logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Kistet e vezoreve: formacione beninje në vezore.
Kistet e vezoreve: formacione beninje në vezore.

Kistet janë, më shpesh, tumore beninje, që mund të zhvillohen në pothuajse të gjitha indet ose organet e organizmit. Ato përfaqësojnë zgavra që përmbajnë lëngun e indeve, gjak dhe mukus.

Kistet e vezores zhvillohen më shpesh gjatë periudhës aktive të jetës gjenitale të femrës dhe varen nga hormonet. Zmadhimi i vezoreve mund të jetë pasojë, ose e shumëfishimit të qelizave me natyrë tumorale, ose e grumbullimit të lëngut në to, pra e pranisë së një ose disa kisteve.

Vezoret kryejnë dy funksione:

Prodhimin e hormoneve seksuale femërore, që janë estrogjenët dhe progesteroni.
Tek femrat, në periudhën e aktivitetit gjenital, Vezoret përmbajnë vezët e papjekura, që zhvillohen në brendësi të folikujve të tyre. Në mesin e ciklit menstrual  (mesatarisht 28-ditor), në ditën e 14-të të tij, ndodh ovulacioni (plasja e folikulit dhe çlirimi i vezës së pjekur). Nëse në këtë moment kryhen marrëdhënie seksuale, mund të ndodhë fekondimi i vezës së çliruar në tubat e mitrës dhe të zhvillohet shtatzania në brendësi të saj. Gjithashtu, mund të ndodhë edhe shtatzania peritoneale dhe shtatzania tubare, në rast se veza, për shkaqe të ndryshme, ngec në këto nivele (shih shtatzaninë tubare dhe atë peritoneale).

Shkaqet e kisteve të vezoreve janë të ndryshme, në varësi të tipit të tyre.

Kistet funksionale: bëhet fjalë për kistet që përmbajnë lëng, pra me natyrë beninje (të parrezikshme), që varen nga cikli menstrual dhe zhvillohen në brendësi të vezoreve (folikujt). Kështu, nëse folikuli nuk plas në momentin e ovulacionit, ai mund të vazhdojë të zmadhohet dhe të kthehet në kist. Pjesa më e madhe e këtyre kisteve përthithen spontanisht brenda dy muajve pas shfaqjes së tyre.

Femrat që përdorin kontraceptivë nga goja shfaqin rrallë kiste të vezoreve. Kjo për faktin se pilula kontraceptive ka për qëllim të bllokojë ovulacionin, duke i vënë vezoret në qetësi.
 
Mund të bëhet fjalë edhe për një tumor (neoformacion) kistik, më shpesh me natyrë beninje. Ndërkohë, tumoret e vezoreve me natyrë malinje quhen kancere të vezoreve (janë trajtuar në rubrikë të veçantë).

Vezoret polikistike (me shumë kiste): Në këtë rast vezoret formojnë shumë kiste dhe nuk janë më funksionale. Pacientet që kanë këtë problem, paraqesin shpesh çrregullime hormonale.
 
Kistet me përmbajtje “çokollate” ose “katrani”, zhvillohen në rastin e endometriozës. Në këtë rast, pjesë të mukozës (shtresës së brendshme) së mitrës fiksohen në vezore dhe gjakosin në momentin e menstruacioneve, si një mukozë normale e mitrës. Meqenëse ky gjak nuk mund të rrjedhë nga vezoret, në brendësi të tyre zhvillohen kistet.

Kistet e vezoreve: parehati e paqartë në fund të barkut, çrregullime të ciklit.
Kistet e vezoreve: parehati e paqartë në fund të barkut, çrregullime të ciklit.

Kistet dhe tumoret e vezoreve, qoftë me natyrë beninje ose malinje, në stadin fillestar nuk shkaktojnë simptoma.

Në një stad më të avancuar, mund të shfaqen simptomat e mëposhtme:

  • Cikle të çrregullta menstruale
  • Menstruacione tepër të dhimbshme (dismenorrea)
  • Dhimbje në zonën e legenit
  • Rishfaqje e menstruacioneve pas menopauzës
  • Rëndim në zonën e belit, dhimbje në shpinë dhe dhimbje gjatë defekimit (jashtëqitjes).
  • Zmadhim i perimetrit të barkut
  • Ndjesia e trupit të huaj
  • Kapsllëk

Të gjitha këto simptoma nuk mund të specifikojnë një kist të vezoreve, pasi ato mund të jenë të pranishme edhe në disa sëmundje të tjera, si psh. në rastin e miomës së mitrës.

Në rastin e ndërlikimeve pas çarjes ose plasjes së kistit të vezores, mund të shfaqen:

  • Dhimbje të forta në zonën e legenit
  • Të përziera dhe të vjella, që mund të çojnë deri në kolaps (dobësim i qarkullimit).
  • Dhimbje e fortë në palpacionin e barkut (egzaminimin nëpërmjet prekjes).

Kistet e vezoreve: ekzaminimi gjinekologjik.
Kistet e vezoreve: ekzaminimi gjinekologjik.

Diagnoza e kistit të vezores përcaktohet nga mjeku specialist gjinekolog, duke u bazuar në:

Kistet e vezoreve: heqja kirurgjikale kur janë të mëdha.
Kistet e vezoreve: heqja kirurgjikale kur janë të mëdha.

Kistet e vogla funksionale të vezoreve përthithen përgjithësisht spontanisht, pa trajtim. Gjithsesi, edhe në këto raste, është e detyrueshme ndjekja e rregullt e pacientes me ekografi të vezoreve, në mënyrë që të ndiqet ecuria e tyre.

Masat e përgjithshme

Egzaminimet e rregullta të kontrollit me ekografi të vezoreve.

Medikamentet

Trajtimi hormonal është i dobishëm në kistet e vogla dhe në femrat përpara menopauzës.  

Operacionet

Ndërhyrja kirurgjikalë është e nevojshme në rastet:

  • Me simptoma të vazhdueshme
  • Me kiste të mëdha, me mundësi të pakta për t’u përthithur spontanisht.
  • Kur dyshohet për kancer
  • Me kiste që nuk janë përthithur plotësisht pas disa javësh.

Teknikat operatore

  • Në rastin e tumoreve beninje, heqja e kistit mund të kryhet nëpërmjet laparoskopisë (operacion me hapje të vogël).
  • Në rastin e tumorit malinj kryhet operacioni normal, me hapje të madhe, që mundëson heqjen e të dy vezoreve dhe organeve të tjera të prekura nga kanceri. 
  • Kistet e vezoreve duhet të ndiqen rregullisht nga mjeku. Në kistet e vjetra, duhet të merret patjetër material për biopsi. Për këtë qëllim, duhet kryer operacioni, duke përshtatur teknikën e tij sipas madhësisë së kistit. 


Pjesa më e madhe e kisteve të vezoreve, që shfaqen tek femrat e reja, janë kiste funksionale, të shkaktuara nga mungesa e ovulacionit, që përthithen spontanisht gjatë cikleve pasuese.   

Në përgjithësi, kistet e vezores mund të shfaqin ndërlikimet e mëposhtme:

Përdredhje e kistit (tumori përdridhet rreth mbajtëses, duke penguar inervimin e tij). Kjo mund të pasohet nga një gjendje shoku me dhimbje të forta të barkut, të përziera, të vjella, përshpejtimi i pulsit dhe episode djersitjeje të shprehur. Kjo situatë përbën një urgjencë kirurgjikale, që ka nevojë për operacion të menjëhershëm. 
Infeksionet

Çarja e kistit, gjatë së cilës një enë gjaku e dëmtuar mund të shkaktojë gjakrrjedhje në peritoneum (cipën që mbështjell organet), duke rrezikuar jetën e pacientes. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një situatë urgjence, ku nevojitet ndërhyrje kirurgjikale e menjëhershme. 

Çrregullimet hormonale: kistet mund të çlirojnë hormone, duke çrregulluar kështu ciklin menstrual. Në raste ekstreme, mund të shfaqen hemorragji të vazhdueshme, që zgjasin për disa javë.
Edhe pse ndodh  rrallë, kistet e vezoreve mund të shndërrohen në kancer të tyre.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.