Sindroma e shokut toksik
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Doris Zumbühl, Dr. Yllka Themeli)
Në këtë sindromë, infeksioni shkaktohet nga bakteri Stafilokokus aureus. Ajo është e rrallë, dhe ndodh mesatarisht tre herë gjatë 1 milionë vjetëve femërorë (të femrave).
Bakteriet hyjnë në organizëm gjatë menstruacioneve, nga tamponet e futura në vaginë. Kështu, nëse tamponi qëndron shumë gjatë në vaginë, bakteriet depërtojnë në organizëm përmes mukozës (shtresës së thellë) vaginale. Gjithashtu, si pikë e hyrjes së bakterieve mund të shërbejë edhe diafragma vaginale (pajisje që vendoset në vaginë për të penguar shtatzaninë), madje edhe plagët e tipit:
- Prerje
- Djegie
- Pickime nga insektet
- Kirurgjikale (pas operacionit)
Sindroma e shokut toksik mund të manifestohet me këto simptoma:
- Temperaturë e lartë (>39°C)
- Të përziera dhe të vjella
- Diarre
- Dhimbje të muskujve
- Çorientim, turbullime të ndërgjegjes
- Rënie e tensionit arterial, që mund të shoqërohet nga humbja e ndërgjegjes (urgjencë mjekësore !)
- Skuqje dhe plagë në lëkurë, sidomos në nivelin e pëllëmbës së duarve dhe tabanit të këmbëve.
- Sindroma e shokut toksik përfaqëson një urgjencë mjekësore, që ka nevojë për shtrim të menjëhershëm në spital!

Për diagnostikimin korrekt të sindromës së shokut toksik, janë të nevojshme:
- Njohja e menjëhershme e mjekut me simptomat e pacientes, me historinë e fillimit të tyre, veçanërisht lidhur me përdorimin e tamponëve gjatë menstruacioneve, përdorimin e diafragmës dhe episode traumash në të kaluarën.
- Identifikimi i bakterieve nëpërmjet strishos vaginale (materialit të marrë me tampon nga vagina).

Trajtimi korrekt i kësaj sindrome mund të kryhet vetëm në kushte spitalore.
Medikamentet
Medikamentet e nevojshme në këtë rast janë:
- Antibiotikët
- Medikamente të përdorura me injeksione në venë, për stabilizimin e qarkullimit të gjakut
- Trajtimi lokal (vaginal), nëpërmjet përdorimit të pomadave specifike.
- Tamponet të futen në vaginë me anën e mjeteve përkatëse (jo me dorë), të ndërrohen shpesh dhe nëse është e mundur, të përdoren peceta higjienike gjatë natës.
- Të përdoren tampone shumë përthithës
- Të tregohet kujdes për higjienën e duarve.