logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Çrregullimet menstruale: çdo devijim nga cikli mujor normal.
Çrregullimet menstruale: çdo devijim nga cikli mujor normal.

Menstruacionet (të përmuajshmet, periodat, zakonet) përfaqësojnë shenjën e jashtme të një cikli menstrual që zhvillohet brenda organizmit. Një cikël normal dhe i rregullt, i quajtur eumenorrea, fillon në ditën e parë të menstruacioneve dhe zgjat mesatarisht 28 ditë (varion nga 21 deri 45 ditë). Menstruacionet normale zgjatin nga 2 deri 7 ditë.

Menstruacionet e shfaqura në mënyrë të çrregullt për sa i takon shpeshtësisë (të shpeshta, shumë të shpeshta ose të rralla), kohëzgjatjes (më të shkurtra ose më të zgjatura në ditë) dhe intensitetit të tyre (sasisë së gjakrrjedhjes), apo edhe kombinimit të të trejave, konsiderohen të çrregullta.

 

Në origjinën e çrregullimeve të menstruacioneve mund të qëndrojnë faktorë të ndryshëm, më shpesh të kombinuar midis tyre. Në varësi të tipit të çrregullimit menstrual, mund të përmendim këto shkaqe:

Për menstruacionet e bollshme (hipermenorrea)

Për menstruacionet e pakta (hipomenorrea)

  • Çrregullimet hormonale (ulja e fuksionit të vezoreve pas menopauzës ose në fillim të pubertetit).
  • Medikamentet (pilulat ose preparatet e tjera hormonale)
  • Stresi psiqik
  • Anoreksia (mungesa e oreksit) ose mbipesha trupore e theksuar
  • Sëmundjet e mitrës
  • Kyretimi (patsrimi) i thellë i mitrës
  • Traumat e mitrës

Për menstruacionet e shpeshta (polimenorrea)

  • Çrregullimet e kontrollit hormonal të ciklit, me origjinë nga truri
  • Ndryshimet e nivelit të hormoneve (në pubertet dhe menopauzë)
  • Stresi psiqik

Për menstruacionet e rralla (oligomenorrea)

Për menstruacionet e zgjatura (menorragjia)

  • Miomat ose polipet (tumoret) e mitrës
  • Proliferacionet (rritja e egzagjeruar), inflamacionet ose kanceret e mukozës (shtresës së brendshme) të mitrës.
  • Çrregullimet hormonale
  • Prania e sterilesë
  • Më rrallë: hipertensioni arterial dhe çrregullimet e mpiksjes së gjakut.

Faktorë të tjerë përgjegjës për gjakrrjedhjet vaginale jashtë periudhës së menstruacioneve:

Çrregullimet menstruale: dhimbje, gjakderdhje të rëndë.
Çrregullimet menstruale: dhimbje, gjakderdhje të rëndë.

Çrregullimet e lidhura me kohëzgjatjen e menstruacioneve:

  • Menorragji: menstruacione të zgjatura, mbi 6 ditë
  • Menstruacionet e shkurtra, më pak se 3 ditë.

Çrregullimet e intensitetit të menstruacioneve:

  • Hipermenorrea: menstruacione të bollshme, me zgjatje normale të ciklit.
  • Hipomenorrea: menstruacione të pakta, me zgjatje normale të ciklit.

Çrregullimet e lidhura me shpeshtësinë e menstruacioneve:

  • Polimenorrea: menstruacione të shpeshta për shkak të një cikli të shkurtër, më pak se 21 ditë.
  • Oligomenorrea: menstruacione të rralla për shkak të një cikli të zgjatur, mbi 35 ditë.
  • Metrorragjia: episode të gjakrrjedhjes vaginale ndërmjet menstruacioneve normale.
  • Metrorragjia e ovulacionit: episod i gjakrrjedhjes vaginale në momentin e ovulacionit, që i korrespondon dita e 14-të e ciklit menstrual.

Amenorrea - Mungesa totale e menstruacioneve

  • Pseudo-menstruacionet, në rastin e përdorimit të pilulave kontraceptive për stimulimin e tyre.
  • Gjakrrjedhja vaginale post-menstruale (pas menstruacioneve), që shfaqet 1-2 ditë pas tyre dhe përgjithësisht zgjat vetëm 1 ditë.
  • Gjakrrjedhja vaginale pre-menstruale, që shfaqet përpara menstruacioneve të vërteta.

Çrregullimet e lidhura me gjendjen e përgjithshme trupore në momentin e menstruacioneve:

  • Bëhet fjalë për menstruacione tepër të dhimbshme, që njihen me termin "dismenorrea" (simptoma menstruale).
Çrregullimet menstruale: ekzaminimi gjinekologjik për zbulimin e shkakut.
Çrregullimet menstruale: ekzaminimi gjinekologjik për zbulimin e shkakut.

Objektivi kryesor në rastet me çrregullime të menstruacioneve është përjashtimi i shkaqeve organike, pra i pranisë së një tumori ose një proçesi inflamator. Lidhur me këtë shërben informimi i detajuar i mjekut specialist obstetër-gjinekolog mbi simptomat e pacientes, historinë e ecurisë së ciklit menstrual, duke filluar nga puberteti, si dhe historinë familjare të saj lidhur me praninë e sëmundjeve metabolike si hipertensioni arterial, diabeti i sheqerit, nënpesha ose mbipesha, çrregullimet e yndyrnave, etj.

Për përcaktimin e diagnozës përfundimtare, mjeku shpesh i rekomandon pacientes mbajtjen e një ditari të rregullt për disa muaj, ku ajo të shënojë shpeshtësinë dhe intensitetin e menstruacioneve, dhimbjet gjatë tyre, datën e ovulacionit dhe metrorragjitë e mundshme.

Egzaminimet klinike

  • Ekzaminimi gjinekologjik
  • Vlerësimi i peshës, proporcioneve të pjesëve të trupit (i tipit femëror ose mashkullor) dhe i pranisë së qimeve (piloziteti)
  • Vlerësimi i gjendjes së zhvillimit të organeve gjenitale
  • Vlerësimi i gjendjes psiqike të pacientes
  • Matja e temperaturës bazale trupore
  • Ekzaminimi i mukozës (shtresës së brendshme) të qafës së mitrës.

Analizat laboratorike për të vlerësuar:

  • Mpiksjen e gjakut
  • Funksionin e gjendrës tiroide
  • Funksionin e mëlçisë
  • Nivelin e hormoneve

Egzaminime të tjera të mundshme

Çrregullimet menstruale: ndihmojnë në mënyrë të jashtëzakonshme proçedurat e ngrohta dhe relaksimi.
Çrregullimet menstruale: ndihmojnë në mënyrë të jashtëzakonshme proçedurat e ngrohta dhe relaksimi.
Trajtimi varet nga tipi i  çrregullimit:
  • Në rast se si shkak i çrregullimit të menstruacioneve ka shërbyer një tumor ose një proçes inflamator, pra një shkak organik, trajtimi duhet filluar pikërisht nga ky i fundit.
  • Nëse nuk evidentohet asnjë shkak i mundshëm dhe pacientja nuk dëshiron të ketë fëmijë, mund të përdoret trajtimi hormonal nëpërmjet marrjes së pilulave me kontraceptivë.
  • Nëse nuk është evidentuar asnjë shkak i mundshëm, por pacientja dëshiron të ketë fëmijë, trajtimi hormonal kryhet duke alternuar periudhat e trajtimit me periudha të ndërprerjes së tij.
  • Edhe medikamentet me përmbajtje bimore (fitoterapia), mund të kenë efekt stabilizues mbi menstruacionet.

Për simptomat e përgjithshme

Një gjakrrjedhje vaginale e shpeshtë (kronike) mund të ndikojë negativisht në gjendjen e përgjithshme të pacientes, si pasojë e humbjes së sasive të mëdha të hekurit. Varfërimi në hekur shkakton aneminë ferriprive, e cila zakonisht zhvillohet ngadalë. Në këtë rast rekomandohet përdorimi i preparateve me bazë hekuri. Është mjaft e rëndësishme të identifikohen dhe trajtohen sa më herët shkaqet e gjakrrjedhjeve kronike vaginale, në mënyrë që edhe pasojat e tyre të jenë sa më të pakta dhe lehtësisht të korrigjueshme.

Rekomandohet një vizitë kontrolli e detyrueshme në të gjitha rastet që paraqesin:

  • Menstruacione në sasi tepër të mëdha
  • Zgjatje e menstruacioneve për më tepër se 8-10 ditë.
  • Gjakosje vaginale që shfaqen jashtë ditëve të menstruacioneve
  • Gjakosje vaginale pas marrëdhënieve seksuale
  • Menstruacione tepër të shpeshta ose mungesë totale e tyre

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.