logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Osteoporoza: humbje e masës kockore, kocka bëhet poroze.
Osteoporoza: humbje e masës kockore, kocka bëhet poroze.

Osteoporoza është një sëmundje e skeletit. Shenjat karakteristike të saj janë: pakësimi i masës kockore dhe ndryshimet e strukturës së kockës, e cila bëhet poroze (e sfungjertë, si hojet e bletës). Për këtë arsye, kocka dobësohet dhe pëson mjaft lehtë fraktura (thyerje). Këto të fundit janë më të shpeshta në kockat e vertebrave, të legenit dhe të duarve.

Meqenëse osteoporoza qëndron për shumë kohë asimptomatike, frakturat spontane (pa goditje nga jashtë) mund të jenë manifestimi i parë i saj. Si shkak i tyre mund të shërbejë edhe vetëm ngritja e një çante ose kollitja.

Sipas vlerësimeve të OBSH, osteoporoza bën pjesë tek dhjetë sëmundjet më të shpeshta në botë dhe përfaqëson një nga problemet më të rëndësishme të shëndetit publik. 

 

Në kushte normale, në nivelin e kockës egziston një ekuilibër ndërmjet qelizave që ndërtojnë kockën dhe qelizave që e shkatërrojnë atë. Pikërisht kur prishet ky ekuilibër, mund të shfaqet osteoporoza.

Pothuajse 95% e pacientëve vuajnë nga osteoporoza parësore. Kjo formë e osteoporozës varet nga mosha, nga metabolizmi hormonal dhe ai i kalciumit, dhe nuk është pasojë e ndonjë shkaku konkret të njohur. Personat e hollë (të dobët) duket se preken më shumë se të tjerët, për shkak të masës kockore të pakët. Për më tepër, skeleti i tyre reagon më tepër ndaj mbingarkesave.

Shkaku kryesor i osteoporozës është ulja e përqëndrimit në gjak të estrogjeneve (hormone femërore), që shfaqet pas menopauzës.

Njihen gjithashtu edhe disa sëmundje, që mund të favorizojnë shfaqjen e një osteoporoze, që në këtë rast quhet dytësore. Ndër to mund të përmendim:

  • Çrregullimet e metabolizmit të kalciumit
  • Çrregullimet e nivelit të kortizolit
  • Mangësia e hormoneve seksuale (estrogjen dhe progesteron)
  • Sëmundjet e tiroides (hipertireoza -funksioni i shtuar i tiroides)
  • Çrregullimet e tipit endokrin (diabeti i sheqerit)
  • Sëmundjet kronike të aparatit të tretjes

Faktorët e rrezikut

Osteoporoza: njeriu bëhet gjithnjë e më i vogël.
Osteoporoza: njeriu bëhet gjithnjë e më i vogël.

Osteoporoza qëndron për një kohë të gjatë pa simptoma. Rritja e katabolizmit (shkatërrimit) të kockës nuk shkakton asnjë simptomë. Dhimbjet mund të shfaqen vetëm në rastin e frakturave.

Ndër simptomat e mundshme përmendim:

  • Dhimbjet kockore, veçanërisht në shpinë.
  • Tendenca për fraktura spontane, pa shkak të jashtëm
  • Ngjeshja e vertebrave, për pasojë kërrusja e shpinës dhe humbja e lartësisë trupore
  • Forcimi i muskujve për shkak të pozicionit jo të përshtatshëm trupor

Osteoporoza: matja e densitetit kockor.
Osteoporoza: matja e densitetit kockor.

Në stadin e përparuar të sëmundjes, mjeku mund të vendosë diagnozën, duke u bazuar në qëndrimin e pacientit dhe në përmasate pjesëve të ndryshme të trupit. Egzaminimet diagnistikuese përfshijnë:

  • Njohjen e mjekut me simptomat e pacientit, me historinë e sëmundjes, duke përfshirë edhe ndonjë traumë të mundshme të tij në të kaluarën.
  • Matjen e densitetit kockor, nëpërmjet metodave radiografike specifike (DEXA) dhe skanerit.
  • Analizat e gjakut, për të eleminuar çrregullimet hormonale ose sëmundje të tjera.
  • Radiografitë e kockave, që evidentojnë ndryshimet e strukturës kockore në stadet e përparuara të sëmundjes.
  • Egzaminimi i syve: mjeku okulist kontrollon aftësinë e të parit në rastet e dyshimta për osteoporozë. Një shikim i mirë eviton rëniet dhe goditjet, për pasojë edhe frakturat spontane.
  • Biopsia e kockës (brenda mundësive)
Osteoporoza: shumë ushtrime në ajër të pastër..
Osteoporoza: shumë ushtrime në ajër të pastër..

Osteoporoza është një sëmundje e vështirë për t’u trajtuar. Për këtë arsye, parandalimi i saj luan një rol veçanërisht të rëndësishëm.

Masat e përgjithshme

Këto masa zbatohen si për parandalimin, ashtu edhe për trajtimin e osteoporozës.

  • Ushqyerja
  • Konsumi i ushqimeve të pasura me kalcium dhe lehtësisht të tretshme, si produktet e qumështit (veçanërisht djathi i fortë). Rekomandohet gjithashtu konsumi i perimeve që përmbajnë kalcium, si: lakra, brokoli, kopra, si dhe frutat si: rrushi pa fara, manaferrat, mjedra, etj.
  • Këshillohet ngrënia e disa vakteve të pasura me kalcium gjatë ditës, pasi sasinë më të madhe të kalciumit organizmi e merr pikërisht nëpërmjet aparatit të tretjes.
  • Në këtë këndvështrim, veçanërisht i pasur me kalcium duhet të jetë vakti i fundit (para gjumit). Kështu, në këtë vakt rekomandohet konsumi i kosit dhe jo i brumërave ose ëmbëlsirave, pasi ai pakëson shkatërrimin e kockës gjatë natës.
  • Të mos konsumohet shumë kafe, pasi nëse sasia e saj i kalon 4 filxhanë/ditë, nxit daljen e kalciumit nga organizmi nëpërmjet urinimit.
  • Të konsumohen sasi të kufizuara të disa ushqimeve të pasura në acid oksalik (si spinaqi, çaji i zi, etj.)
  • Të konsumohen sasi të mjaftueshme të ushqimeve që përmbajnë vitaminën K, si: perimet jeshile, produktet e qumështit, mishi, drithërat dhe frutat.
  • Aktiviteti fizik në ajër të pastër, pasi favorizon anabolizmin (formimin e kockës). Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet nxit prodhimin e vitaminës D në lëkurë, që luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në proçesin e thithjes së kalciumit nga kocka.
  • Ndërprerja e duhanit
  • Konsumi i sasive të pakta të alkoolit 

Medikamentet

Për osteoporozën rekomandohen:

  • Suplementet (plotësuesit) ushqimorë me bazë kalciumi, vitamine D dhe vitamine K.
  • Produktet që përmbajnë fluor, sepse favorizojnë formimin e kockës.
  • Kalcitonina: hormon i prodhuar nga gjendra tiroide, që frenon proçesin e shkatërrimit të kockës.
  • Estrogjenet: hormone femërore, që kanë veprim të përkohshëm. Ato janë të pamjaftueshme kur humbja e masës kockore është tashmë në stade të përparuara.
  • Bifosfonatet: medikamente që ulin shkallën e rrezikut të frakturave dhe rritin densitetin kockor. 



Osteoporoza është një proçes i pakthyeshëm, por trajtimet e përdorura në ditët e sotme mundësojnë lehtësimin e simptomave dhe frenimin e përparimit të sëmundjes.

Kur diagnoza e osteoporozës është e konfirmuar, duhet të fillohet menjëherë trajtimi i shpejtë dhe efikas, në mënyrë që të evitohen maksimalisht frakturat kockore. Në fakt, çdo frakturë e evituar ndihmon në ruajtjen e cilësisë së jetës së pacientit. Në mungesë të trajtimit të përshtatshëm, osteoporoza mund të çojë në qëndrime në shtrat për periudha të gjata kohore.

 

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...