Tronditja cerebrale (e trurit) (Konfuzioni cerebral, Tronditja cerebrale, Tronditja e trurit)
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand, Doris Zumbühl)

Tronditja cerebrale mund të manifestohet me këto simptoma:
- Në përgjithësi, vërehet një humbje e përkohshme e ndërgjegjes, që zgjat vetëm disa minuta, dhe dhimbje koke.
- Pacienti mund të jetë konfuz (i çorientuar) dhe me çrregullime të kujtesës.
- Marrje mendsh, të përziera dhe të vjella
- Për çdo goditje cerebrale apo çdo dyshim për një gjë të tillë, duhet konsultuar patjetër me mjekun.
Kur bëhet fjalë për urgjencë?
Kur konstatohet:
- Humbje e ndërgjegjes për një kohë të gjatë
- Pacienti nuk reagon; pasi përmendet, pacienti ndihet tepër i lodhur.
- Të përziera të vazhdueshme dhe konfuzion
- Për foshnjat, në çdo rast të goditjes së kokës ose të rënies me kokë duhet të kontaktohet mjeku, edhe pse simptomat ndonjëherë shfaqen disa orë pas goditjes.

Një tronditje cerebrale mund të diagnostikohet duke u bazuar tek:
- Informimi i mjekut rreth historisë së sëmundjes, simptomave të pacientit; pyeten dëshimitarët lidhur me hollësitë e aksidentit dhe gjendjen e pacientit menjëherë pas tij.
- Egzaminimi fizik i pacientit
- Radiografia e kokës, për të përjashtuar një dëmtim të kockave të kafkës (krisje, thyerje,etj.).
- Skaneri i kokës, në rast se dyshohet për dëmtime serioze ose hemorragji në tru.

Pacientët që kanë pësuar tronditje cerebrale duhet të jenë nën kujdesin e stafit mjekësor për, të paktën, 24 orë. Nëse dyshohet për të, është e nevojshme që pacientit t’i bëhen pyetje të thjeshta për të vlerësuar shkallën e orientimit të tij, si: emri, dita e javës, data, etj. Çrregullimet e ndërgjegjes dhe simptomat e tilla si të përzierat, të vjellat dhe dhimbja e fortë e kokës, që rishfaqen pas ndërprerjes së përkohshme, kanë nevojë për konsultë me mjekun dhe për një vlerësim të plotë të situatës.
Menjëherë pas goditjes, pacientit i rekomandohet regjim shtrati dhe evitim i televizorit, kompjuterit, kinemasë ose sportit në ditët që pasojnë goditjen.
Medikamentet
Antialgjikët (medikamente kundër dhimbjes) për dhimbjen e kokës.
Procedurat emergjente (ndihma e parë)
Masat e urgjencës (ndihma e parë)
Në rastet e dëmtimeve gjatë ushtrimit të sporteve të ndryshme, rekomandohet zbatimi i menjëhershëm i masave të mëposhtme. Theksojmë që është mjaft e rëndësishme të veprohet sa më shpejt.
- Pushimi-ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit sportiv përkatës
- Akull - ftohja e zonës së dëmtuar, nëse nuk ka plagë të hapur
- Shtypja - vendosja e një fashoje shtypëse (elastike) parandalon enjtjen e zonës së dëmtuar, por gjithsesi ajo duhet të kontrollohet rregullisht.
- Ngritja - Në rastin e traumave të gjymtyrëve (krahë, këmbë), ngritja e tyre lehtëson kthimin e gjakut dhe frenon formimin e enjtjeve. Kjo proçedurë nuk vlen për personat që kanë humbur ndërgjegjen, as për rastet kur dyshohet për dëmtime në kokë, në shpatulla ose në shpinë. Në rastet e dyshimta, vendoset akull ose thjesht gjymtyra e dëmtuar mbahet e palëvizur, deri në mbërritjen e mjekut apo të ekipit të urgjencës.
Në përgjithësi, një tronditje cerebrale nuk lë pasoja. Dhimbjet e vazhdueshme të kokës, çrregullimet e gjendjes së përgjithshme, pafuqia e theksuar ose humori i keq mund të jenë tregues të një sindromi kronik pas traumës, që ka nevojë për ndjekje mjekësore.
Në raste të rralla, simptomat si marrje mendsh, çrregullime të shikimit, lodhje, ndjeshmëri e lartë ndaj të nxehtit dhe çrregullimet e përqëndrimit, mund të vazhdojnë për disa javë.