Mitra (Uterusi)
Mitra (uterusi) është organi më i madh riprodhues femëror, i cili komunikon nga njëra anë me tubat e fallopit dhe nga ana tjetër, nëpërmjet qafës së mitrës, me vaginën. Mitra është organ kavitar në formë dardhe, që shërben për të mbajtur dhe zhvilluar fetusin. Mitra ndahet ne 2 pjesë: qafa e mitrës, që është pjesa e poshtme, e cila hapet mbi vaginë, dhe trupi i mítrës që është pjesa që mban fetusin gjatë shtatzanisë. Kaviteti i mitrës komunikon nëpërmjet një kanali të qafës dhe nxjerr jashtë gjakun menstrual të përmuajshëm.