionin fillestar. Por kjo nuk do të thotë që nuk është i nevojshëm konsultimi me mjekun specialist ortoped, dhe më pas trajtimi i saj.

Gjatë zhvendosjes së saj, kupa e gjurit mund të marrë me vete edhe ligamentet e brendshme mbajtëse, dhe të shkaktojë pasoja mbi gjurin dhe femurin (kockën e kofshës).Pasojat e kësaj situate janë: dhimbjet e forta në shtypje, enjtja e kyçit të gjurit. 
 
 

Zhvendosja e gjurit: radiografia.
Zhvendosja e gjurit: radiografia.

Sa herë që një person pëson traumë në zonën e gjurit, duhet të kontrollohet menjëherë nëse kupa e gjurit ka dalë nga pozicioni normal i saj. Në rastin e zhvendosjes së kupës së gjurit, gjuri varet menjëherë dhe bëhet i dhimbshëm në ecje. Shfaqet gjithashtu hemartroza (gjakderdhje brenda kyçit të gjurit).

Egzaminime të tjera diagnostikuese:

  • Radiografitë e këmbës së dëmtuar, që evidentojnë shkaqet e zhvendosjes së kupës së gjurit, dhe dëmtimet e mundshme të kockave. Radiografitë e kupës së gjurit në përkulje të komanduar gradualisht, mundëson evidentimin e dëmtimit të mundshëm të kërceve (kondropatia).
  • Artroskopia e gjurit, e kryer nën efektin e anestezisë lokale, mundëson heqjen e kockave ose pjesëve të kërceve dhe trajton pjesërisht kërcet e dëmtuara.
  • Rezonanca magnetike ndihmon në egzaminimin e kërcit dhe të pjesës së butë të kyçit të gjurit.

 

Zhvendosja e gjurit: pas episodeve të përsëritura, kirurgjia bëhet e domosdoshme.
Zhvendosja e gjurit: pas episodeve të përsëritura, kirurgjia bëhet e domosdoshme.

Edhe nëse kupa e gjurit rikthehet në pozicion normal, trajtimi i saj është i detyrueshëm. Çdo ndrydhje dhe zhvendosje e kupës së gjurit dëmton kërcin e saj dhe kockat. Gjithashtu problematike janë edhe dëmtimet e ligamenteve të brendshme të gjurit.

Rreth gjysma e zhvendosjeve të kupës së gjurit shërben si origjinë për zhvendosje të mundshme të kockave të tjera, nëse ajo nuk trajtohet në mënyrë korrekte. Veç kësaj, rreziku i shkatërrimit të kërcit (kondropatia) rritet pas çdo zhvendosjeje.

Trajtimi në këto raste shërben për të larguar dhimbjet dhe për të evituar artrozat afatgjata të kupës së gjurit.

Operacionet

Gjuri duhet të trajtohet në mënyrë kirurgjikale, në rast se janë të pranishëm faktorët e mëposhtëm:

  • Zhvendosje (luksacione) të përsëritura të kupës së gjurit
  • Copëtimi i kockës ose kërcit
  • Dalja e ligamenteve të brendshme të kapsulës së kupës së gjurit.

Trajtimi kirurgjikal

Në parim, egzistojnë dy mënyra kryesore të ndërhyrjes kirurgjikale: trajtimi i pjesëve të buta (forcimi, qepja e ligamenteve) dhe korrigjimi i kockave. Të dyja këto metoda kanë për qëllim të mbajnë kupën e gjurit në vendin e saj, në skajin e poshtëm të femurit (kockës së kofshës).

Trajtimi pas operacionit

Ky trajtim duhet të përshtatet me operacionin. Në këtë stad, është tepër i rëndësishëm forcimi i muskujve të brendshëm të përparmë dhe atyre të pasëm të kofshës, që sigurojnë shtrirjen e saj.

Masat fizike

Proçedurat jokirurgjikale, të nevojshme pas zhvendosjes (luksacionit) të parë:

  • Futja në vend menjëherë e kupës së gjurit
  • Kryerja e ushtrimeve fizike për forcimin e muskulaturës së kofshës
  • Vendosja e një fashoje speciale rreth kupës së gjurit, për të mos lejuar rizhvendosjen e saj.
  • Nëse është e nevojshme, vendosja e kofshës në allçi.

Shpesh trajtimi i ndrydhjes dhe zhvendosjes (luksacionit) të kyçit të gjurit kryhet tepër vonë. Pacientët me moshë të re vendosin për t'u operuar vetëm pas një numri të përsëritur zhvendosjesh të kësaj zone. Trajtimi i kryer në kohë është tepër i rëndësishëm dhe i dobishëm, pasi siguron qëndrueshmëri të kupës së gjurit, me një shkallë suksesi 80%.

Nëse nuk trajtohet, ose trajtohet tepër vonë, shkalla e suksesit është nën 20%, ndërkohë që rreziku i zhvillimit të atrozës dhe prekjes së kërceve (kondropatia) është më i madh.

Për parandalimin e zhvendosjeve të kupës së gjurit rekomandohet kryerja e ushtrimeve të posaçme, që forcojnë muskulaturën e kofshëve.

 

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.