Sindroma e apnesë së gjumit
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Doris Zumbühl, Dr. Yllka Themeli)

Në përgjithësi, gërhitja është një fenomen i zakonshëm, që shqetëson më tepër personat e tjerë sesa personin që e karakterizon. Megjithatë, tek disa persona, gërhitja mund të pakësojë efektin çlodhës të gjumit. Në fakt, disa gërhitje shoqërohen nga ndërprerje të respiracionit (frymëthithjes dhe frymënxjerrjes): në këtë rast flitet për apne të gjumit.
Termi grek “anoia” përkufizon “ndalimin e respiracionit”, që është karakteristika kryesore e sindromit të apnesë së gjumit. Një pacient i prekur nga kjo simptomë paraqet rreth 600 të tilla brenda një nate. Kjo pasohet me lodhje të theksuar gjatë ditës dhe me rënie të aftësive fizike dhe intelektuale të tij.Në varësi të shkakut të apnesë, dallohet apnea e gjumit e tipit obstruktiv (ngushtues) dhe ajo qendrore. Personat që shfaqin tipin e parë të saj paraqesin një zhvillim të pamjaftueshëm të muskulaturës së faringut. Kështu, në momentin kur personi është i shtrirë në shtrat, këta muskuj ngushtojnë rrugët e kalimit të ajrit (rrugët respiratore), që reflektohet me gërrhitje nga ana e pacientit.
Ngushtimi i rrugëve respiratore provokon ndalim të respiracionit, që shoqërohet nga ulja e shkallës së furnizimit me oksigjen të pacientit, që reflektohet me zgjimin e tij. Apnea qendrore e gjumit është më e rrallë, dhe provokohet nga një çrregullim në nivelin e qendrës komanduese të respiracionit, që gjendet në tru.Më shpesh nga kjo sindromë preken meshkujt me mbipeshë trupore.
Faktorët e rrezikut:
- Duhanpirja
- Ushqimi i pasur në yndyrna
- Alkooli
- Përdorimi i medikamenteve që stimulojnë gjumin
- Ngushtimi i hapësirës nazo-faringeale (ndërmjet hundës dhe faringut)
Pasojat e këtyre ndalimeve të përsëritura të respiracionit janë: zgjimet e shpeshta, pagjumësia gjatë natës, e shoqëruar nga lodhje e shprehur gjatë ditës. Kjo shkakton ulje të përqëndrimit në punë.
Përveç kësaj, çrregullimet e gjumit kanë ndikim negativ mbi jetën private dhe në çift të pacientit.
Nëse sindromi i apnesë gjatë natës vazhdon për disa vite, ai mund të jetë përgjegjës për sëmundje kardio-vaskulare, të tilla si hipertensioni arterial dhe çrregullimet e ritmit të zemrës (aritmia). Madje, këto janë problemet që e shtyjnë më shpesh pacientin që të konsultohet me mjekun.
Mjeku duhet të informohet në mënyrë të hollësishme për historinë e fillimit të këtij problemi, ta egzaminojë fizikisht pacientin dhe, më pas, duhet ta orientojë drejt laboratorit të gjumit, ose të vendosë diagnozën nëpërmjet poligrafisë apo polisomnografisë gjatë natës.

Përgjithësisht, pacientët dërgohen nga partnerët e tyre për një ekzaminim mjekësor.
Mjeku bën fillimisht një vlerësim ambulator. Lëvizjet e frymëmarrjes mund të regjistrohen me një pajisje që vendoset në shtëpi gjatë gjumit. Herë pas here, është i nevojshëm qëndrimi në një laborator gjumi. Aty mund të përdorni të ashtuquajturën poligrafi ose polisomnografi gjatë natës për të përcaktuar nëse është e pranishme apnea e gjumit.

Ajri që futet në organizëm, krijon një presion pozitiv në nivelin e faringut, duke siguruar në këtë mënyrë hapjen e rrugëve respiratore, gjë që eviton gërhitjen e pacientit dhe episodet e tij të apnesë. Kështu, pas disa netësh, pjesa më e madhe e pacientëve ndjehen më mirë, më të çlodhur në mëngjes dhe me më tepër rendiment gjatë ditës.