logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Anemia ferriprive: ulje e numrit të qelizave të kuqe të gjakut.
Anemia ferriprive: ulje e numrit të qelizave të kuqe të gjakut.

Në kushte normale, humbjet e përditshme të hekurit nga shkatërrimi qelizor ose nga djersitja, kompensohen nëpërmjet marrjes së hekurit me ushqimet që konsumojmë. Hekuri gjendet në sasi të mëdha tek mishi, qumështi, djathi, mëlçitë, vezët, frutat, perimet dhe drithërat. Në organizmin tonë ai thithet në nivelin e duodenit (zorrës së hollë).

Sasia ditore e hekurit që duhet të merret nëpërmjet ushqimeve varion nga 10-15 mg, në varësi të moshës dhe të gjinisë. Sasia e hekurit që thithet realisht nga organizmi ynë varion nga 1-1,5 mg/ditë. Një ekuilibër negativ i hekurit, që do të thotë një mospërputhje ndërmjet nevojave që ka organizmi dhe sasisë që merret me ushqimet, nëse vazhdon për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë mungesë të tij në organizëm. Kjo mungesë e hekurit çon në shfaqjen e një anemie të quajtur "anemia ferriprive".

Mungesa e hekurit përfaqëson shkakun më të shpeshtë të anemisë, duke përbërë rreth 80% të të gjitha formave të saj. Ajo haset kryesisht tek femrat, që shpjegohet me nevojën më të madhe të tyre për hekur gjatë menstruacioneve, shtatzanisë dhe periudhës së ushqyerjes së fëmijës me gji.

Anemia ferriprive haset edhe tek fëmijët dhe adoleshentët. Gjithashtu, ajo mund të haset në rreth 3% të meshkujve.

Anemia ferriprive: humbje e hekurit ose rritje e kërkesës për hekur.
Anemia ferriprive: humbje e hekurit ose rritje e kërkesës për hekur.

Shkaku më i shpeshtë i anemisë ferriprive është humbja e përsëritur ose kronike e  gjakut. Në grupin e personave më të rrezikuar për këtë sëmundje përfshihen ata që marrin sasi të pakta të hekurit nëpërmjet ushqimeve që konsumojnë. Si të tillë mund të përmendim: ata që u nënshtrohen dietave me pak kalori, foshnjat që konsumojnë vetëm qumësht për një periudhë të gjatë kohore, si dhe vegjetarianët prej regjimit të varfër ushqimor.

Rrethanat e mëposhtme shoqërohen me rritje të nevojës për hekur: 

  • Menstruacionet e shpeshta dhe në sasi të mëdha tek femrat (psh.në rastet e mbrojtura ndaj shtatzanisë me spirale)
  • Dhuruesit e gjakut (që dhurojnë shpesh gjak)  
  • Fëmijët dhe adoleshentët gjatë rritjes
  • Sportet e rënda  
  • Shtatzania, lindja   
  • Humbjet e gjakut pas aksidenteve ose ndërhyrjeve kirurgjikale.

Humbjet e hekurit mund të jenë pasojë e sëmundjeve si:

Sëmundjet e shoqëruara me mungesë të hekurit

Anemia ferriprive: lodhje dhe dobësi trupore.
Anemia ferriprive: lodhje dhe dobësi trupore.

Në stadet e hershme, anemia ferriprive nuk shkakton simptoma. Lodhja kronike dhe një gjendje këputjeje e vazhdueshme mund të jenë shenjat fillestare në persona të caktuar. Shumë shpesh defiçiti i hekurit  konstatohet rastësisht, gjatë një kontrrolli rutinë.

Në rast se ky defiçit është i theksuar, mund të hasen simptomat e mëposhtme:


Anemia ferriprive: matja e niveleve të hemoglobinës dhe ferritinës.
Anemia ferriprive: matja e niveleve të hemoglobinës dhe ferritinës.

Për diagnostikimin e anemisë ferriprive janë të nevojshme të kryhen:


Anemia ferriprive: përveç suplementeve të hekurit, kushtojini vëmendje dietës.
Anemia ferriprive: përveç suplementeve të hekurit, kushtojini vëmendje dietës.

Anemia ferriprive ka nevojë për mjekim specifik. Duhet domosdoshmërisht të kërkohet shkaku ose shkaqet e pakësimit të hekurit, dhe të kërkohen sëmundjet përgjegjëse për humbjen e gjakut me jashtëqitje (gjaku okult).

Nivelet tepër të ulëta të ferritinës në gjak tregojnë që rezervat e organizmit në hekur janë pakësuar. Në këtë rast, mangësia në hekur nuk mund të kompesohet vetëm nëpërmjet ushqyerjes. Është e nevojshme marrja e hekurit nga jashtë nëpërmjet preparateve me përmbajtje të tij, për të mbushur rezervat. Këto preparate mund të jepen në formën e tabletave ose të injeksioneve, me rrugë venoze ose muskulare.

Është mjaft e rëndësishme që ky zëvendësim të vazhdojë për një kohë të gjatë, të mjaftueshme për mbushjen e depove të hekurit, që varion nga 3-6 muaj. Gjatë këtij trajtimi mund të shfaqen efekte të padëshiruara, të tilla si të përziera, të vjella dhe diarre.

Periudha e trajtimit mund të zgjatet, në varësi të efektit të preparateve, sipas rastit. Në rast se defiçiti i hekurit është i rëndësishëm, nuk mjafton marrja e preparateve nga goja. Në këtë rast duhet detyrimisht të përdoren medikamentet që merren me rrugë venoze ose muskulare. 

Çfarë mund të bëjmë vetë?

Çfarë mund të bëjmë?

  • Ushqyerje të shëndetshme, të ekuilibruar dhe të larmishme, të bazuar në ushqime të tilla si mishi, peshku, perimet, shpendët, buka e zezë, spinaqi.
    Kujdes! Regjimi vegjetarian mund të rrisë nivelin e fosfateve në gjak, duke bllokuar thithjen e hekurit në organizëm.
  • Të evitojmë konsumin e çajit të zi
  • Të zëvendësojmë hekurin duke marrë preparatet me bazë hekuri

Anemia ferriprive e lehtë mund të korrigjohet plotësisht dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër, nëpërmjet marrjes së preparateve që përmbajnë hekur.

Megjithatë, marrja e këtyre preparateve duhet të vazhdojë për një periudhë të gjatë kohore, në mënyrë që të mbushen depot e hekurit në organizëm. Gjatë trajtimit, konstatohen shpesh feçe me ngjyrë të zezë, pa asnjë pasojë për organizmin. Është mjaft e rëndësishme të kontrollohen rezultatet e trajtimit në periudha të rregullta kohore. 

Mungesa e shprehur e hekurit, që ndodh zakonisht gjatë shtatzanisë, mund të provokojë ndërprerjen e shtatzanisë (abort) ose lindje para afatit të parashikuar (lindje të parakohshme).

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...