logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)

Truri ynë është organi më i ndjeshëm. 

Pjesa kockore e kafkës mbulon tërësisht trurin dhe e mbron atë nga dëmtimet në raste të rrëzimeve, goditjeve ose lëndimeve të tjera. 

Në bazën e tij, truri mbrohet nga shtylla kurrizore.  

Ai përbëhet nga truri i madh, truri i vogël dhe truri i mesëm, dhe shtrihet në shtyllën kurrizore, ku është edhe qendra e frymëmarrjes dhe sistemi i enëve të gjakut.

Trauma kranio-cerebrale: dëmtimet e trurit të shkaktuara nga rëniet ose goditjet
Trauma kranio-cerebrale: dëmtimet e trurit të shkaktuara nga rëniet ose goditjet

Siç e tregon edhe vetë fjala, trauma është një dëmtim i trurit që nuk është sëmundje, por pasojë e një aksidenti. Trauma kranio-cerebrale mund të prekë vetëm një pjesë kockore të kafkës ose pjesën e butë, nga ku mund të shkaktojë dëmtime në tru. Thyerjet e lehta të kafkës, pa dëmtime të indit të butë të trurit ose pa plagë në kokë nuk konsiderohen trauma. Në dëmtimet traumatike të kafkës bëhet një dallim: kanë depërtuar ose jo në organin e trurit. Në rastin kur kjo ka ndodhur, duhet identifikuar se ku kanë depërtuar: në lëkurën e kokës, në kockat e kafkës, apo në cipën e trurit. Enët e gjakut gjithashtu mund të dëmtohen, duke shkaktuar hematoma ose hemoragji, që shkaktojnë një rritje të presionit brenda kafkës. Më pas truri zmadhohet, rritet presioni i gjakut, dhe për pasojë në pjesë të tjera të tij ndërpritet furnizimi me gjak dhe oksigjen. Kjo mund të shkaktojë dëmtime të pariparueshme, që çojnë edhe në vdekje.

Për të mbrojtur kafkën dhe trurin nga traumat kanë filluar të përdoren një sërë masash moderne, si skafandrat, rripat e sigurisë, masat e sigurisë në vendin e punës, etj. Ato kanë reduktuar ndjeshëm shpeshtësinë e dëmtimeve dhe shkallën e tyre. Një dëmtim i kafkës dhe trurit të pacientit është çështje fati: sa më e rëndë gjëndja, aq më shumë kosto mjekësore dhe ekonomike sjell.

Pasoja  e parë  tek dëmtimi i kokës është humbja e vetëdijes. Kohëzgjatja e pavetëdijes është tregues serioz i ashpërsisë së dëmtimit kranio-cerebral. Ajo klasifikohet në:

  • Shkalla e parë: humbja e vetëdijes zgjat zakonisht 1 ose 2 minuta 
  • Shkalla e dytë: humbja e vetëdijes zgjat pak më shumë.
  • Shkalla e tretë dhe e katërt: kur pacienti është i pavetëdijshëm për 30 minuta ose më shumë.

Sa më e zgjatur të jetë humbja e vetëdijes, aq më i madh është rreziku për dëmtime të pariparueshme fizike dhe mendore.

Një pacient që ka dëmtime të shkallës së parë mund të shërohet brenda disa ditëve ose javëve.

Një pacient tjetër, që ka dëmtime të shkallës së dytë dhe të tretë, prej të cilave mund t’i kërcënohet edhe jeta, kërkon absolutisht një trajtim mjekësor të specializuar dhe intensiv. Në rastet kur ka gjakderdhje në tru, me një rritje të presionit brenda tij, shpesh nevojitet kirurgji emergjente. Është e rëndësishme të dihet lloji i dëmtimit, pasi dëmtimet në kafkë ose në tru janë shkak i shpeshtë i sëmundjeve, paaftësisë dhe vdekjes, sidomos tek personat mbi 45 vjeç.

Një dëmtim në kafkë dhe në tru ndodh si pasojë e një veprimi të jashtëm tepër të dhunshëm. Në shumicën e rasteve shkaku është një aksident sportiv, aksident rrugor ose në vendin e punës. Në traumat e kafkës dhe trurit dallohen dëmtime parësore ose dytësore.

Dëmtimi parësor ndodh nga veprime të dhunshme të jashtme. Ai rezulton në shkatërrimin e indeve të kafkës dhe trurit. Në këtë rast, indet nervore të dëmtuara në tru nuk mund të rigjenerohen.

Dëmtimi dytësor ndodh si rezultat i përkeqësimit të dëmtimeve parësore.

Dëmtimet dytësore janë:

  • Dëmtimet e enëve të gjakut që shkaktojnë hematoma në tru 
  • Shtimi i presionit në kafkë për shkak të hematomës
  • Çrregullimi i presionit të gjakut në tru, që shkakton mosfurnizim të mjaftueshëm me oksigjen dhe shkatërrim të indeve.
  • Në varësi të zonës së dëmtuar të trurit, mund të shkaktohen dëmtime serioze, deri në paaftësi fizike dhe intelektuale, që do të mbeten ashtu për të gjithë jetën, dhe në rastin më të keq mund të jenë fatale për jetën e pacientit.


Traumat e kafkës dhe të trurit manifestohen me humbjen e vetëdijes, e cila mund të zgjasë nga disa minuta deri në disa orë, madje edhe disa ditë. Shkalla e dëmtimit kranio-cerebral matet ndër të tjera, sipas kohëgjatjes së humbjes së vetëdijes.

Trauma kranio-cerebrale e shkallës së parë karakterizohet nga:

Në përgjithësi, pacientët e marrin veten plotësisht pas disa javësh. Menaxhimi neurokirurgjikal nuk është i nevojshëm. Zakonisht, nuk shfaqen çrregullime dytësore dhe asnjë simptomë nuk zgjat për gjithë jetën.

Trauma kranio-cerebrale e shkallës së dytë karakterizohet nga:

Humbja e vetëdijes për më shumë se 15-60 minuta, dhe tipi i çrregullimeve dytësore varet nga lloji i dëmtimit në tru. Pacienti zakonisht transferohet në repartin e neurokirurgjisë. Monitorimi dhe trajtimi intensiv është i domosdoshëm për të parandaluar dhe trajtuar sa më herët ndërlikimet e mundshme.

Trauma kranio-cerebrale e shkallës së tretë karakterizohet nga:

Humbja e vetëdijes për më shumë se 60 minuta. Në këtë rast truri është i shtypur si pasojë e gjakderdhjes në të. Kjo shkakton ënjtje të tij dhe një rritje të presionit të brendshëm, gjë që shkakton humbje të gjatë të vetëdijes. Në të tilla raste, duhet të merret parasysh mundësia e dëmeve të pariparueshme ose vdekjes. Gjithsesi, një shërim i pjeshëm ose i plotë është ende i mundshëm.

Trauma kranio-cerebrale e shkallës së katërt karakterizohet nga një gjendje kritike për jetën: pupilat e syve, fillimisht joreaguese ose me reagim tepër të ngadaltë, tregojnë për dëmtim të trungut të trurit. Trungu i trurit është pjesa më e poshtme e tij, në zgjatjen e palcës së kurrizit dhe është (ndër të tjera) qendra e stimulimit të frymëmarrjes dhe sistemit të enëve të gjakut.

Simptoma të tjera

Edhe në rastin e traumës kranio-cerebrale të shkallës së parë, mbikqyrja në spital duhet bërë për të paktën 24 orë, pasi është e vështirë të parashikohet se çfarë simptomash dhe ndërlikimesh mund të ndodhin disa orë pas traumës.

Pacientët me dëmtime të shkallës së dytë ose të tretë duhet të menaxhohen nga neurokirurgët ose të paktën nga reparti i kirurgjisë emergjente.

Ekzaminimet e para që duhet të kryhen nga mjeku i urgjencës në vendin e aksidentit janë:

  • Vlerësimi i nivelit të vetëdijes së pacientit
  • Vlerësimi i shkallës së reagimit të pupilave
  • Vlerësimi i këmbëve dhe duarve (lëvizshmëria, forca, ndjeshmëria, etj.)
  • Vlerësimi i shkallës së reagimit ndaj një stimuli të dhimbshëm (shtypja e fortë, pickimi). Nëse pacienti është i vetëdijshëm, vlerësohet shprehja e fytyrës, lëvizja e gjuhës, e folura, testet e orientimit dhe kujtesës (si emri, data e lindjes së prindërve ose partnerit/partneres, ditët/muaji/viti, periudha e vitit, profesioni,etj.)
  • Rreth 15% e pacientëve me dëmtime kranio-cerebrale të rënda kanë gjithashtu edhe dëmtime të shpinës. Për këtë arsye, një pacient që ka këtë tip dëmtimi duhet të vendoset në një pozicion të sigurtë dhe të rehatshëm, pra të ketë stabilitet, derisa një radiografi të provojë ka apo jo dëmtim të shpinës.

Ekzaminime të tjera për pacientin:

  • Skaneri i kokës (kafkës), për të evidentuar gjakderdhje, dëmtime të mundshme të indeve, si dhe shenja të tjera të shtypjes së trurit.
  • Radiografia e kokës (kafkës): nëse nuk është i mundur skaneri. Nëse fraktura e kafkës vërtetohet me radiografi, pacienti duhet të dërgohet në një spital ku mund të realizohet rezonanca magnetike.  
  • Për shkak të kostos së lartë që ka rezonanca magnetike, nuk është proçedura e parë që praktikohet tek pacientët. Ajo mund të zbulojë dëmtime më të vogla të indeve krahasuar edhe me skanerin, dhe për këtë arsye përdoret në rastet kur skaneri nuk jep një konkluzion përfundimtar, ndërsa simptomat neurologjike janë të pranishme


Trajtimi intensiv i hershëm ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të shkallës së dytë. Ky është çelësi i suksesit!

Në rastet me trauma  kranio-cerebrale të moderuara deri në të rënda është e këshillueshme që trajtimi intensiv në një spital të specializuar të pasohet nga një periudhë e gjatë rehabilitimi në një qendër të specializuar. Në këtë mënyrë, trajtohen me korrektësi të gjitha mangësitë funksionale që mbeten pas traumës. Kjo periudhë mund të zgjasë nga një javë deri në disa muaj, në varësi të gjendjes së pacientit.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.