Konstipacioni (Kapsllëku)
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand, Doris Zumbühl)
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand, Doris Zumbühl)

Kapsllëku nuk përfaqëson një sëmundje, por një simptomë (shqetësim). Ai nënkupton jashtëqitje të rralla, me vështirësi dhe tepër të forta. Kapsllëku është një problem mjekësor i shpeshtë në vendet e zhvilluara. Numri i jashtëqitjeve në ditë është i ndryshëm për persona të ndryshëm. Ai mund të variojë nga tre jashtëqitje në ditë në një jashtëqitje në çdo tre ditë.
Shkaqet kryesore të kapsllëkut janë:
- Konsumi i lëngjeve në sasi të pamjaftueshme
- Mungesa e aktivitetit fizik
- Mënyrë e keqe e ushqyerjes: konsum i ushqimeve të varfra në fibra
- Përdorimi i medikamenteve të ndryshme, si: antidepresantët (kundër depresionit), neuroleptikët (që përdoren në sëmundjet psikiatrike), diuretikët (shkarkuesit-që nxisin urinimin), drogat e ndryshme, preparatet e hekurit (që përdoren në rastet me anemi nga mungesa e hekurit)
- Hipotireoza (ulja e funksionit të gjendrës tiroide)
- Çrregullimet e nivelit të elektroliteve (mangësia në kalium)
- Shtatzania
- Sindromi i zorrës së irrituar (ku periudha të gjata kapsllëku kombinohen me periudha me diarre)
- Sëmundjet inflamatore të zorrës, si p.sh, Sëmundja Kron, që shpesh shoqërohet me diarre
- Çrregullimet psiqike
- Stresi
- Kanceri i zorrës
- Kanceri i stomakut
- Polipoza e zorrës (prania e tumorit beninj të zorrës)
Personat me konstipacion shfaqin këto simptoma:
- Materialet e jashtëqitura (feçe) të forta
- Jashtëqitje tepër të rrallë, të paktën tre herë në javë.
- Ndjesia e zbrazjes pas realizimit të jashtëqitjes
- Fryrje e barkut

Diagnoza e konstipacionit vendoset duke u bazuar tek:
- Njohja e mjekut me simptomat e pacientit në momentin e konsultimit me të
- Egzaminimi i pjesës fundore të zorrës së trashë nëpërmjet rrugës anale (tushe rektale)
- Analizat e gjakut
- Kolonoskopia (egzaminimi i të gjithë zorrës së trashë, nëpërmjet një sonde që mundëson edhe marrjen e materalit për biopsi)
- Ekografia e zorrës
- Radiografi e barkut dhe e rektumit (pjesës fundore të zorrës së trashë)

- Përgjithësisht, konsumi i sasive të mëdha të lëngjeve dhe aktiviteti fizik i rregullt nuk mjaftojnë për trajtimin e kapsllëkut kronik, me përjashtim të rasteve të dehidratuara (rastet me humbje të mëdha të lëngjeve nga organizmi).
- Konsumi i përditshëm i 20-25 g fibra, nëpërmjet ndryshimeve cilësore dhe sasiore në mënyrën e ushqyerjes
- Nëse edhe konsumi i fibrave nuk është i efektshëm, mund të përdoret një medikament laksativ osmotik (që nxit lehtësisht jashtëqitjen)
- Medikamentet laksative stimuluese (me efekt më të fuqishëm nxitës mbi jashtëqitjen) duhet të rezervohen vetëm për rastet me kapsllëk mjaft problematik, që nuk përgjigjen ndaj laksativëve osmotikë.
- Në rastet me çrregullime të proçesit të jashtëqitjes (defekimit), për shkak të mosfunksionimit të muskujve të bazës së legenit ose të anusit (vrimës së jashtëqitjes), mund të jetë i nevojshëm rehabilitimi lidhur me këtë proçes, nëpërmjet teknikave të reagimit të shëndetshëm (biofeedback).
Konstipacioni kronik mund të shkaktojë këto ndërlikime:
- Hemorroidet
- Varësia kundrejt preparateve laksative (që nxisin jashtëqitjen)
- Hernia inguinale ose hernia inguino-scrotale pas shtytjeve të sforcuara (shfaqja e një mase në rrëzën e kofshës)
- Zbritja e mitrës dhe e zorrës
- Prolapsi i rektumit (dalja jashtë e pjesës fundore të zorrës së trashë)
- Kanceri i zorrës në rastet me kapsllëk kronik të zgjatur
Dr. med. Gerhard Emrich
Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.
Dr. med. Daniel Desalmand
Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.
Doris Zumbühl
Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.