logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Mastopatia: ndryshime beninje të gjirit të femrës.
Mastopatia: ndryshime beninje të gjirit të femrës.

Termi "mastopati" përfaqëson të gjitha ndryshimet beninje të gjirit, që manifestohen me zmadhimin e tyre dhe me praninë e kokrrave (noduseve) ose të kisteve të forta në to. Këto ndryshime shfaqen shpesh në të dy gjinjtë dhe përgjithësisht janë beninje. Gjithsesi, format e rënda të mastopatisë mund të përparojnë drejt një kanceri të gjirit.

Gjiri është i përbërë nga indi lidhor dhe gjendrat. Kur shfaqet mastopatia, kjo përbërje ndryshon. Shtimi i indit lidhor çon në formimin e kokrrave, ndërkohë që ndryshimet në nivelin e gjendrave shkaktojnë formimin e kisteve. Shpesh, bëhet fjalë për një kombinim të kokrrave dhe kisteve.

Mastopatia konsiderohet sëmundja më e shpeshtë e gjirit, përderisa një në çdo dy gra preket nga kjo sëmundje gjatë jetës së saj. Është mjaft e rëndësishme të bëhet dallimi ndërmjet mastopatisë dhe tumoreve të tjera beninje të gjinjve, si adenomat, fibroadenomat ose lipomat.  

Mendohet se në origjinën e mastopatisë qëndron prishja e ekuilibrit ndërmjet hormoneve seksuale femërore (estrogjenit dhe progesteronit), me një dominim të estrogjenit. Kjo hipotezë bazohet në faktin se mastopia shfaqet përgjithësisht në femrat me moshë nga 30-50 vjeç, dhe zhduket pas menopauzës. Një tjetër hipotezë e cilëson shkakun thjesht hormonal, pra nga luhatjet e nivelit të hormoneve gjatë ciklit menstrual (28 ditor). Kjo bazohet në faktin që simptomat e mastopatisë shfaqen në funksion të ciklit, më saktë në fund të ciklit, menjëherë përpara ardhjes së menstruacioneve. Gjithashtu, në origjinën e mastopatisë mund të jetë edhe prodhimi i tepërt ose i mangët i hormoneve të gjendrës tiroide (përkatësisht hipertireoza dhe hipotireoza).

Dallohen tre shkallë të zhvillimit të mastopatisë:

Grada I ose "mastopatia e thjeshtë"

Indi i gjirit është trashur, forcuar dhe mund të formojë kiste në të. Egzaminimi histologjik i indeve të marra nga gjiri (biopsia) tregon shtim (proliferim) të indit lidhor, por në dukje qelizat gjendrore janë normale. Ky tip i mastopatisë është shumë i përhapur, në rreth 70% të rasteve.

Grada II ose "mastopatia proliferante"

Në këtë formë, disa qeliza (që zakonisht janë ato të kanaleve të qumështit) zmadhohen më shumë se të tjerat. Edhe ky tip i mastopatisë nuk ndikon në pamjen e qelizave.

Grada III ose "mastopatia e rëndë"

Kjo është forma më e rrallë, që prek vetëm 5% të rasteve. Në biopsi konstatohen qeliza me pamje jonormale. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për kancer, por këto qeliza mund të degjenerojnë në kancer. Kështu, femrat që shfaqin mastopati të rëndë janë të rrezikuara 2 deri në 4 herë më tepër se format e tjera, për të zhvilluar kancer të gjirit. Në këtë kuadër, femrat që i takojnë këtij grupi, duhet detyrimishit t`i nënshtrohen kontrolleve të rregullta tek mjeku, në mënyrë që të kapen sa më herët tendencat për degjenerim kanceroz të indit të gjirit. 
 

Mastopatia: ënjtje beninje, noduse, kiste.
Mastopatia: ënjtje beninje, noduse, kiste.

Simptomat e kësaj sëmundjeje janë të larmishme, në drejtim më tepër të tipit, sesa të intensitetit të tyre. Megjithatë, as tipi dhe as intensiteti i simptomave nuk e reflektojnë shkallën e zhvillimit të mastopatisë. Karakteristike për mastopatinë është shfaqja e simptomave në fund të ciklit menstrual, pra menjëherë para ardhjes së menstruacioneve (që njihet si sindromi premenstrual).

Këto simptoma janë:

  • Tendosje e gjinjve, ndjesia e tensionit në to, që mund të arrijë deri në dhimbje.
  • Kokrra të forta, të pranishme në prekje (palpacion) shpesh në zonën e jashtme të gjirit, të shumta në numër, të përhapura në zona të ndryshme të gjirit.
  • Rrjedhja e lëngut pas shtypjes së thithit të gjirit, që tregon për praninë e kisteve në brendësi të tij.

Kujtojmë se: jo çdo kokërr e prekur në gji është me natyre malinje (kancer). Megjithatë, çdo ndryshim i konstatuar në gji nëpërmjet prekjes së tij të rregullt, ka nevojë për konsultë me mjekun. Është e domosdoshme dhe e detyrueshme që çdo grua të kontrrollojë gjinjtë e saj në mënyrë të rregullt, në mënyrë që të mund të konstatohet sa më shpejt kanceri i gjirit. Sa më herët të bëhet diagnostikimi, aq më të mëdha janë mundësitë për t`u shëruar prej tij.

 

Mastopatia: ekografia e gjirit femëror.
Mastopatia: ekografia e gjirit femëror.

Për diagnotikimin e mastopatisë, janë të nevojshme:

Mastopatia: trajtimi me medikamente në plan të parë.
Mastopatia: trajtimi me medikamente në plan të parë.

Nuk egziston asnjë mënyrë trajtimi që të shërojë plotësisht mastopatinë, por mund të lehtësohen simptomat e saj. Kokrrat ose kistet që nuk janë të këndshme estetikisht, si dhe ato që janë të dyshimta për kancer, mund të hiqen me rrugë kirurgjikale. Në rastin e dhimbjeve mund të përdoren medikamente antialgjike (kundër dhimbjes). Simptomat e përmendura më sipër mund të qetësohen pas përdorimit të një xheli që përmban gestagen.

Mastopatia e rëndë (grada III) shoqërohet me një shkallë të lartë rreziku për kancer të gjirit. Heqja kirurgjikale nuk është e detyrueshme në mënyrë urgjente, por janë të rekomandueshme kontrollet e rregullta tek mjeku, për të konstatuar në kohë degjenerimin e mundshëm të mastopatisë në kancer të gjirit. 

Vetëm mastopatia e rëndë mund të përparojë drejt një kanceri të gjirit. Gratë e prekura nga format e tjera të mastopatisë, duhet të përpiqen të bashkëjetojnë me të. 

Mastopatia: vetë-ekzaminim i rregullt i gjinjve.
Mastopatia: vetë-ekzaminim i rregullt i gjinjve.

Për të diagnostikuar mastopatinë dhe për të parandaluar përparimin e saj drejt një kanceri të gjirit, është i detyrueshëm kontrrolli i rregullt i gjinjve nga vetë femrat, si dhe 1-2 kontrolle mjekësore në vit. 

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.